Për Nallbanin ose “trimin dinamitvënës”

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Përshëndetje DITA. Doja t’i përgjigjesha të “nderuarit” ish-shoferit të komandantit të repartit ushtarak të Xhenios, “trimit” Bujar Nallbani, që për skualifikimin nga gara për kreun e PD-së në Korrik të 2013-s, se nuk figuronte në listat e partisë. I them këtij “intelektuali” të shquar, se vjedhja nga ju e sasisë së dinamitit nga reparti ushtarak për t’ia vënë shtatores së Stalinit, është kontributi juaj për proceset demokratike në Shqipëri. Po si nuk të vjen turp more NALLBAN, të quash veten kontributor në fillim të proceseve demokratike, vetëm si terrorist dhe dinamitvënës?! Ti o trim duhet ta dish mirë se po të ketë shtet të konsoliduar, duhet të ishe sot në burg, pra je njëlloj si ata që i vënë dinamit shtyllave te tensionit, dyqaneve, banesave etj. Veprimet terroriste janë njëlloj, si dje dhe sot, të dënueshme o “trim”. Në fakt, ke paaak të drejtë, pasi gjithë soji jot në PD, konkurrimin e kanë bërë me sa shtylla ke hedhur në erë, sa herë ke thyer xhamat e institucioneve, sa herë ke prishur mitingjet e PS-së, sa institucione shtetërore ke djegur. Pra ky ka qenë leximi i kontributeve në PD. Ndaj, në këtë sens duhet të të kandidonte partia jote dhe të të votonte për kryetar të PD-së. Atëherë “dyshimet” për veprime terroriste nga PD-ja, me ty në krye do të hiqeshin përfundimisht. Përshëndetje o “kontributor” i proceseve demokratike, z.Nallban. Faleminderit DITA! Kreshnik Martini PD, Fushë-Kuqe, Kurbin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *