Opinion i nënshkruar
Preng Pjetri, Lezhë
PD- ja nuk hesht kurre dhe kurre s’mund te rri pa shpifur. Asnje here kjo mjerane nuk diti te bej as poziten as opoziten. Eshte llogjike per nje opozite rreale te luaj rolin e kritikut pasi elektorati per kete e ka votuar, mirepo kjo opozita jone perveçse inatit pa fre, sharjeve dhe ekzagjerimeve asgje tjeter s’paska ne axhenden e saj.
Sapo zgjedhjet e pushtetit lokal perfunduan, PD-ja nuk “zhgënjeu” prapë. Ashtu si pritej merret me fituesit jo me veten. Nuk e mendojnë që ky perçmim qe u beri elektorati në mënyrë të përsëritur është nje sinjal i forte per kete force politike per nje reformim rrenjesor mbrenda vetes?
Shqiptaret nuk shohin asgje te re tek PD-ja përpos nje parti pa progres e pa shpresë që nuk ka te ngjare te mbeshtetet nga qytetaret e ketij vendi.
Në Lezhë përshembull PD-në po e ha meraku per drejtoret rajonalë, që sipas kryetarit PD në Lezhe Pavlin Marku poua merr LSI-ja. Marku çuditet me reformat? As ministrat dhe as drejtoret nuk jane shenjtër të pazevendesueshem. Ministat drejtoret dhe e gjithe administrate publike duhet të jetë sherbetore e punes dhe e popullit. Ata që nuk kanë qenë duhen zëvendësuar dhe populli të vejë në kandar të rinjtë.

ndjek me kenaqesi dhe kureshtje shkrimet tuja zoti Preng se fundi lexova poezin tuaj kushtuar vrasjes se turistave Cek. Kompimente.
flm zoti Nikoll.