Për librin “Përjetësi me qira” të Moikomit

Ornela

Alush Abdyli

“Përjetësi me qira’’, libër në Veriun e mahnitjes! Ende si mëvetësi tjetërsoj përkrahet nga një vetmi madhore me pamundësi harxhimi. Plotëri onirike e pragmatizuar, ndjeshmëri vibruese, flatëruese në univers me një Pegas pa fre. Shpërthyese! Nga mesi e lartë korifike, nga mesi e poshtë thellësi. Si e tërë, madhështi sferike që i tejkalon përfytyrimet simetrike në pasimetri. Kur gjysma bëhet pasqyrë, gjysma tjetër bukuri aliene stolisur me ardhje aporike.

Me ndjeshmërinë e” PO”-së që refuzon “JO”-në,- dua të pohoj se të gjitha krijesat poetike te ‘ ‘Përjetësi me qira’’ më gjasojnë me të hëna risike që varrosin të dielat e rraskapitura nga shlodhjet. Libër në tejesi, si rrallësi cilësore qëndron në të kundërt me sasinë që shkruan, sikur ujit lakra në shi. Habia e pikëlluar: Ç’skribianizëm kunderbues në pritjen Godojane të ‘ ‘Lavdisë’’!!…Ndërkaq:

‘ ‘Shkretëtirat
Lexojnë saga,
Me alfabetin
E ujit!

Koha e uritur
Shikon
Një menu
Ushqimesh abstrakte’’!..

Moikom Zeqo: ” Ky libër ‘’Përjetësi me qira’’ është një sfidë për lavditë e rreme. Ameshimi, as blihet,as shitet, as grabitet dhe as vritet. Ameshimi është kozmosi, i vetëmjaftueshëm dhe se kapërcen dot kurrë vetveten! Këto poezi e përbëjnë dhe e paraqesin një rend konceptual të lirisë krijuese.”…..

Për vijimin do të shtoja se ‘ ‘Përjetësi me qira’’ më tepër si sfidë është përkthimi i heshtjes së lëvizjes në palëvizshmërinë e poezisë në sfilitje, reklamuar me kollën e shkëlqimit të sëmurë në kohë publike. Një poet si Moikom Zeqo janë milionat- dhe të shumtët asnjë. Vetëm perspektiva lëçitse me një tru të lulëzuar e thesar kujtese në këtë vrenjtësirë qartësie kundron vetëtimën e gjenialitetit. Këmbengul në këtë thënie më tepër, ngaqë sipas Ëliam Blake,- i palexuari dhe sofisti nuk vërejnë të njëjtën pemë. Nga poezia ‘ ‘ Flugerët e së panjohurës’’ të librit në fjalë qëmtova vargjet :

Gjaku im i stuhishëm
Vërtit tërë flugerët e së Panjohurës.
Nën shirat analfabete Lindin poetët e mëdhenj.

Alush Abdyli

Per të vlerësuar këtë vepër poetike të Moikomit e lë vetveten time të parëndësishme të lirënë aventurë meditimi. Ato që nuk di më kanë braktisur, këtillësi nuk bëhem pengesë me vetëpërmbajte të planifikuar për të shprehur ato që ndjej natyrshëm… Ja, nisja në agullim që befas më zgjon me klithjen në eliksir: Ç’poezi e çuditshme! Zhytem në të. Kënaqësia e përfituar nga leximi avullon mugëtirë për fshehjen e lakuriqësis së saj. Në një qoshe kërshëria e vjetër përshpërit:Thonë se është poezi hermetike! Këtë dëgjon errësira diturake e qesh me vezullime, e mbetur në mahnitjen e të qënit.Vërtet, pse na kanë mësuar të duam më tepër dritën nga errësira?! Çfarë mendom për këtë harmonia dhe ekulibrimi?! Kësaj pyetjevetëm një përgjigje e sinqert i dhuron pëlqim të dyfisht.Pa të kundërtën nuk mund të ndjesh një dhe asgjë. Po kështu, pa pasionin nuk mund të ëndërrosh hapjen e misterit. Pasionet thotë poeti janë ushqimi, për gojën e së Panjohurës… dhe më shumë:
Vetëm e Pamundura Mban në duar Vellon nusërore të Ofelisë Të pamartuar dot në altar!
Në universin poetik të Moikom Zeqos admiroj ato që ndjej me pamundësinë për t’i shpjeguar dhe njëherësh refuzoj njohjen e veshur me argumentin. Le ta vlerësojë kundërshtimi me pjesmarrja e ardhmërisë.
Kjo poezi me begati domethëniesh posedon një unitet brendësie me portën e hapur deri në fund të përbotshmes. Si metafizike e pastër në një shtrirje tërësie pararend në transparencë me fluturime metaforike. Tejet risike më magjeps dhe më ç’robëron prej klisheve dhe idhujve të rrenë. Vetëm nga plasaritjet e padukshmërisë i këqyr si afreske hyjnore të frymëzimit. Mrekullia më shtegton… nuk di se ku! Paqartësia më cicëron me kthjellësi enigmatike nga një qiell poetik, që i merr ngjyrimet nga galaktika të largëta. Nga vjen drithërima e zërit shumëfishuar si flladet në stuhi, që me leksik pa të shkuar më thotë : Poezi tejet ndryshe, Moikomologji erudite në pashterim… Kuptimi i saj nuk mund të shpjegohet me atë që është kuptim.Kuptimi krijohet. E dëgjoj dhe befas më ndërmënden vargjet:
Fjalët kanë brenda tyre Kaq ajër plot flutura oksigjeni! Gurët ndrrojnë format Dhe bëhen yllësi!
Hapet porta e Dritës,- Nëse kalon përmes, Çdo gjë e errët që ti e mbart
Zhbëhet dhe zhduket!
Një dre inkadeshent Del nga mbretëria e hijes, Po frutat s’janë bërë ende sferike Si tek Euklidi!
Vetëm në dehje mund ta kuptosh poetikën e ‘ ‘Përjetësisë me qira’’. Poetikë që buron nga lartësi hyjnore si ujvarë e pllenuar me ndriçime meteorike. E rilexoj si një mister të artë, përkëdhel fjalët me një adhurim të thellë. Dhe tanimë ndjehem një kabalist që e vështron krijimin e botës si proçes rrezatimi në formë shkronjash. Jo për përfundimin e aventurës së meditimit, por më shumë për relaksimin e saj e shoqëroj me vargjet:
Miliona buzëqeshje E ndriçojnë të Pashpjegueshmen. Njëmijë Niagara Janë dashuruar me Saharën!…….

ALUSH AVDULI

Share This Article
3 Comments
  • Ajo që kuptova nga kjo…( ç’ta quash? analizë?, reçension?, esé?, kritikë?,…) është që jo vetëm unë, dhe si unë dhe lexuesit e tjerë, por as Moikomi vetë nuk ka kuptuar asgjë se ç’ka dashur të thotë ky…Avdyli.
    Edhe po të kisha ndërmend ta lexoja librin e Moikomit, tani do mendohem dy herë.
    Ndërkohë kam në dorë kritukën e Violeta Isufit për romanin “ Mjegullat e Tiranës” të Kadaresë.
    Megjithëse Isufi e analizon veprën nga një kënd jo aq familjar për ne lexuesit shqiptarë, me metodën e “ kritikës gjenetike”, gjithçka është shprehur bukur, qartë, kuptueshëm, me kulturë.
    Ndërsa romani është shumë i dobët, kritika e tij është një krijim më vehte, i nivelit më të lartë.

  • Penave PENA si Mojkom Zeqo,mbrodhësi ju uroj, si një lexues i thjeshtë. Punë të mbarë Alush Avdylit ..

    Me librin*DRITERO Agilli*,në dorë,po e përshendes…

    E lexova kalimthi i përfshirë nga libri Per Dritero Agolin e Madh *Jy është DRITEROI IM* botim i Pasardhesve me shkrimet e krerëve të penave dhe personaliteteve shqiptarore.Ju faleminderit ,ndaluar e lexuar sot shkimet e Ilir Cumanit, Drejtori i Përgjirthshëm i Istitutit Kombetar të intefrimit të jetimëve të Shqipërisë,qe e pershënder për fjale ZËMRE shprehur sa e nderuara Alma Cani*Fisnik lind nu bëhesh* I faleminderit. Libër ky,*TRINITRINË*për mua 84 vjecarin, MESUES, një jetëa DRITEROIN idhull PENË sa së pari NJERI. Faleminderit dhe u prehtë pranëTij e ralla bashkshorte, Sadije Adolli. . Keq më vjen që nuk është përfshirë në këtë vëllim FAMOT, një përshëndetie e veçante per Driteroin nga *Luftëtari Shekullit*Vaso Dama derguar Driteroit në prag të nderies sl Tij nga jeta me 1992, një shënjë falenderimi për Shkrimtarin e madhDRITERO, viyituar jo një herë FRASHËRIN e *Vëllezërve Trashëri* deri, shkuar në Micanin e*Luftëtarit të Shekullit* lënë e marrë mbrsa të pa shlyeshme.Në shënjë rrespekti, në prag të ndaies nga jeta Xha Vaso Doma i dergon nj faqorë raki DANGËLLIE në lamtumirëe e ti 1992…(sjell Dritëroit une Nipi, 80 vjecar me porosi të veçantë.) I përjetshem Kujtimi i ciftit te rallë Atdhetar e krijues Dritero e Sadije Agolli.
    Pasardhesve Ditët NJËMIJË .sa formuluesve të shkrimeve BRILANT si i MERITON i pavekëshmi DRITERO AGOLLI- 1000 faqe libri-MONUMENT!
    *Pasuesi Veteran* 84 vjeçar-Mësues një jetë!

    Dhimiter M.Xhoga, bir i *Dangëllisë Naimjane*

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *