Për ku është nisur ministrja Kushi? Poston momentet e përgatitjes nga udhëtimi në avion…

entela

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale ndërsa shfaqet duke bërë përgatitjet e fundit për një aktivitet ndërkombëtar në lidhje me kërkimin shkencor në Slloveni.

“Përgatitjet e fundit për Takimin e Ministrave Përgjegjës për Kërkimin Shkencor në Lubjanë, Slloveni”, shprehet Kushi në postimin e saj.

Mësohet se ditën e nesërme më 19 Korrik, do të ketë një ditë të plotë takimi mes ministrave në Brdo pri Kranju/Lubjanë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga BE, shteteve anëtare të EFTA dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor.

Ky takim do të shërbejë si një mundësi e mirë për të shkëmbyer pikëpamje për çështjet kryesore që lidhen me procesin e përbashkët të zhvillimit të Zonës Europiane të Kërkimit Shkencor.

e.r/dita

Share This Article
3 Comments
  • E cfare i duhet kesaj ministreje konferenca per kerkimin shkencor kur as vete e askush ketu nuk ia ka haberin kerkim it shkencor pervec tendersave korruptive per librat e shkolles,bojatisjen e shkollave qe quhet rikonstruksion etj?
    Tallni bythen me paret e popullit sa te jeni ne pusht pushtet!

  • Eshte e turpshme,e papranueshme dhe fyese per opinionin publik,kudo ne bote,qe nje ministre te mburret se poo shkoka ne nje takim nderkombetar!
    Kujt i duhet kjo foto,ky fare lajmi pervec sharlatanizmit te ministres?
    A nuk tregon kjo se cfare niveli mjeran kane keto lloj ministre qe u mungon etika elementare e komunikimit me qytetaret?
    Sipas kesaj i bie qe te postoje ne You tube etj edhe nje fshatar kur vjen ne qytet hipur mbi gomar dhe te perbeje lajm!
    TURP!
    TURP!
    TURP!
    Kjo nuk eshte per politikane e jo me ministre!
    Keshtu ndodh kur ministre emerohen kalamaj te perkedhelur qe iu duket vetja dikushi!
    Keshtu vepronte edhe ajo gjyqtarja qe nxirrte veten ne vidio duke tundur vithet dhe fustanet ne zyren e shtetit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *