Për këngën që dërgohet në Eurosong

anazapta

E nderuar Dita. Eurovizion i ketij viti ishte një deshtim ballkanik, dhe predominim i vendeve te kaukazit, skandinavise e verioreve te tjere te Europes… Shqiperia jo se dha me te miren ne ate festival. Ka ardhur koha qe duhen pare politikat per kengen qe dergohet ne Eurosong. Ashtu si plot vende te tjera, ajo nuk mund qe te dale dhe te kushtezohet nga nje festival qe ka tjeter destinacion dhe mision. Mund qe te ruhet formati nen drejtorine e RTVSH se, por mendoj se per Eurosongun mund qe te behej nje perzgjedhje nga fitues edhe te festivaleve e aktiviteteve me ne ze te kenges qe zhvillohen ne harkun e nje viti ne Shqiperi, si ai i kenges magjike, top fest e te tjere, duke mos qene ne gare vetem kenget fituese.

Por mund qe te kete edhe nje opsion tjeter per kete eveniment ku ne shqiptaret, kengedashes dhe te apasionuar deri ne çmenduri per kete perfaqsim prestigjoz te kontinentit te vjeter, te gjenim edhe nje formule tjeter, ajo e kompozitoreve dhe ajo e kengetareve. Shume shtete percaktojne kengetarin qe merr persiper te perfaqsoje, dhe i afrohen disa kenge. Pastaj nje juri profesionistesh gjejne modulin. Por ekziston edhe nje tjetër menyre, ku perzgjidhen kompozitoret dhe at’here juria vlereson kengen, pastaj gjendet kengetari. Me kete rast mund qe te jete funksional edhe sistemi me vote telefonike…Te gjitha keto mund qe te behen ne patronazhin e institucionit drejtues te RTVSH, meqenese ai ka edhe patenten e perfaqësimit.

Personalisht e shoh si nje realizim qe do te fitoje edhe nga ana mediatike, duke mos e lene te vetem evenimentin e fundvitit; dhe per kengen qe perpara se do te shkoje ne eurosong, spektatori dhe shikuesi shqiptare do te kete privilegjin qe te ndjeke edhe nje sere aktivitesh muzikore, jo vetem nga skena , por edhe nga ekrani i televizionit.

Duhet nje ndryshim stature, dhe padyshim pergjegjesia ne kete drejtim bie mbi organizatoret.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
2 Comments
  • Kenga e dyte fituese e Eurovizionit ishte ajo e Azerbaxhanit, por autoret pervec interpretuesit, ishim perzgjedhur greke (kompozitor, tekst,koreografi,etj).

    Boll deshira per tu perfaqesuar denjesisht, se menyra per perzgjedhjen ka plot, dhe te njohura madje.

  • PROBLEMI ME I MADH PER KETE EVENDIMENT ESHTE SE NE DREJTIMIN E KETYRE E ZGJEDHJEVE TE KENGEVE VIHEN DREJTUES QE NUK KANE FARE HABER NGA MUZIKA MJAFTON TE JENE TE EMERUAR NGA PARTIA NE FUQI (MIN.KULTURES,E MINISTRI)DHE NUK HEDHIN LEKE PER KOMPOZITORET QE TE KONTRIBOJNE TE GJITHE, DHE NJEKOHESISHT DUHET NJE GRUP PUNE QE TE BEJE NJE REKLAME TE MADHE KUDO NE VENDET PJESEMARESE PARA FESTIVALIT DHE KY GRUP DUHET QE KETO LEKE MOS TI NDAJNE NE MES TYRE,PASTAJ KA DHE DICKA ME SERIOZE PER KETA DREJTUES DUHET TE NDROHEN ME NJERES TE RINJ E TE AFTE TE NGELEMI VETEM TEK TE NJEJTAT FYTYRA QE NDONJEHERE EDHE TE BESDISIN DUKE I PARE NE CDO EVENDIMENT QE ORGANIZON PARTIA NE FUQI KY ESHTE NJE MENDIM PERSONAL DHE INJE MUZIKANTI PROFESIONIST.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *