Lexova te “ DITA” shkrimin e Prof. Dr. Maksim Shuli, me titull – “Ç’duhet të bëjë qeveria me naftën”. E lexova me shumë vëmendje ( unë lexoj me vëmendje edhe gjëra që rezultojnë pa vlerë nga pikëpamja e qëllimit për të cilin shkruhen; – Mundohem t`i vlerësoj ato nga pikëpamja e stilit), dhe më duhet të them se gjeta mjaft pasaktësi, mllef të panevojshëm ndaj meje, sqarime gjithashtu të panevojshme për problemin ARMO ( i kisha përmendur problemet në shkrimin tim të parë, mendoj pothuajse atë që mendon çdo specialist i fushës me dy pare mend në kokë, dhe që nuk është i shitur). Nuk gjeta vetëm rekomandime për atë se çfarë duhet të bëjë qeveria e ardhshme me ARMO-n. Pra nuk gjeta atë që tentohej të lihej të kuptohej në titull. Që do të thotë se qëllimi i shkrimit në fakt isha unë.
Tani ta nisim nga fundi , të kalojmë tek mesi e pastaj ta kapim problemin nga brirët.
I nderuar z. Shuli: – është humbje kohe e panevojshme të më rekomandoni të lexoj librat tuaj mbi naftën, qoftë edhe ato ku përzihet nafta me politikën. Nuk kam dashur të bëhem naftëtar, por më zuri, e kisha bezdi të lexoja edhe librat që më bënë inxhinier nafte ; -Vetëm në sezon e detyroja veten të ulesha seriozisht mbi to, kisha halle të tjera asokohe. Ndërsa nga librat jashtëshkollorë të kësaj fushe, më ka mjaftuar libri i shokut Enver –“Për naftën”. Mua më rezulton se pas vdekjes së Komandantit, në Shqipëri nuk është zbuluar asnjë vendburim i ri nga ju shkencëtarët e fushës, kështu që me deduksion personal, atë ( dmth Komandantin ) e konsideroj si specialistin më të mirë të kësaj fushe, e prandaj jam betuar të mos lexoj asnjë literaturë tjetër të ngjashme, përveç asaj ngushtësisht teknike që lidhet me profesionin tim.
-Përsa i përket problemit ARMO, në shkrimin tim të parë të botuar në DITA, unë kam përmendur një fakt sipas meje të dhimbshëm; -Atë, që nga njerëzit e politikës së majtë që duhej të reagonin për shkeljet e dukshme në atë proces, foli hapur vetëm deputeti Erion Braçe, ndërsa nga specialistët e fushës së naftës foli publikisht vetëm im vëlla, Kastriot Bejtaj, është bashkëmoshatari juaj dhe specialist relativisht i vjetër i naftës, vetëm se ndryshe nga ju nuk ka asnjë titull për të shoqëruar emrin në daljet në media, përveçse atë teknik :- Inxhinier, dhe atë njerëzor: – Njeri i Lirë. E për këtë fakt u penalizua duke u larguar nga puna prej këtij pushteti, të cilit ju thoni se unë i shërbej. Kurse ju nuk folët asokohe. Por as që më duhen arsyet tuaja.
Në këtë pikë më mjafton vetëm t`ju kujtoj, se ju dhe të tjerët (duke përfshirë edhe tim vëlla) nuk keni reaguar kur qeveria socialiste e Fatos Nanos dha koncesionin e Patos-Marinzës, atë të shumëpërfolurin. Lodheni pak kujtesën se nuk ka kaluar shumë kohë, kemi qenë në pushtet asokohe !
-Ju gabimisht, duke u nisur nga shkrimi im, e përfshini veten në të njëjtën kategori me Kokalarin, për të cilin thoni se keni shumë respekt; – Ju sqaroj se për të edhe unë kam shumë respekt, por ai as qe ka lidhje fare me ju, dhe unë as qe kisha fare qëllim t`ju përfshija tek i njëjti grup, – kujdes kur të më lexoni herë tjetër, unë nuk jam aq i thjeshtë sa dukem. Duhem përtypur mirë.
Sepse Gary Kokalarit nuk i kundërshtoja asgjë në ato që shkruante, por thjesht i thosha të mos lodhej kot , duke numëruar aferat e Saliut; – Sepse Saliu i kthen gjithë punët në afera korruptive dhe me probleme, pra i bën njësoj të gjitha, edhe ato që mundohet t`i bëjë drejt (nëse ndonjëherë është munduar të bëjë ndonjë gjë drejt), ca për shkak të vetes dhe ca për shkak të njerëzve që mblodhi rreth vetes në drejtimin e shtetit. (Meqë ra fjala, Gary nuk ka replikuar ende me mua ; – Me sa duket, ai megjithëse shumë larg meje, e ka kuptuar tamam atë që kam thënë unë.)
Ndërsa juve, pa të keq, ju kategorizoja me termin “Nostalgjikë”, por i kanalizuar ky term vetëm tek konsiderimi nga juaj i rafinerive të ARMO-s si “ Sektor strategjik”. Nuk kam ndërmend të vazhdoj debatin tim këtu me ju, në këtë pikë; -Po mjaftohem duke ju thënë se për këtë çështje, jam gati të përballem në një debat publik, ku nga njëra anë të jem unë, dhe nga ana tjetër ju dhe gjithë të tjeret që mund të nxërë salla e debatit. Sallën zgjidheni vete. -Tani të vijmë tek ajo që me zbaviti pa masë, tek cilësimi im nga ana juaj, me një tendencë të hapur, si një anonim që punon në një kompani nafte si drejtues kryesor. Që unë jam një anonim, kjo nuk do shumë mend, përderisa emrin tim e shoqëroj pa grada shkencore, e në CV time gjen vetëm vite pune si punëtor krahu dhe inxhinier nafte. Por unë nuk e marr vesh se pse e thoni me aq qejf këtë fakt !? Apo mendoni se më shkaktoni dhimbje !? Meqë jam i sigurt që mendoni kështu, po jua heq kënaqësinë; – Unë ndjehem mire si një anonim, që përfaqësoj vetëm veten time dhe askënd tjetër, që nuk kam asnjë armë për të çarë para përveç fjalës dhe gjoksit, e që jam vëlla i ca vëllezërve që kanë dalë nga anonimati po ashtu me gjoks, dhe jo me vithe. E përveç këtyre që thashë, po ju them se kur anonimati më bëhet monotoni, ngushëllohem duke kujtuar se në Shqipëri anonimët janë bërë deri kryeministra.
-Dhe që ta mbyll, për t`ju sqaruar juve dhe këdo tjetër që nuk merr vesh nga nafta, e që kujton se më njeh mua: – Unë punoj prej tre vjetësh në një kompani nafte, që quhet ashtu siç jua kanë thënë juve, por që nuk ka asnjë lidhje më ato që thoni ju. Është kompania që shfrytëzon vendburimin e Visokës, një vendburim të vjetër e të shkatërruar, aq të shkatërruar saqë nuk pranonin ta merrnin në koncesion as miqtë e Fatos Nanos dhe as të Sali Berishës, ngaqë nuk kishin nga ta kapnin; -Ështe copë-copë. Dhe qe unë me kolegët e mi, kemi marrë përsipër ta ringjallim. Drejtuesit administrativë të kompanisë më thirrën të punoj aty për shkakun që kisha një përvojë pune në atë vendburim, kam punuar në Visokë në vitet e para pas përfundimit të fakultetit. Dhe pas një periudhe fillestare vendosën të më bënin drejtues teknik. Ato që thoni ju, mbi shërbimet që unë i bëkam klikës në pushtet, nuk qëndrojnë as nga pikëpamja logjike e as nga pikëpamja matematike; – Nëse do isha njeri i lidhur me pushtetin, mbase do kishe ndonjë fije ku mund të kapeshe, tani që e more vesh kush jam nuk besoj se do vazhdosh të gërvishtesh me mua. Jam i biri i Familjes, megjithëse vetë jam socialist, po aq sa ç`jam edhe mysliman. Sidoqoftë , e thënë shkurt, unë punoj si inxhinier nafte, në një vendburim nafte, ashtu siç punojnë me qindra inxhinierë të tjerë kolegë të mi dhe tuajët në gjithë vendburimet e tjera, në ato që ju thoni se prodhojnë 1.2 milion ton naftë në vit, e që në arkën e shtetit derdhin rreth 70 milion dollarë, ndërkohë që duhej të derdhnin sipas jush rreth 500 milion dollarë në vit. Po ju pyes me këtë rast: – Me ata të tjerët keni ndonjë problem, apo gjithë të këqijat këtij vendi ja sjellkam unë, anonimi i vogël, njëkohësisht i madh!? Tani, të punosh në Albpetrol, ku PD e mbushi me ata të sajët, i bie të jesh me PD-në; – Të punosh te privati meqë në Albpetrol nuk na qasin, sipas jush i bie prapë të jesh me PD-në; – Ma thoni dot o doktor, se ku duhet të punoj unë, që të jem në rregull edhe me ekzistencën time, edhe me opinionin tuaj !? Mendimi im është, që ju tek zgjedhja ime për të punuar në një vendburim nafte, kërkoni zgjidhjen e problemit tuaj ; – Nuk ju ndihmoj dot ! Visoka ime që mban erë të qelbur squfuri, është shume larg nga Tirana juaj. Ndërsa juve ju ftoj që të dilni ndonjëherë nga fushat e naftës; – Meqë ngatërroni vendburimin e Visokës me ato të një kompanie tjetër, i bie që keni harruar edhe vendndodhjet e vendburimeve të naftës në Shqipëri. Të asaj nafte që ju bëri të thirreni – Doktor Shkencash, e ju dërgoi dikur edhe në Parlamentin Shqiptar!
*Transoilgroup Sh.A. Visokë
Me vjen te qesh kur e shikoj Z. Bejtaj te pretendoje se eshte nje specialist i mire nafte. Me vjen te qesh kur e shoh te thote se drejtuesit e kompanise e kane vene ne krye per aftesite e tij?????!!!!! Ai e di mire se si vajti ne ate kompani dhe se kush e hoqi nga ARMO, pasi kishte perfituar goxha nga tenderimet qe bente. Besoj se po ta dinin kete gje drejtuesit e Kompanise zor se do ta zinte ate vend Z. Bejtja. Por si ka mundesi qe eshte dhe sot drejtues kur Kompanine dihet qe e kane marre Shefqetet e Saliut???????????? Edhe kjo per shkak te aftesive te tij? Vetem aftesi profesionale nuk ka ky njeri. Aftesia e tij eshte te kometoje dhe te beje njeriun qe perballet me kedo ne shkrimet e tij nderkohe qe shefit te tij, Avokatit, i rri lepe peqe, edhe kur i duhet te haje me dhembe krenarine e tij nga arroganca e ketij te fundit. Nuk shquhet per ndonje nxjerrje gjoksi, por per prapaskena. Nga Fb eshte shume trim. Sa per njohuri nga nafta eshte dell fare.
PËRGJIGJJUNI
debat shterpe pa vlere fare..Jam i thelle per tu pertypur–po sepse je Frojdi ti. Nqs Z.Shuli te akuzon ty indirekt atehere ti zoteri i dashur paraqit faktet dhe jo te grish sallate dhe te fillosh e te flasesh percart-jo kam lexu ne sezon, jo ti je me grada ( ironik gje qe ste ka hije) jo visoka..Dil e thuaj ja keto jane problemet 1,2,3 etj dhe be nje debat shkencor dhe jo retorike boshe ( se ka 20 vjet qe e njejta gjuhe perdoret ne kete vend).Po normal qe z.Shuli do shkruaje libra se e ka per detyre jo vetemse ka titullin Prof por edhe si intelektual dhe vete fjala qe une ste lexoj ty edhe heq nje paralelizem me Dullen ( kete se kuptova fare ka 30 vjet qe ka vdek akoma me ate merreni) tregon nje arrogance injoranti. Ti normal qe do punosh se je inxhinier nafte dhe pavaresisht pushtetit ke vite ne zanat , se po punojne hajvane qe kane mbaruar fakultetin i thencin vitet e fundit. Nje keshille miqesore : Hiq dore nga sulmet personale, dhe nqs do te debatosh mundohu te jesh i sakte, ne teme dhe jo ironik.
Ana moj Ana qe ne te vertet sje as femer e squhesh ana por po te leme me kete emer . Nga shkrimi dukesh qe je nje person qe ke nje mllef te jashtezakonshem si z.Shuli . Sa per Mondin se caftesi ka ai mund te beshe debat per naften me ate por si fillim te keshilloj nje debat me mua sa per nxehje qe te jesh pergatitur . Une jam thjesht nje ekonomist qe ka punuar ne nafte rreth 10 vjet e jam i gatshem te debatoj per naften me ty. Jam i sigurt qe ti je nje nga ato/a Drejtor qe je ZERO si portokallie prandaj e te buron ai mllef. Nejse sdua ta zgjash shume Respekte Per Edmon Bejtaj dhe Vellezerit e tij Z.Kastriot dhe Doktorin. Nje familje e larte Thjesht respekte
Ke shume te drejte jam Andi, po per te ruajtur anonimatin u pagezova Ana
@bledi meqe thua qe je I pergatitur ne fushen e naftes sill argumentat e tua duke komentuar ketu,,,,,,te falat edhe respektet atyre miqve coja gojarisht ose me sms,,,,,ktu flitet si me ndihmuar vendin me aftesite edhe njohurite ne kete fushe,,,,,,,,,,,,,jo me te fala edhe respekte,,,,,,,,,po nuk e ke numrin e miqve ta nis une ok,,,,,,,,,!!!!!!!!!
Une spo dergoj te fala po thjesht shpreh respektin qe kam per kete familje dhe per Z.Edmond Bejtaj qe Maksi ben sikur se njehe fillimisht ne shkrimin e tij e me pas jep cv e tij. Nejse . Sa per njohurite e mija ne fushen e naftes jam apo jo i pergatitur dhe sjellja e argumentave jam gati ti beje ne nje debat te vertet dhe do e beja me deshiren me te madhe. Ti thua silli ketu. Ku ne komente pa fund ne nje diskutim ku njerezit bejne cv familjare e jo flasin per argumente. Jam gati nese do per nje bisede te gjate ne ndonje forum me emer e mbiemr me fakte e argumenta e jo me inate personale te anave qe na qenkan andi etj etj
Z.Bejtaj eshte njeri i nderuar dhe nje Familje e madhe jo ne aspektin numerik,por ne ate cka ajo perfaqeson prej dekadash ne qytetin e Fierit.Duke filluar nga ing Kujtimi,Dr Engjelli.ing Kastrioti dhe Edmondi qe eshte anonim.Nuk e di nese eshte specialist i mire nafte,por me ca shoh une teknollogjia qe ka mberritur nga jasht ne brigjet tona dhe ne fushat naftembajtese i ka njerre jashte loje edhe ata pak specialiste qe nuk ju’a dha partia titullin shkencor.Sa per Mondin,keta qe thone sherbetor ose ku e di une cfare,per klika apo emra pushtetaresh dhe njerez te tyre,ju’a them une me kopetence ai eshte kale pa fre,jo Shefqet apo Avokat si ja thone por edhe Sal Palla vete te jete pronar ne ate fushe te mbaruar ku gjasme eshte drejtor.Aty ka qene te ngordhur dhe jo nafte.Cuditem si flasin kot per nje njeri qe as e njohin dhe arrijne deri atje qe thone ben prapaskena,a thua se gjithe jeten ka qene pa buke dhe i duheshin ato.Mondi eshte kurajoz dhe i drejteperdrejte,kjo edhe per faktin se vellezerit e tij me te medhenj kane qene dhe jane burra te nderuar,ku patjeter ne gjurmet e tyre kalon edhe me i vogli tashme 51 vjecar…Mond Bejtaj.
E cvete ketu, po se hapen pak shqiptaret punen e familjes srrine dot rehat. Po lagjen , komshinjte si i ka..Ai eshte person fizik dhe si i tille perfaqeson veten e tij dhe jo fisin e mehallen-mentalitet primitiv. Ketu spo diskutohet se sa burre i mire eshte Z.Bejtaj se as e njohim as e kemi shoke as duam ta bejme shoke e vice versa por derisa i ka hyre nje debati shkencor me prof Shuli ne presim nje nivel ne shkalle te larte dhe jo goditje posht brezit se seshte ne nivelin e tij. Bjeri shkurt o Hekuran : DONI ME PER BELULIN.
Doni…dardha bie nen dardhe dhe kush lind nga macet gjuan vetem minj.Shkruaj c;te duash ti,une shkruaj ate qe di nga bashkeqytetaret e mi.Bile vetem ate qe di mire.Kam qe nga viti 1985 ne sktorin e naftes dhe te lexova te Prof Shuli edhe gabime te trasha ne gjeografine e vendburimeve.Sa per goditje poshte brezit…Bejtaj eshte peshe shume e rende,gjerisa e ka ftuar ne duel Z. Shuli..ai i vetem dhe ky i fundit te marre sa te doje dhe ta gjeje sallen vete.Nejse une nuk jam Avokat,por edhe nese do isha nuk do beja dot hije te mbuloja nje gje kaq te madhe sa c’eshte ne realitet Z Bejtaj.Respekte Don.
Nqs une kam shkruar dicka gabim ti mund te ma vesh ne dukje por jo te me thuash se shkruaj cte dua. Nqs Prof Shuli ka bere gabime trashanike atehere ti vihen ne dukje keto gabime vetem te jene te argumentuara jo sic ka shkruajtur z.Bejtaj se le shume per te deshiruar. Ta lexosh edhe nje here me vemendje dhe nqs e njeh ti besh verejtje per nivelin e te shkruarit se nuk perputhet me nivelin e tij.
Nje keshille miqesore dueli eshte fjale e rende se gjithmone ka nje te vdekur debati eshte ne kohet moderne. NQS vellezerit jane burra te nderuar kjo me rregull treshi e ben dhe ate te nderuar :):).Njeriu eshte frut i punes se tij dhe jo fisit. Respekte Hekuran.
Mondi njerzit e vertete me karakter te ndertuar,jane te paket sot ne bote por ne Shqiperi jane edhe me rradhe.Jam me fat qe kam nje shok te tille, si ti qe gjithmone i ke thene me vertetesi ato qe mendon .Respekte nga larg per Ju dhe Familjen e madhe te Bejtave.
Doni,poshte brezit e perdore ti si shprehje dhe me tingellon pak si pune dueli.Konsideratat per cilesine e shkrimit le ta bejne gjuhetaret,une kam perceptimin tim dhe me pelqen apo jo,apo nese te pelqen ty apo jo eshte dicka qe nuk ngre peshe.Cdo qengj varet nga kembet e veta..dhe ata te dy le ta peshojne vete sa jane te afte te debatojne ose te dyluftojne.Ka nje gje te pamohueshme ne kete histori,Z Bejtjaj nder vite ka qene me shume kritik se dhe vete opozita e majte kunder pushtetit qe sapo ra,ka qindra statuse dhe dhjetera artikuj te botuar,asnjeri nuk mund ta akuzoj per sherbetore te rregjimit.Aq me pak nje njeri qe ka grada shkencore dhe ka heshtur.Nuk e di sa e njeh ti industrine e naftes,por une qe kam shume vite qe punoj e them si deshmitar okular qe eshte bere baterdia.Dhe kjo jo vetem 8 vitet e fundit,por qe nga koha e Shulit deputet edhe pse jo me keto skandale te viteve te fundit.Perballe skandaleve financiare dhe shitjeve korruptive,pagave qe nuk paguhen prej muajsh nuk kam degjuar njeri vec 2-3 personave qe kane dale publikisht.Asnjeri nga keta nuk ka grade shkencore,por kane qene ne anen e se drejtes dhe kane folur edhe kur ishin ne opozite,pa e ditur se kush do fitonte.Trimat pas beteje jane si krimbat pas shiut.Respekte Doni..
Pyeteni Z. Bejtaj pse u vu drejtor pasi vdiq i ndjeri Vangjel Moco? sepse para tij Mondi ishte nje zero me xhufke. Nuk dinte as ti vinte verdalle grykes se pusit. Per llogje Kavaje eshte i pari. Do te shohim se ku do ta coje vendburimin e Visokes. Duket nga koha qe harxhon ne fb me shume debate dhe hic pune.
Un nuk jam inxhinjer nafte dhe as gjeolog. Un jam nje specialist ne fushen e Studimeve te Sigurise Kombetare.
Un kam lexuar mjaftueshem per problemet energjitike ne Shqiperi, sikunder nder materialet e shumta q ekam shfletuar ka qene dhe libri i Prof. Maksim Shulit. C’fare permend Prof. Maksi ne ate liber jane mese te verteta ne lidhje me rezervat e naftes dhe gazit ne Shqiperi. Po ashtu ne liberin e tij, Maksi flet dhe per artikuj qe ka botuar ne vitet 1997 -2001 ne gazetn Koha Jone, e perditeshmja me e madhe e asaj periudhe, artikuj te cilet i verifikova ne kopjet e gazetes ne Bibloteken Kombetare, ku Porf. Maksi akuzonte Ylli Bufin dhe te tjere ne ministrine e tij se c’fare ndodhi me naften.
Sipas nje informacioni jozyrtar qe kam ( sikunder wiki elaks) Ylli Bufi rrezulton te kete ne bankat ne zvicer dhe ne ishujt Kajman ne Karaibe nje sasi prej disa miliona eurosh.
Ajo shprehja e famshme e popullit per Ujkun, populli mbrohet nga ujku por Çakalli ben Kerdine, vlen en kete rast. Per aftesine e Prof. Maksit, kam bere verifikimet e mija, dhe ka qene studiues qe kur ka qene student, sikunder dhe mbrapa ka vazhduar kerkimet shkencore ne punet e tij.
Ne lidhje me debatin e mesiperm, nuk e di se si nje person qe lexonte sa per sezone dhe nuk ka pasur atehere sikunder dhe sot nuk ka kohe te lexoj libra jasht shkollore, tregon nivelin e tij intelektual qe fatkeqsisht eshte shume, por shume me i ulet se i Prof. Maks Shulit.
Ketij njeriu nuk ke si i del ne mbrojtje, eshte fatkeqsi qe arrin te shkruaj artikuj madje do dhe debate. Fatkeqsi nese ndonje gazetar nga halli do organizoj nje debat te atill, qe do te uli nivelin e emisionit me Edmondin dhe te tjere si pune e tij
Fugler jam totalisht dakort me ty. Z Bejtaj mund te jete i lexuar ne letersi, mund te kete bagazh, mund te jete dhe drejtues i mire i tavolines dhe i gotes por kurrsesi nuk mund te jete nje profesionist i mire ne fushen e tij. Une punoj ne fushen e Visokes dhe e njohim per paaftesine e tij. Eshte nje drejtues qe nuk prish qejf me askend por kurrsesi nuk quhet drejtues. E thashe edhe me siper nuk di t’i vije verdalle grykes se pusit, pa eksperience e aq me teper te marre vesh nga rezervat gjeologjike duke pretenduar se eshte specialist ne fushen e vet. Ai u vu si u vu drejtor aty eshte puna a tij, pr te dali kaq hapur duke pretenduar siku eshte specialist me fame?????????????? Meqenese i vellai qenka specialist i mire i bie qe edhe vellai tjeter duhet te jete specialist po aq i mire. Pa pyeteni Z Bejtaj se ndoshta ndonje dite dhe to te shkelqeje ne fushen e mjekesise sepse dhe i vellai eshte kirurg…..
Shkrimet duhet te trajtojne ceshtjen e ringritjes se kesaj industrie.Me vjen keq qe bien ne nivelin e sherrit personal.Replika e Bejtas me sa shoh eshte e detyruar,por nuk ja vlen se dhe ky i thot sherraxhiut te njohur Shulu mireseerdhe sherr.Asnje prej jush nuk i duhet ketij vendi me halle se harxhoni kohen e cmuar me kotesira,sikurse dhe une qe humba kohen duke lexuar sherrin tuaj
Shkrim idiot!
Liliputi i leh intelektualit.
Kush ma shan vellain mua ? Mondi ke motren ti, mos e caj koken !!
Zoti Bejtaj eshte i paafte ne profesionin e tij aq sa eshte i afte ne llafollogji. Mori per pak kohe drejtimin ne nje vendburim te mbajtur ne nivele shume te mira prodhimi nga i ndjeri Vangjel Moco dhe pasi u pa pacavura u zevendesua menjehere. E verteta eshte qe inxhinier te zote jane te pakte, nder ta ishte dhe Vangjeli, kujtimi i te cilit eshte i ngulitur me se miri ne mendjen e cdokujt qe ka mundur te punoje prane tij.