Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Përshëndetje Dita! A e ka kuptuar znj. presidente e Urdhrit të Farmacistëve rolin e saj? Ajo dhe stafi i saj paguhen nga kuotat e çdo farmacisti për të mbrojtur interesat e tyre. Çfarë po bëni znj. presidente për të mbrojtur farmacistët nga rritja abuzive e sigurimeve shoqërore disafish nga qeveria? Përse nuk merrni shembull nga shoqata e avokatëve të cilët janë organizuar dhe po protestojnë kundër të njëjtit ligj?
Dhe diçka tjetër, përse u dashka që farmacistët e rinj të sapo diplomuar duhet të presin 3 vjet që të marrin licencën kur këta bëjnë praktikën 6 muaj dhe pas kësaj periudhe japin edhe provim për praktikën e kryer?
A e keni menduar se çfarë do të bëjnë këta të rinj 3 vjet? Ata thjesht do kenë harruar shumë nga ato që kanë mësuar.
