Për mikun tim dhe të Ditës, Eqerem Kajo

anazapta

Letër e nënshkruar  Adem Kurtkulaj

E dashur DITA! Jeni gazeta më e nderuar në qytetin e Shkodrës dhe që ndiqet me interes. Ju shkruaj për Eqerem Kajon, sepse Eqeremi shkruan për shokët e miqtë, por për veten e tij nuk shkruan. Eqeremi është një ish-ushtarak madhor i karrierës, që ka shërbyer për 37 vjet në rradhët e Ushtrisë Popullore, ku nga këto, 30 vjet ka shërbyer në njësitë e Garnizonit të Shkodrës. Në biblotekën e tij gjen me qindra libra të gjinive të ndryshme, por ai thotë se më tepër e tërheqin librat me karakter historiko-ushtarak. Tre gazeta merr në ditë, sa që bashkëshortja e tij thotë se me gazetat që merr, mund të blinte një apartament.

Noli thoshte në kohën e vet: “…të shkruash në pleqëri, është sa sakrificë, aq edhe trimëri…” Dhe Eqeremi këtë e bën me shumë dëshirë. Ka shkruajtur mbi 10 libra, për karrierën ushtarake, për vendlindjen, për historinë e qytetit të Shkodrës etj. Eqeremi gëzon respekt e dashuri nga të gjithë ushtarakët, por edhe nga qytetarët e Shkodrës. Në kafen e përditshme tek lokali, rreth tij mblidhen ushtarakë e pensionistë shkodranë.

Duke ndejtur çdo ditë me Eqeremin, ju lutemi të botoni një intervistë për jetën e tij ushtarake, sidomos atë të Shefit të Shtabit. Kujtimet janë një pasuri që ne të moshuarit, para se të ndërrojmë jetë, duhet që nëpërmjet tregimeve gojore dhe të shkruara, t’ua lëmë pasardhësve tanë. Eqeremi asnjëherë nuk ka pasur pretendime për detyra të tjera, i janë afruar 3 herë detyra të tilla, i ka refuzuar. Nuk ka qenë ziliqar, ambicioz. Me këtë detyrë ka mbajtur familjen, ka rritur 3 fëmijë, u ka dhënë atyre arsim të lartë, por edhe fëmijët e kanë shpërblyer me sjellje shembullore e me rezultate të shkëlqyera në shkollat që kanë kryer. Me respekt, Adem Kurtkulaj.

Share This Article
1 Comment
  • Kjo me duket si ato bigrafite ne kohen e Hoxhes,hahahahahahah,me sa duket ky autori iletres duhet te kete qene sekretar partie ne P.P.Sh. bashkluftetar me Sali Bishen….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *