Për kë punon Blushi?

Dita

 

Përshëndes si gjithmonë stafin e gazetës Dita. Për kë punon Blushi? Për votuesit e kësaj mazhorance apo për opozitën e sikletosur si mos më keq? Unë që po ju shkruaj jam një taksapagues i rregullt që nga viti ‘93 e në vazhdim dhe në gjithë këto vite nuk jam më mirë në ekonomi se në vitin 2014 dhe 2015 e në vazhdim.

Këtë ja them zotit Blushi, se në vitin 2014 e kam rritur xhiron në aktivitetin tim me 500 mijë lekë. Kjo do të thotë se me qeverinë Rama po punohet më mirë në të gjitha drejtimet. Në të vetmin vend që nuk punohet si duhet është sistemi i drejtësisë në të gjitha hallkat e saj, me në krye Presidentin e vendit që i drejton dhe emëron. Atë e kam thënë që në krye të herës, se sovrani ju votoi. Çdo e keqe duhet të shkarkohet me votë sovrani.

Sovrani me votë ua dha këtë të drejtë, zbatojeni me votë në Parlament. I them Blushit se jam në moshë dhe debati vazhdohet brenda familjes politike, jo në rrugë, në të kundërt hap krahun, lëshoja vendin një socialisti tjetër të punojë për këtë mazhorancë që u votua. Nuk janë votuar individë, por parti. Puno për të. Po kërkove të largohesh, mund të largohesh pa mandat. Provoje ta marrësh vetë. Për sa i përket të larguarve nga vendi, ne si shtet kemi pesë vjet që mund të lëvizim lirshëm brenda Schengenit. Përse merakoseni kaq shumë?

Tani numërohen nëpër dogana lëvizjet, por para pesë vjetësh ishin lëvizjet në dogana, por dhe nëpër pyll, që zoti Blushi dhe opozita nuk i numëronte dot. Për sa i përket pagesave të energjisë, mesa shoh nuk po futen debitorët, por po futen ata që bëjnë lidhje të paligjshme.

Po do të bësh shtet, kështu bëhet. Kush kërkon punë, e gjen, e hap vetë. Nuk ka socializëm, që gjithkush kërkonte të merrte një zanat. Zanati të jep bukë dhe jo diplomat fallco, që kur e marrin këtë të mjerë diplomë, nuk dinë as të lidhin këpucët e veta. Ky është kapitalizmi, duhet kualifikim të punosh.

Dërguar me email në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *