Për një fjalë goje, e gjeti belaja në Greqi

Dita

Mediat greke “kryqëzojnë” këngëtarin e njohur Nikos Makropulos për një deklaratë të tij të dhënë pak kohë më parë në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit. Edhe pse prezenca e Makropulos në emisionin e Çanit ka disa muaj, mediat greke po i bëjnë jehonë deklaratave të tij këto ditët e fundit.
Në të përditshmen “Protothema” gjen disa artikuj  për këtë çështje dhe një lumë komentesh të lexuesve kundër këngëtarit.

Sipas mediave greke ai ka fyer popullin e tij sepse i ka cilësuar grekët si “dembelë”.

Deklarata e plotë e Makropulos është: “Greqia nuk ka nevojë për shqiptarët. Shqiptarët janë bërë një trup me ne. Fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Greqi shkojnë në shkolla greke, flasin gjuhën greke, janë një me ne. Shqiptarët tashmë martohen me grekët. Brezi që vjen do të jetë një. Veç kësaj grekët janë dembelë dhe nëse ikin shqiptarët, unë nuk do gjej dikë për……Kafe, frape dhe asgjë tjetër, prandaj dhe po e paguajmë tani” – është shprehur këngëtari përballë Çanit.

Pak pas publikimit të lajmit në disa site online, ka reaguar edhe vetë këngëtari përmes një deklarate publike. Makropulos thotë se nuk ka pasur qëllim të fyejë popullin e tij dhe se nga intervista janë shkëputur qëllimisht disa fragmente për të deformuar kuptimin e vërtetë të asaj që ai shprehu. I shkreti grek, erdhi e një llaf goje tha në Shqipëri, e gjeti belaja në Greqi!

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *