Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuara DITA! Ekranet e TV-ve dhe disa faqe gazetash mbushen me jargët e të kudondodhurve pseudo-analistë. Të paedukuar, të pashkolluar, të pagdhendur dhe llapaqenë. Por më i pacipi është Fatos Todi Lubonja. Ashtu siç i shpjegonte popullit i ati mësimet e Enverit, ashtu edhe i ziu Fatos rreket t’i mësojë popullit se si duhet të sillet dhe të votojë. Vërtet ka bërë burg dhe tani merr edhe honorare dëmshpërblimesh, por të mos harrojë ato që na ka punuar ai dhe i ati. Boll se na lodhët! Përshëndetje nga Durrësi!
