Për kë ka mall Silvi Bardhi?

Dita

Silvi Bardhin, zëdhënësen e PD-së e ka marrë malli. Jo për atë që mendoni ju. Se më të drejtë, mund të thonit për ish-shefin e saj, Sali Berisha. Kjo përgjigje mund të vijë edhe nga fakti se Silvi, në daljet e saj publike kur ka folur për vetë ka thënë disa gjëra interesante.

Për shembull që, dita më e keqe e jetës së saj ka qenë kur Sali Berisha dha dorëheqjen si kryetar Partie dhe ka shkuar më tej kur ka thënë se Berisha për të është si baba. Po jo, këtë herë Silvi ka mall për… violinën. Ajo ka postuar së fundi një foto në Facebook teksa mban në dorë këtë instrument dhe e shoqëron me diçiturën “mall për Violinën”. Shyqyr, se për pak u trembëm J.

Sa për informacion, Silvi dikur ka punuar si gazetare në mediat e Kosovës, madje ishte edhe moderatore lajmesh në televizionin “Klan Kosova”. Por pas një qëndrimi disavjeçar, ajo u rikthye në Tiranë. Por tanimë pas katër vitesh në PD, ajo që bie në sy është ndryshimi radikal i imazhit të saj. Silvi, e cila është martuar dhe është bërë nënë, tashmë ka ndryshuar rrënjësisht pamje, ashtu siç mund ta shikoni edhe në dy fotot krahasuese. Jo më kot thuhet se politika të ndryshon!

silviii

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *