Për Kastriotin që ngatërroi alfabetin

redaktor

Letër e nënshkruar

Vasil Puci, Durrës

 

Duke parë Kastriotin në TV mu kujtua intervista e tij në Dita disa numra më parë. Ju thatë profesor se unë ika nga Franca për të pastruar W.C-të e Shqipërisë. Ta kesh për nder o profesor “vrapues” n.q.s do e bëje këtë punë. Por jo vetëm që s’e bëre por ti ndote gjithë vendin e pikat u ndjenë deri në Mallakaster. Kristo Kirka quhej një patriot i Vatrës. Katër herë e nisi Noli në Shqipëri për punët e vatanit. Atëherë s’kishte avion as telefon. Ai la fëmijët e gruan dhe u rrotullua 4 herë rreth oqeanit. Erdhi punoi këtu në Shqipëri deri sa u burgos ai dhe i sakatuan familjen. Por ai nuk u ankua për Shqipërinë.

Në Mallakastër është një varr që vendasit i thonë “varri i Amerikanes”. Po, amerikane ishte. U njoh me një ballshiot në Stamboll dhe u shërbeu grave të krahinës tënde deri sa vdiq, me pasion. Kur familja erdhi ta marrë, ajo tha: Jo, do i shërbej Shqipërisë.

Të dalim te morali yt. Dorën, siç thua, për ndihmë ta dha Berisha. Ai të premtoi dhe e mbajti fjalën. Ti po vdisje dhe ai të dha dorën. Mbaje fort atë dorë. Është e pastër, shumë e pastër profesor. Ajo dorë di të thotë: Arshiva jam unë, do vendos që shqiptarët të shkojnë në Amerikë pa viza, do shpall zonë të lirë Kavajën, do bëhemi vend me central atomik e në fund do t’i lutet Papës që të shpëtojmë nga myslimanët. E çfarë nuk do të thotë ajo dorë. Kur del në TV o profesori “vrapues” më ngjan me Lumumbën apo Mikojanin. I zi në fytyre e i zi në shpirt. Të betohem, asnjëri s’të do por një gjë ta pëlqeva, intervista jote ishte e pastër, fole me shpirt. Së fundmi: Më 1911 njëfarë Rexhep Voka nga Tetova, shtypi një alfabet shqip me 44 shkronja. Kastriot, je bërë si Rexhep Voka!

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *