Së fundmi ka dalë edhe një “problem i madh kombëtar”. Kulla e stadiumit. Jam plotësisht dakord me mendimin e profesor Mitrojorgjit kur tha se ai stadium ka vlera shpirtërore e pak materiale.
Dikush nga një panel televiziv insistoi për të anatemuar kryeministrin për njeri që “fut hundët” në punët që kryhen e do të kryhen. Nuk kuptuam a ishte kompliment apo kritikë. Në fakt ai për atë punë është zgjedhur. Për të futur hundët. Për të ardhur te kulla, dua ta kundërshtoj pak arkitektin. Vihej re një ndrojë në ato që thoshte. E pranoj që ne të gjithë kemi njëfarë varësie.
Në një mënyrë a një tjetër detyrohemi të lëshojmë pe në atë që ndjejmë vërtetë e na duhet ta shprehim publikisht. Është pothuajse normale. Por masa e tërheqjes është në varësi të integritetit të personit. Një vërejtje, me sa m’u duk, e sforcuar e arkitektit të respektuar ishte që kulla duhej, por e “e pabanuar”. Përse? Ku është e keqja që ajo ngrehinë të futet “në punë”? Aty mund e duhet të punësohen njerëz. E kemi parë të gjithë ku është katandisur ish-stadiumi i andrruar disa herë. E vetmja vërejtje që kam unë nuk ka lidhje me këtë ndërtim të përmasave europiane. Për këtë duhet të falënderoj qeverinë. Do të desha një transparencë për kushtet apo kontratën koncesionare. Fjala vjen. Mbas ndërtimit kur të shohim ndeshjet sa do të na kushtojë bileta? Për sa vite do të vazhdojë shfrytëzimi nga investitori? Profeti
