Përshëndetje Dita! Ju lexoj përditë tani që jam me pushime në Vlorë. Desha të shkruaj për dy probleme:
1.Në çdo dyqan a pikë karburanti shkruhet: Merr kuponin tatimor. Por kur paguajmë dhe pyesim për kuponin na thonë, pse e doni? Që këtu fillon korrektesa ndaj qytetarit.
2.Lekët që herë thuhen me të reja herë me të vjetra. Kur do bëhet një “reformë” që leku të thuhet ashtu si shkruhet? Edhe në media. Ju faleminderit.