Për kujtimet e një jete që më iku…

Leda Hysa

Të shpëtojë njeriu…

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,

Sa ëndrra u shuan porsi zjarre.

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,

Po s’kanë gojë të flasin ato varre.

 

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,

Dhe sa të tjerë këtu do vijnë pareshtur,

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,

Të gjithë të munduar dhe të heshtur.

 

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,

Të gjithë me një të qarë e nisën jetën.

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,

Dhe sytë të pikëlluar gjithnjë mbetën.

 

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,

Askush s’e bëri dot pak më të mirë.

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,

Dhe siç e gjetën, e lanë shkretëtirë.

Sa erdhën e sa ikën nga kjo botë,

Kjo botë që rënkon si zemra ime.

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,

Kjo botë e vockël mbushur me mundime.

 

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,

Që veç në pole nga i ftohti ngriu.

Sa erdhën dhe sa ikën nga kjo botë,

Që s’ngrin e tëra të shpëtojë njeriu.

 

14.09.2000

A V

 

Kujtimet e një jete që më iku…

 

Kujtimet e një jete që më iku

Më vijnë pa furtunë e tallas

Sjellin në muzg portretin e një miku

Që shkoi i ri dhe vetëm mbeti pas.

 

Kujtimet e një jete që më iku

Më pikëllojnë si një varr i hapur

Kristali i lotit shkëlqen te qerpiku

S’i kemi më ato që kemi patur.

 

Përjetë na lanë njerëz aq të dashur.

Të tjerë po aq të dashur na braktisën

S’i kemi më ato që kemi pasur

U shembën ato brigje nga u nisëm.

 

Kujtimet e një jete që më iku

E mbushur plot me brenga dhe zhgënjime

Më pikëllojnë si varri i një miku;

Si varri i një miku jeta

 

Kujtimet e një jete që më iku

Shfaqin diku një meteor të ndritur

Dhe fresk e filad më bëhet dhe Korriku

Po prapë në errësirë zhdukein papritur.

 

Kujtimet e një jete që më iku

Më vijnë pa furtunë, po rrimë shkallmojnë,

S’e di aspak pse rrojta 40 vjet

Dhe nuk e di të tjerët përse rrojnë.

Korrik, 2000

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *