Rezultati 18 me 10 në favor të PD-së, sa i përket ish-sigurimsave në rradhët e saj, publikuar nga opinionisti politik Afrim Krasniqi, nuk është pa domethënie; përkundrazi, përbën domethënien më të madhe të “lesh arapi”-zmit politik që kemi sot.
Dhe maja e ajsbergut është fort e qartë për atë se ç`ka më poshtë: PD-ja ka për lider një ish-komunist fanatik (dhe historik për më tepër), e PS-ja ka një ish-antikomunist të flaktë (vijon dhe sot t`i qëndrojë kësaj linje), që mu për këtë shkak, prej të parit etiketohej atëmot si ekstremist dhe anarkist!
E vijmë tani pas më shumë se 20 vjetësh, ku dosjet që nuk pati bythë t`i hapte i pari (një paqartësi mëse e qartë kjo), vendos t`i hapë i dyti.
E pra, ne ende nuk po dimë se kush është komunisti e demokrati, kush është i majti e kush është i djathti, kush është ëngjëlli e kush është djalli. Nëse dosjet e hapura, vlejnë për ta qartësuar këtë panoramë, nuk do ishte keq. Të paktën të marrë fund loja me maska.

T’u lumte dora E.H.
Ha ha ha.Ketu qendron e bukura.Protesta per probleme sociale kunder nje qeverie socialiste (te majte!!!) qe nenkupton se ben politike te djathte.Keshtu do te thote qe PD duhet ti dilte ne krahe qeverise.Mos valle PD ngrihet se i kane vjedhe politiken apo ajo vete ka bere politike te majte?Perralla me mbret.Sot s’ka te majte e te djathte.Sot qeverite ose jane pro interesave te Shqiperise dhe shqiptareve ose kunder tyre.Deri tani kjo qeveri duket ne rruge te drejte megjithese reformat e medha akoma s’kane filluar.Te shpresojme.
Lider ngelet ai qè hap dosjet dhe demokracia e vèrtetè fillon aty.E kaluara e hidhur bashke me hidhètarèt e saj duhet hedhur ne plehrat e historise.
Bravo E.H
Pak dhe sakte !