Për një çmim duhani…

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Dita, ju përshëndes! Më neveriti në një shkrim mbi nderimin e Beqajt nga OBSH-ja. E pabesueshme dhe absurde dhënia e këtij çmimi. Së pari, duhani o pihet në çdo ambient e në çdo vend të vendit tonë, o nuk pihet në asnjë vend tjetër të botës. Ju e tërë opinioni të jeni realistë se në kafene pihet duhan e alkool. Do ishte më e ndershme për ministrin e Shëndetësisë të propozonte ndryshim rrënjësor të këtij ligji abuzues të paraardhësit të tij. Do ishte më mirë dhe më e pranueshme që të ndalohet duhani në ambientet familjare, në urban, në zyra, në ashensorë, në ballkone të pallateve, në shkolla, në salla mbledhje, në tren udhëtarësh, në kopshte etj. Do dëshiroja që ministri të mos merret me këto ligje të paraardhësve, që i kanë nxjerr për interesa të taksidarëve berishianë, për xhep, jo për shtet. Të merret me problemet e shëndetit të shqiptarëve. Së dyti, të merret me akuzat korruptive të ngritura çdo ditë në media. Faleminderit Dita! Nga Daj Sami.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *