Për këtë punën e pasaportave tona

redaktor

Dërguar me email

[email protected]

 

I nderuar kryeredaktor. Jam emigrant në Athinë dhe prej disa vitesh kam marrë pasaportë greke. Më habit fakti që ne shqiptarët që kemi pasaportë greke shihemi me sy përçmues dhe janë gati të na konsiderojnë tradhëtarë.

Por mijëra shqiptarë të tjerë kanë pasaporta italiane, amerikane, kanadeze, franceze, etj. Përshëmbull vetë shefi i opozitës Basha ka pasaportë holandeze, kurse vëllai i kryeministrit Rama ka pasaportë amerikane. Unë kam miq e shokë familjarë me pasaporta italiane.

Pse vetëm ne konsiderohemi dele e zezë? A nuk kemi patur edhe ne të njëjtat arsye për të kërkuar një shtetësi të huaj?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *