Më vijnë ca mesazhe,
I mbaj në menu:
“S’e mendonim kurrë,
ta dridhnit dhe ju!…”
Disa pikë çuditëse,
pastaj pika-pika,
tek “dredhja” fillon,
dhe mbaron replika!
Më poshtë do mundohem,
ta qetësoj filanin,
se unë kam harruar,
të dredh dhe duhanin!
Katër pikë çuditëse,
pastaj pika-pika,
se për qeverinë,
kemi bërë kritika!?
O mik i çuditur,
që mesazh ke nisur,
gjer tash qeverinë,
kemi dugulisur!
Si furtunë dimri,
nuk i jemi turrur,
po dot nuk e mburrim,
kur s’ka për t’u mburrur!
E dredhur për mua,
në zanatin tonë,
është kur të vërtetën,
ti e shtrembëron!
Kur është dyzet gradë,
nga vapa s’gjen vrimë,
ti nuk mund të thuash:
“Nga i ftohti ngrimë!”
Kjo mbase nuk është,
dhe kaq e goditur,
por kjo quhet dredhje,
o mik i çuditur!
Kur shumica janë,
pa shpresë e pa punë,
se janë të lumtur,
s’mund të shkruaj unë!
Fjalët pa mbarim,
që dhe ti i di,
a nuk janë-o mik,
një demagogji?
Një demagogji,
që kurrë s’ka mbaruar,
dhe që tani është,
fare e shfrenuar!
Kur vendi po ecën,
nëpër tym e pluhur,
më duket abstrakt:
“Drejtimi i duhur!”
Në miliona shprehje,
të gjithë kësaj Bote,
mua kjo më duket,
shprehja më idiote!
“Drejtimit të duhur”,
S’i dihet kuptimi
nëse nuk na jepen,
pika referimi!
Dhe kur s’kemi fare,
pika referimi,
në fakt s’mund të kemi,
asnjë lloj drejtimi!
Asnjë lloj drejtimi,
s’mund të kini ju,
nëse ende do ecni,
vetëm kuturu!
Kush thotë se kjo është,
thembra e Akilit,
do ketë pak a shumë,
fundin e debilit!
E nëse ne themi:
“Ky është vend i vjedhur!”,
s’besoj se do thoni:
“Dhe ky e ka dredhur!”
Tani ditë pas dite,
po krijohet bindja,
nuk e drodhëm ne,
e drodhi “Rilindja”!
Po dhe ne dhe ju,
këtu do të jemi,
dhe ku e ka dredhur,
kemi kohë ta themi!

Z.Duka ju lumt per poezin si perhere i sakt per kedo e kurdohere.Ka 25 vjet qe ky vend po vidhet dhe ska te mbaruar,ndaj shqiptaret jane kaq te varfer e pa shprese.Po vjedhin vençe shqiptaret dhe te huajt,pasi mungon kontrolli e venja para pergjegjesise te hajduteve e sekuestrimi i parave e pasurise se vene me leket e vjedhura.Kjo se mbisundon sistemi i drejtesise se korruptuar,duke mbrojtur hajduti-hajdutin.Nuk besoj se ne kete vend ka ngelur njeri ne pushtetn qendror e lokal ne te gjitha nivelet,sidomos ne sistemin e drejtesise dje dhe sot i pa korruptuar,pa futur duart ne xhepat e popullit,ne arken e shtetit.Kur vjedh ose i vidhen leket drejtorit te pergjithshem te BSH dhe ai lihet ne shtepi se”Eshte burr i mire”,ky eshte kulmi i poshtersise.Athere pse mos te vidhen nga rrugaçerit fukarenj bankat e tjera,bisneset,dyqanet, e çdo gje tjeter pa roje?Kur ish-kryeministri vjedh e vret familjarisht,pse te mos e bejne te tjeret pa pushtet e para qe me dashje kerkojne te shkojne ne burg se nuk jetojne dot jasht !!!??? Lind pyetja:Ku po shkojme?
ja sesi politika ecen perpara te votojne sesi te hane parate e popullit dhe sesi vendi nuk ecen perpara po te votojne per te investuare me parate edi rama dhe berisha bihen dakorde sesi ti hane me familiaret e tyre ose me miqte dhe shoket ……………………………………………….partija aty jane ose merri……………………………ti marrin ……………………….ladi
Nuk duhet te kemi frike te kritikojme gabimet apo te berat dhe te paberat e qeverise. Dhe t’i kritikojme me force. Se vertet “Rilindja” e ka dredhur. Qeveria eshte e shkeputur nga hallet e popullit. Per me shume ajo eshte e shkeputur edhe nga Partia Socialiste. Prandaj po e perseris se PS-se i duhet nje kryetar/e tjeter. Arta Dade psh, te cilen nuk e dua, me duket shume e pershtatshme si kandidate per kryetare e Partise Socialiste ne kongresin e ardhshem. Por qe t’i kthehemi shkrimit, une mendoj se Edi Rama duhet kritikuar çdo ore e minute. Ai duhet te jape llogari se çfare po ben dhe nuk po ben dhe pse. Sepse jemi lodhur me “li-derra” qe u hypen vetja me qef, shkeputen nga hallet e njerezve dhe u duket vetja me te rendesishem se gjysma e Shqiperise. Por PD-isteve te mos tu behet qefi dhe te mos ferkojne duart. Sado e keqe qofte qeverisja e Rames eshte dhe do te jete 1 milion here me e mire se sa ajo e Sali Berishes. Prandaj nuk ka medyshje. Dru Rames çdo dite, por dhe votat po atij. Ndersa per 2 B. B.- te vendin te plehrat, siç jane edhe vete.
Pershendetje o bir qe u ktheve tek e majta e tek populli jot.U tregove shume I duruar dhe prite qe rilindjes ti dale plotesisht boja .Tani te gjitha shenjat tha imami I berzhites tregojne se djalli Sali eshte Brenda trupit te horrit te rilindjes dhe me ca brekdhjere per rreth si Majku e Bracia Po shkaterron te majten dhe PS.qeveria e tij eshte E mbrujtur nje guzhinen e mafies,nje guzhinen e saliut.
Rama nje gje e ka te qarte;se ne votuam kunder Berishes dhe perderisa nuk gjendet nje alternative me e mire,do te votojme PS. Berisha dhe PD jane rrethi i 9 i ferrit;,me keq se ata nuk ka.Me mire opoziten kesaj te keqe,qe nga viti 2010,ja ka bere poeti Arben Duka,se Partia Socialiste.Por poeti ka vetem lista me strofa dhe vargje,kurse PS ka lista me deputete, me drejtore ,me ministra dhe nje kupole qe quhet asamble.Te gjithe keta se bashku me gjithe Edi Ramen nuk kane dhene aq kontribut ne fitoren e partise socialiste sa Arben Duka,Ardjan Thano,me asamblene e Komentuesve te gazetes Dita.Sot nnuk lexohen me fjalimet e politikaneve,sa lexohen komentet,qe e nxjerrin te verteten,origjinen dhe rrenjet e se keqes..Forumi i komentuesve nuk eshte besnik partie dhe nuk ka lidhur zorren me partite,prandaj poet prife lapsin dhe mos u kurse, se e keqja ka vetem nje ngjyre.E zeze.
Mjaft u morem me Berishen dhe Bashen,se ka filluar t’i rritet ,mendja Edi Rames!
Na maSHTROI ME reformen e pensioneve DHE MILIONAT PER TE persekutuarit I GJEN,NDERSA padrejtesite qe na jane bere ne ish ushtarakeve ne pensionet,NUK merret fare!
O Edi Rama!
KEMI 23 VJET QE MARRIM 50% TE PENSIONIT DHE PO RROPATEMI GJYQEVE,NDERSA TI nuk merresh me shkeljet qe i jane bere Kushtetutes ME PENSIONET TONA,nga Sali Berisha!!!
Edi Rama nuk punon per SOCIALISTET,por kunder tyre!
Edi Rama po e cdon PS-ne drejt SHKATERRIMIT dhe shpejt LSI do dale force e pare!!!
Respekte Arben ! Nje artist me shpirtin dhe kurajon tende i duhet ktij kombi mashtrusish,sharlatan qe premtojn paturpesisht sa te marin “stafeten”dhe pa pik turpi hecin ne po ate “korsi” te paraardhesve me te zij qe njohu ky popull !Hecin mbi germadha ,mbi gjak te pafajshmish qe shpresuan per drejtesi e per rilindje !Jan 1 milion shqiptar qe vrapuan te cajn “erresiren” ku krimineli me banden i zhyti duke ju mar gjithcka e duke ngarkuar pushtetin e tyre me cdo te zez qe mundet tju “fal” nje tredhtar , kriminel e hajdut i pangopur ! Vrapuam te bindur ne fitoren ,te bindur ne pastrimin e ksaj bande, te bindur qe rilindja ishte “drita” aq e pritur ! Nuk ka zhgenjim me te madh !Nuk ka cinizem me te madh te shohesh dhunusin tend te qendroj si hije mbi koken tende e te perkedhelet “vepra” e tij nga ministrja e arsimit ! Asgje nuk ka ndryshuar,e asgje nuk na gushellon ma ! Arben ,vargjet e tua jan psheretima jon, jan diziluzioni yn, jan hymni i funeralit ton ! Kemi humbur besimin ,kemi humbur shpresen sepse shohim te njejten”pamje”te njejtet burracak te paftyr, qe akoma po duan te na prallisin …………. RESPEKTE…….
Se per qeverine
keni bere kritika
ndaj dikush tundohet
si pelqen replika!
Ne se ne detaje,
thelle ne do te vemi,
gjithekush do te kuptoje,
piken se ku jemi!!!!
Jemi kthyer pas,
300 vjet me pare,
te ndare si atehere,
ne skllever e pronare!
Dhe nuk eshte aspak,
per tu sikletosur,
pse padroni i ri,
qenka inatosur?!
Votuam Rilindjen,
jo Riskllaverimin,
padroni i ri,
te ndryshoje drejtimin!!!
Ne se do te ndjeke
kursin e Salihanit,
shpejte do ti vije rradha,
Selam amerikanit!!!!
Ne se s’ka drejtim,
le te kerkoj ndihme,
jo me ne pazare,
por, nder shqiptare!
Te ndryshoje drejtimin,
ende sa s’eshte vone,
shqiptari i ndershem,
skllaverim s’durone!
Gjithe hordhi e huaj,
ne ket vend eshte derdhur,
toka e kapitale,
gjithecka e kan mbledhur!
Bejne dhe pazare,
bien ne ujdi,
gjysmat ti kem une,
reston mere ti!!!
Te gjithe mend e mbajne,
nuk i kan haruar,
deputete tane,
me belloqe ne duar!!!
Shqiptare mavrija,
n’eresire haruar,
padronet jetojne,
shekullin e sofistikuar!
Ndaj o lum poeti,
kur mesazh ti mer,
mos e mbaj pervete,
ndaje me te tjere!
Ndaje me te tjere,
zerin tend brilant,
kurr mos u shterofte,
vargu yt i Arte!!!!
Errdhi viti ri për qytetar te thjesht.
Arben vellai
me driten qendro
dhe nga njerezit qorra
mos u turpero !
Atyre qe e dredhin
kur ti qendron drejte
dhe te akuzojne
se e dredhur vete ?
Iu thuaj se “miq”
nuk te jane fare
se te drejten kane shitur
me poste e me pare !
E verteta dhe e drejta
nuk jane mall
qe blihen ne dyqan
prej pruresit te pare
E verteta dhe e drejta
jane hyjnore
nuk mundet te jene
ca shprehje gojore !