Për kë bien kambanat?!

Dita

Gjatë aktivitetit të nisjes së projektit për shndërrimin në muze të shtëpisë së përgjimit të kohës së komunizmit “Shtë- pia e Gjetheve”, kryeministri Rama në një moment të fjalës së tij ka falënderuar ambasadorin gjerman Helmut Hoffmann për ndihmën e tij në procesin e hapjes së dosjeve, dhe pikërisht në atë çast kanë rënë kambanat e Katedrales Ortodokse, e cila ndodhet përballë “Shtëpisë së Gjetheve”.

Rama ka theksuar këtë çast duke thënë “Fjalë e vërtetë” për atë çka po thoshte. “Falënderim të posaçëm për ambasadorin gjerman për arsyen e thjeshtë se në këtë përpjekje ka ndihmuar duke sjellë zërin e vendit të vet, bazuar në eksperiencën e Gjermanisë së pas rënies së murit për të ndihmuar opinionin, qytetarët edhe debatuesit të kuptojnë një fakt të thjeshtë:

Nëse Gjermania është sot një vend shembull për raportin e saj me demokracinë dhe me të shkuarën dhe nëse arriti të bëjë një proces të shkëlqyer transparent me komunizmin (fjalë e vërtetë) erdhi si rezultat i faktit se Gjermani përbën shembull unikal për mënyrën si u përballë me fajësinë e Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Rama. Çfarë fati ambasadori, e falënderoi Rama, me ndihmën e Zotit!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *