Për një gënjeshtar me kapistër, që kërkon të bëhet kokëministër

Ornela

Tek dëgjoj përditë përrallat që ai nxjerr nga goja, me zë të çjerrë e me dy gishtat lart, maje makinës qindramija euroshe, mundohem të kuptoj se ç’guxim ka kjo fytyrë e shpëlarë që të gënjejë pa pushim e pa pushim të mjerët njerëz që i ngjiten nga pas, si delet para se t’u qethet leshtë. Ai është një gënjeshtar klasi dhe ata e hajnë sa krahu prasin. Siç e kishte vulosur Xhozi i Leshit: ai të gënjen edhe kur e pyet sa është ora…
Edhe tani së fundmi, fare e freskët, gënjeu si dreqi edhe për atë kavajsin, i cili e ka pritur e përcjellë në dyqanin e vet, e që e tha vetë se është demokratikas i thekur, ky palo burrë e bëri socialist dhe aktin e tij, prej banditi, gënjeshtari ynë e quajti akt politik kundër PD. Aq rrufeshëm gënjeu, sa mori me vete edhe ca budallenj të tjerë. Po ashtu si ai, i foli edhe Suma Grifshës së videos erotike të bërë në seancë parlamentare, sikur zgjedhësit e bënë deputete për të bërë seks në telefon e në publik. Po kështu foli edhe ai skraparliu me kokën me cepa, që i rrjedhur e i pjerdhur ka dalë në fushatë tamam si ai matjani (qoftë i çmendur, qoftë terrorist) që hyri në xhami i armatosur me thikë, të priste duar e të të therte besimtarët që po luteshin e që prej të çmendurit s’po dinin ku të futeshin.

Edhe pse ka kaluar 1 prilli, vetëm rrena, vetëm gënjeshtra po përhap në fushatë ky bandilli. Duke mos patur as kohë, as vend që të numëroj të gjitha broçkullat e këtij gënjeshtari në vite, m’u kujtua një histori e ndodhur në një rreth të Veriut, këtu e 50 vjet e kusur më parë, kur një malësor, edhe ky gënjeshtar i thekur, të cilit askush nuk i kishte thënë “puna e mbarë”, e pësoi paq nga gruaja e vet.

Historia është kjo: ky malësori, kokoroç, një dembel i pashoç, e vinte çdo mëngjes të shoqen të tundte dybekun, pastaj të merrej me thitë e me dhitë, të punonte tokën, të mbillte, të korrte e të drobitej në punë gjithë vitin. Ndërsa vetë debili ulej bythë një peme, aty anë parcelës së tokës ku punonte e shoqja, shtronte përdhe shaminë dhe e kalonte ditën duke ngrënë e duke pirë raki me mezet, që ia kishte gatitur gruaja. E, pasi vinte në formë, niste e këndonte po të njëjtën rapsodi, me po të njëjtën melodi, duke luajtur me çifteli.
Vargjet e rapsodisë ai farë burri ia kishte kushtuar vetes. Ato thoshin se ky miku me mustaqe gjer te veshi, e që i mbante dhëmbët gjithë kohën jashtë ngaqë vetëm qeshte : na paskej luftue, o me armiqtë ishte trimnue, ishte trimnue e s’ishte frigue, s’ishte frigue e kishte fitue, e, pas çlirimit, shumë kishte punue, boll kishte derdhur djersë pa pushue, por…. nuk e kishin dekorue.

Këtë avaz ai e kishte të përditshëm. Spektaklin e tij e ndiqte dhe e shihte vetëm e shoqja, që turfullonte herë pas here me vete dhe, si gjithnjë kokulur, fshinte djersët dhe lotët me shaminë e kokës, ndërkohë që rapsodi i binte telit, kurse ajo tërë ditën i binte belit.

Por një natë, aty nga viti 1967, asaj iu kujtuan ato vargjet e Çajupit, që i kishte dëgjuar në shkollë dhe që gjëmonin: “Burrat nënë hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë…”.
E lodhur, e vuajtur, e mërzitur sa më s’ka, madje e zemëruar dhe e indinjuar nga ajo që kishte parë dhe nga ato që kishte dëgjuar nga i shoqi, gruaja e malësisë guxoi të reagojë dhe të veprojë. U kthye nga një shërbëtore e nënshtruar, në një burrneshë trimëreshë. Të nesërmen, para se të dilte në punë ajo vajti dhe ftoi disa burra të fshatit të vinin bashkë me të në arë, për të pirë, u tha, ndonjë filxhan raki me të shoqin. Pasi shtroi bukën dhe mezet e rakisë bythë pemës, si çdo ditë, ajo i ftoi mysafirët të uleshin, ndërsa vetë u çua në këmbë dhe po rrinte gati t’i sajdiste. Qëndroi ashtu në këmbë e qetë, por përbrenda ziente. Vështronte lëmin e burrave që frynin e shfrynin bulçitë, me sytë e ftyrat e skuqura nga rakia dhe priti momentin kur i zoti i shtëpisë u kthye nga çiftelia. Sa zgjati dorën ta merrte, shqiponja në çast u sul dhe ia rrëmbeu nga dora çiftelinë.
E mbushur me zemëratë, me kokën lart, ajo foli:
– Boll të kam nigjue e të kam durue, o Lul Perbasha, – tha. – Sot nuk do t’i bie shatit, por do ta knoj unë nji rapsodi për ty, e ta nigjojnë edhe kta burrat e fshatit. Ishte 25 prill. Duke i lënë pa gojë mustaqellinjtë e rakisë, ajo, si fillim, rrahu telat e çiftelisë dhe, pasi zërin e qëroi, kumbueshëm ia mëshoi:

Heeeeeeeeeej…..tring… tring….
O, ju burra, sot m’nigjoni mue,
Me fjalën time du me ju njoftue
Se ky Lul Perbasha, veç ju ka mashtrue,
O, vetëm për rrena aj na ka këndue…

Heeeeeeeeeej… tring…. tring…….
O, Lul Perbasha, bre, o nuk ka luftue,
O, as ka hedhur pushkë e as nuk asht trimnue
O, vec UCK-në aj e ka hetue…
O, Lul Perbasha veç ka spiunue.
O, Shtëpinë e Verdhë e ka vizitue
O, Lul Perbasha fakte t’rreme ka raportue
O, se për to aj asht mirëpague…

Heeeeeeeeeej….tring….tring….tring…
O, Lul Perbasha ministër policie u vue
Katër-pesë të pafajshëm i ka pushkatue
Bulevardin me gjak ka mbulue.
Oooo, Lul Perbasha…oooo, pa u pendue..

Heeeeeeeeeej….tring….tring….tring…
Por, nigjoni, o burra, ende s’kam mbarue,
Edhe për punët e kti dembeli du me ju kallzue.
Oooo, Lul Perbasha asnji ditë s’ka punue,
O, javë për javë avionin ka shalue.

O, Lul Perbasha kryetar u vue
O, nji metër rrugë aj nuk e ka shtrue,
As kopshte, as shkolla, fare s’ka ndërtue
O, as Kartë Studenti nuk ka printue
Veç mbikalimin e Zogut Zi ka shkatrrue,
O, tortën e turpit, me gishta, kova, legena tuj coptue,
O, para krejt botës Shqypnin e ka turpnue.

Heeeeeeeeeej….tring….tring….tring…
O, Lul Perbasha Tironës tram i pat premtue,
Po ky farë trami hupi krejt, u avullue
Askush s’e pa, as erdh e as ka shkue
O, Lul Perbasha gishtin e mesit u ka kallxue,
O, tan’ atyre që e patën votue…

Ooo, edhe Rrugës së Kombit tuj kalue
Lul Perbasha Qindramiliona ka frrue.
Dhe s’asht hetue e s’asht dënue,
O, me raport mjeksor gjyqit i ka pshtue.

Heeeeeeeeeej….tring….tring….tring…
O, tash majë makinës luksoze a çue
O, turmës me dy gishtat lart tuj i prrallue.
O, unë, bre, u thotë, “kam me ju pasunue,
O, merrni, merrni, pra, shembull nga mue…”

Oooo, 4-5 vila aj’ i ka pronue
Ooo, asht pasunue, të gjithë tuj i sfidue
O, po, se nuk harron ai o me mashtrue
O, me mashtrue e me falsifikue
O, edhe grindjen e kavajsve për ku me parkue
O, si konflikt partish aj e ka trajtue
O, fushatën zgjedhore me destabilizue.

Heeeeeeeeeej….tring….tring….tring…
Oooo, ka edhe ma, po s’du me ju vonue
Oooo, tash burra, jam tuj përfundue.

O, me kët rapsodi veç desha me ju tregue
O, se Lul Perbasha as ka luftue,
As ka luftue e fare s’ka punue

O, Lul Perbasha, – veç m’ka…. ci mue
– tha e shoqja -, pa u rezervue –
E pret nga ju me e votue….
Oooooooooheeeeeeej!
E, hodhi tej çiftelinë dhe u largue…

RAP SODJA HOLANDEZE

Share This Article
5 Comments
    • Ky eshte artikulli i nje deficenti qe e mban gjithe diten koken ne byth te Edi Rames

      Ndaj ky rrembythja nuk shikon gje tjeter vec prapanices se Rames

      • Raimond Vlonjati! Mund t’i thuash ato qe mendon edhe me fjale jo banale! Shqipja ka nota te bukura ironie dhe kritike edhe pa perdorur banalitetin e Saliut,edhe pse qenke Vlonjat! Gjithsesi respekt,jetojme ne Demokraci!

  • Bishti me nenbishtin duhet ta dijne se populli nuk har on kaosin qe krijuat sa ishte ne sundimin e sovr anit,Moa harroni popu lli esht e emsuesi y ne me i madh,qe te shperblen,por edhe qe te dneshkon kur e meriton.Juve ju ka ndeshkuar par a tete vjet esh, dhe ju nuk deshmuat asnje rast e moment,se jeni permi resuar apo korigjuar,Sovrani kekron sherbim te paster,te dnergjegjeshem dhe te pergjegjeshem.Jo hajdut,vr astar e k riminel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *