Baladë
Firmosur nga vetë Sulltani,
në Picar erdhi fermani,
ferman për Çelo Picarin,
flokëbardhin-kordhëtarin
Pyeti Çelua furtunë:
“Ç’kërkon Sulltani nga unë?!”
Të betohesh-kapedan,
dhe ta njohësh për Sulltan,
Të njohësh për vend të ti,
ç’shkel me këmbë e ç’sheh me sy!
Mblodhi plaku në kuvënd,
dymbëdhjetë burra me mënd,
gjithë të sprovuar e trima,
gjithë pallëvetëtima…
M’u te rrapi-te Picari,
foli Çelua i pari:
“Trima-burra istikami,
na dërgon haber Sulltani,
të vemi të bëjmë benë,
se do shesim Mëmëdhenë!
Për këtë-Sulltan mandata,
na jep tituj-na jep grada…
Nisemi-o bijtë e mi,
udhë e gjatë gjer në Turqi!”
Poshtë kur zbritën nëpër brinja,
ngjitej balta në opinga,
baltë e kuqe-baltë vëndi,
në opingë-pluhur argjëndi,
u ndez kënga nëpër muzgje:
“Të keqen-moj baltë e kuqe!”
Nxitonte karvani,
për në dhe të huaj,
trembëdhjetë male,
hipur përmbi kuaj…
Fjalë pas fjale mori dhenë,
se Çelua do bënte benë,
larg tokës e vatanit,
ndënë këmbët e Sulltanit,
Çelo mali-karakoll,
do përgjunjej në Stamboll…
Hëna hidhte dritë të keqe,
flit Sulltani-ngrinte leqe:
“Hajde-Çelo-bëna benë!”,
ngritën supet gjithë ç’qenë,
në mill do ta ndryshkte shpatën,
Ai që u kallte datën…
Pas u kthye e pa shokët,
mbi ballë era ia hidh’ flokët,
ju ngrit floku Kapedanit,
porsi krifa e luanit.
Zbathi opingën i pari,
mbi qilim ra baltë Picari,
foli Çelua me zëplot:
“Për këtë betohem sot!
Nuk di Çelua be të tjera,
s’lufton Çelua me hilera,
për një baltë e për një tokë,
se ç’m’u zbardh e shkreta kokë!”
Dhe pastaj ja mori këngës:
“Të keqen-moj baltë e Mëmës!”
Tiranë 1974, në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skëndërbej”

SHUME FALEMINDERIT PER KETE POEME ,QE ESHTE EDHE PER SHQIPERINE SOT E KESAJ DITE QE PARA 25 VITE !
SHUME FALEMINDERIT PER KETE POEME ,QE ESHTE EDHE PER SHQIPERINE SOT E KESAJ DITE QE PARA 25 VITE !
I LOVE YOU VELLA ARBEN !
Z.Duka
postoje te gjithe kete balate , te plote dmth
ja sepo te hedh fillimin
Kur u plak e lodh shume
Kur per lufte s’ish me i pari
U terhoq ne fshat te tija
Kapedan Celo Picari
Te uroj shendet boss
Po ti paske qene i gajasur qysh i ri fare mor bejtexhi.