Prof. Dr. Nasho Jorgaqi
Emri i nderuar i Behar Shtyllës vjen në kujtesën time nga koha e rinisë së hershme, kur ai për dekada të tëra para çlirimit, kreu detyrën e lartë të kryediplomatit të shtetit të ri shqiptar dhe përfaqësoi vendin e tij në disa nga metropolet kryesore të politikës botërore, siç do të ishte më vonë dhe zëri i përvitshëm i Shqipërisë së re që do të dëgjohej nga tribuna e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kështu, për vite me radhë, ai mbeti për mua në distancë një figurë e dashur dhe e respektuar, por s’ma merrte mendja që një ditë do të kisha fatin ta takoja, madje të fitoja dhe miqësinë e tij. Në fillim na lidhi Fan Noli, të cilin unë e adhuroja dhe tek Behari kisha gjetur njeriun që e njihte aktualisht më mirë se askush në Shqipëri. Por me kohë ne u bëmë miq. Do të na lidhte tani jo vetëm Fan Noli, por edhe letërsia, kultura dhe shkëmbimi i mendimeve për historinë shqiptare. Beharin e bënte të veçantë fakti se ai me detyrën që mbante kish pasur rastin të lëvizte në të katër anët e botës dhe të krijonte njohje me personalitete të shquara të politikës, të kulturës e të artit. Ndaj bisedat e tij, do të qenë për mua një libër i hapur enciklopedik, shoqëruar me gjykime, mendime dhe informacione shpesh herë pa censurë. I tillë mbeti Behari në mendjen dhe zëmrën time deri sa u nda nga jeta. Po jo vetëm në kujtesën time, por pa dyshim dhe në historinë e shtetit socialist shqiptar, si një nga etërit e diplomacisë sonë. Këto janë arsyet dhe detyrimi që na bën ta kujtojmë dhe ta nderojmë me rastin e 26 vjetorit të vdekjes së tij (8 dhjetor 1994).
Behar Refat Shtylla lindi në Korçë, më 11 Mars 1918, në një familje me tradita patriotike. I gjyshi, Asllan Shtylla, kishte qenë pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit, ndërsa i ati, Refati, kishte luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve turq dhe andartëve grekë.
Qysh fëmijë Behari paralajmëronte një zgjuarsi të rrallë, aq sa i gjyshi nga nëna, Hamidaj, thoshte shpesh: “Kur të bëhet burrë ky djalë do të shpojë edhe shkëmbin e Miçanit dhe do t’i dalë përtej”. Këtë inteligjencë Behari e tregoi dukshëm edhe në bankat e Liceut Francez të Korçës, të cilin e mbaroi me rezultate maksimale, duke fituar çmimin e parë si nxënësi më i mirë në degën e filozofisë gjatë dy viteve të fundit të shkollës.
Që në moshën 17 vjeç angazhohet në një veprimtari të dendur letrare si kritikë letrare me pseudonimin Bardhi Shtylla në gazetat “Koha Jonë” dhe “Shkëndija” të qytetit të Korçës dhe Tiranës, duke propaganduar “oksidentalizmën” mbi mykun e obskurantizmit mesjetar, injorancës dhe shtypjes së shtresave të gjera të popullsisë; ai ka botuar gjithashtu studime për veprën letrare te Naim Frashërit, Thimi Mitkos, Asdrenit, etj. Është i pari që ka përkthyer nga frëngjishtja në shqip dhe botuar në shtypin e kohës Deklaratën e Të Drejtave të Njeriut të revolucionit francez të vitit 1793.
Studimet universitare i vazhdoi për gjuhë-letërsi në Romë në Universitetin “La Sapienza”, ku brenda 10 muajsh dha provimet e tre vjetëve – shpesh herë me vlerësimin “cum laude”-, me dëshirën për t’u kthyer sa me shpejt në atdhe. Kur Italia fashiste sulmoi Greqinë, ne tetor të vitit 1940 autoritetet fashiste organizuan një mbledhje me studentët shqiptarë të Universitetit dhe u bënë thirrje të shkonin vullnetarë në këtë luftë për t’u inkuadruar ne batalionin “Tomorri”. Behari, në emër të studentëve, e kundërshtoi ashpër këtë ftesë dhe doli i revoltuar nga kjo mbledhje.
Nuk kaloi dhe shumë kohë dhe Behari i ndërpret studimet, kthehet në Shqipëri dhe inkuadrohet në njësitë partizane të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, ku mori pjesë aktive e u dallua si luftëtar i paepur kundër pushtuesve nazifashistë dhe tradhtarëve vendas. Gjatë viteve të Luftës të binte në sy qëndrimi i tij i ashpër e pa kompromis ndaj forcave që bashkëpunonin hapur me pushtuesit nazifashistë si dhe puna bindëse e sqaruese me të lëkundurit. Behari punoi pa u lodhur në Komunën e Vithkuqit, Voskopojës, Panaritit, Shëmitrit dhe Kolonjës për krijimin e këshillave antifashiste Nacional-Çlirimtare, çetave partizane, organizatat e rinisë, gruas dhe njësiteve të armatosura në gjithë fshatrat.
Shtëpia e Beharit në Korçë ishte bërë një ndër bazat e para të Lëvizjes Antifashiste. Gjatë vitit 1942, aty strehoheshin kuadro ilegale, bëheshin mbledhje të fshehta dhe përgatiteshin materiale të shtypit ilegal të partisë, si buletini i lajmeve, trakte etj. Ndërkohë, shtëpia e Beharit në Shtyllë u kthye në bazë të sigurt të luftës ku strehoheshin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm e përfaqësues të misionit anglez. Ajo u shndërrua në depo ushqimesh e materiale të tjera, prej nga furnizoheshin formacione të ndryshme partizane që vepronin përreth. Për këto arsye, shtëpia u dogj tre herë nga pushtuesit, së pari në gusht të 1943 nga italianët dhe dy herë nga gjermanët në Operacionin e Dimrit dhe të Qershorit 1944.
Për vlerat e tij të larta atdhetare e intelektuale, autoritetin e padiskutueshëm në Qark, si dhe aftësitë e rralla organizuese, me çlirimin e vendit zgjidhet Sekretar i Komitetit Qarkor për Korçën dhe Kryetar i Frontit Demokratik për Qarkun e Korçës.
Në vazhdim transferohet në Tirane, ku u ngarkua me funksione të rëndësishme shtetërore, si Sekretar i Frontit Nacional-Çlirimtar, ambasador, ministër i Punëve të Jashtme, deputet i Kuvendit Popullor në gjashtë legjislatura, si dhe detyra të tjera të cilat i ka kryer me devotshmëri dhe aftësi të veçanta.
Gjatë gjithë jetës së tij ai është karakterizuar nga ndjenja të larta të dashurisë për atdheun, nga ndershmëria, modestia, idetë humane e demokratike. Ai ka qenë punëtor i palodhur për kauzën e popullit, duke vazhduar punën edhe në pension e duke lënë një trashëgimi të pasur me vlera patriotike e politike. Si veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ai është zgjedhur në kryesinë e Komitetit Kombëtar të Veteranëve për meritat e tij, është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme.
Veprimtarinë e tij më të rëndësishme Behar Shtylla e ka zhvilluar si dipolmat në fushën e politikës së jashtme në një moment të vështirë, kur kërkohej riafirmimi ndërkombëtar i shtetit të ri shqiptar të porsa dalë nga lufta, për liri e pavarësi kombëtare, përkrah demokracive të mëdha. Për Beharin mbrojtja e interesave të Atdheut ishte guri themeltar për politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Kjo përshkoi gjithë veprimtarinë e tij, që i dha vendit siguri, respekt e prestigj në mbarë botën. Ishte njohës i thellë i gjashtë gjuhëve të huaja, të cilat i fliste dhe shkruante lirisht.
Në këtë kuadër Behari angazhohet në vende e detyra të ndryshme: më 1945 në Londër në Kongresin e rinisë antifashiste botërore, po më 1945 në Paris në Konferencën për reparacionet e luftës, në Paris më 1946 ku mori pjese aktive ne Konferencën e Paqes për traktatin e paqes me Italinë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në kohë të ndryshme, në Nju Jork ku zhvilloi disa raunde bisedimesh me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe në shumë Konferenca të rëndësishme ndërkombëtare në Nju Jork, Boston, Çikago etj. Në Paris më 1946, Behari mori pjesë aktive në konferencën e Paqes në përbërje të delegacionit tonë qeveritar, duke luftuar me këmbëngulje kundër pretendimeve që u paraqitën atje për të copëtuar akoma më tej tokat e atdheut tonë. Përpjekje të mëdha bëri ai për të siguruar pozitën e Shqipërisë me të drejta të plota në Traktatii e Paqes me Italinë dhe që buronte nga sakrificat dhe kontributi që ajo dha në luftën përkrah aleateve të mëdhenj kundër vendeve të boshtit. Më 1948 në Gjenevë kryesoi delegacionin shqiptar në punimet e Konferencës themeluese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në 1949-1952 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Francë, nga ku mori pjesë aktivisht si përfaqësuesi i shtetit shqiptar në gjyqin e Hagës për incidentet e Kanalit te Korfuzit, më 1952-1953 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Itali. Në vitet 1953-1966 kishte detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, më 1973-1979 u emërua ambasador i Shqipërisë në RP të Kinës, ku u dërgua për të ndjekur zhvillimet e reja e plot tension në marrëdhëniet midis dy vendeve, në ato vite.
Gjate vizitave në SHBA, duke filluar nga viti 1946, ai bëri takime intensive me përfaqësues të diasporës ne Nju Jork, Boston, Uster, Çikago, etj. dhe bashkëpunoi ngushtë e në mënyrë të veçantë me Fan Nolin për çështjen e pranimit të Shqipërisë në OKB dhe lehtësoi lidhjet e diasporës me vendin mëmë. Bashkëpunimi me të vazhdoi për tërë jetën; që më 1946 Fan Noli e ka çmuar shumë Behar Shtyllën si intelektual e diplomat të shquar të Shqipërisë dhe e quante vëlla. Më pas, Behari do ta vlerësonte jetën dhe veprën patriotike të Fan Nolit në një libër të veçantë me kujtime për të (Fan Noli, Siç e kam njohur).
Ky libër është një kontribut i shquar dhe i rrallë në memuaristikën noliane, fryt i njohjes nga afër i Nolit prej Beharit, i miqësisë së tyre vëllazërore për disa dekada. Behari ka meritën të jetë i vetmi që të ketë shkruar një libër kryesisht me kujtime për figurën e tij madhore. Një vepër e tillë nuk mund të shkruhej nga kushdo. Duhej një personalitet poliedrik si Behari, intelektual erudit, kritik letrar e diplomat që të merrte përsipër një ndërmarrje të tillë. Ndaj mund të them me bindje se vetëm një njeri me këtë formim dhe horizont dhe ç’është më e rëndësishme, besimi dhe konsiderata e lartë e Nolit për të, përftuan atë komunikim e intimitet miqësor që e bëri Beharin ta njohë në thellësi dhe në përmasa të gjera, të japë nën dritën e së vërtetës njeriun me germa të mëdha, patriotin demokrat, shtetarin e mençur, diplomatin largpamës, artistin e shumë planeve, shkencëtarin e disa planeve, përkthyesin poliglot. Është merita e Beharit që të gjitha këto vlera madhore e poliedrike kanë gjetur konkretizim dhe interpretim në kujtimet e tij. Me gjithë respektin e thellë dhe adhurimin që kish ndaj Nolit, Behari është treguar realist dhe objektiv, i matur dhe korrekt, duke shkruar bukur dhe me emocion fisnik.
Miqësia ime me Beharin është përftuar në radhë të parë përmes Nolit. Kur nisa punën për të hartuar biografinë e Fan Nolit, e ndjeva të nevojshme të takohem me Beharin si njohësi më i mirë dhe më i përgatitur për të gjykuar e diskutuar mbi jetën dhe veprimtarinë e tij të gjithanshme. Nga kjo pikëpamje, ai më ka dhënë një ndihmë të pakursyer, me kompetencë dhe konkrete, gjithnjë dashamirëse dhe inkurajuese, për të cilën unë i jam thellësisht mirënjohës. Gjatë takimeve me të, unë njoha tek ai jo vetëm njeriun me staturë të lartë diplomatike, por edhe intelektualin e ditur, njohësin e thellë të letërsisë dhe arteve, politikanin e mprehtë dhe realist, një studiues e lexues i palodhur. Në takimet e pas viteve 90, ai ishte angazhuar dhe punonte jo vetëm duke shkruar kujtime, por edhe studime politike, filozofike, sociologjike mbi tema të mprehta bashkëkohore nga pozita realiste dhe kritike,
Behari që në rininë e tij debutoi në fushën e letërsisë si kritik letrar, duke shkruar artikuj me pseudonimin Bardh Shtylla. Më vonë, pas çlirimit, iu përkushtua diplomacisë, por e ruajti miqësinë me shkrimtarët si me S. Spassen, Dh. Shuteriqin, N. Bulkën etj. Madje frekuentonte edhe klubin e shkrimtarëve. Më kujtohet një takim me shkrimtarët e artistët që bëri në klub, ku foli për të rejat nga letërsia e huaj botërore. Me këtë rast, ai kish marrë me vete dhe na tregoi një kopje të portretit “Shqiptarja” të piktorit të shquar francez Kamel Koro, që e kish sjellë nga Muzeu Bruklin i nJu Jorkut dhe që u prit me interes të veçantë nga auditori
Në postin e ministrit të jashtëm, Behar Shtylla zhvillon një veprimtari të gjerë për forcimin e pozitave ndërkombëtare të Shqipërisë dhe ndjekjen e një politike të paqes e të miqësisë me të gjitha vendet, mbi bazën e respektit e të interesit reciprok. Në vitin 1955, Behar Shtylla dha një kontribut të çmuar për pranimin e Shqipërisë në OKB, që ishte një e drejtë e patjetërsueshme e vendit tonë, mohuar pa të drejtë për 10 vjet me radhë. Kjo i çeli rrugën hapjes diplomatike të Shqipërisë.
Behari ka marrë pjesë në takimet me delegacionet e vendeve të ish kampit socialist gjatë prishjes së marrëdhënieve në vitet ’60-të, si dhe me krerët e vendeve anëtare të ish Traktatit të Varshavës, ku ka demaskuar planet e errëta aneksioniste ndaj Shqipërisë, e së fundi shkëputjen e saj përfundimtare nga ky Traktat më 1968.
Në thelb Behar Shtylla nuk ishte konformist, por i guximshëm dhe këtu qëndronte liria e tij e mendimit dhe e veprimit. Ai nuk u trembej ideve të reja, por i kërkonte, i mbështeste e i përqafonte ato me zell. Kështu duhet kuptuar propozimi i tij mjaft i guximshëm dhe shumë i rrezikshëm për atë vetë për të dërguar 50 mijë punëtorë shqiptarë si emigrantë në RF Gjermane, në fillim të viteve ’60, në përgjigje të kërkesës për hapje të bërë nga kancelari gjerman mbas prishjes se marrëdhënieve me sovjetikët. Kjo do ta kishte fuqizuar ekonominë e vendit dhe mirëqenien e familjeve shqiptare, duke hedhur një hap të rëndësishëm për t’u afruar me Europën demokratike, por që u refuzua me ashpërsi të madhe nga udhëheqja e asaj kohe.
Behari ka qenë protagonist në një nga betejat më të mëdha që është zhvilluar në OKB kur u pranua Kina si anëtare e saj, ndonëse për shkak të lëvizjes nga detyra nuk arriti ta përfundonte. Kjo betejë që mbahet mend në histori është drejtuar nga Shqipëria.
E përditshmja e madhe amerikane “New York Times” e ka cilësuar Behar Shtyllën si “Kizingeri shqiptar” në kohën kur u dërgua Ambasador në Kinë. Historitë e takimeve dhe debateve të Behar Shtyllës me figura të shquara të politikës botërore janë të shumta. Si të tillë përmendim njohjen me Xhorxh Bushin (e vjetër) në kohën që Behari ishte ambasador në Kinë.
Një rëndësi të veçantë i kushtoi përkrahjes e zhvillimit të kontakteve me vëllezërit tanë jashtë atdheut në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, etj. Edhe pse për një kohë të gjatë në pension, Behar Shtylla punonte me përkushtim për çështjen kombëtare. Ai theksonte në vitin 1994 në gazetën “Rilindja” të Kosovës, se zgjidhja përfundimtare e çështjes kombëtare nuk është thjesht çështje e partive ose personaliteteve të veçantë shtetërore e shoqërore, por çështje ndërkombëtare. “Kërkojmë vetëm të drejtat tona jetike elementare të njohura e pranuara nga e gjithë bota e qytetëruar, të jetojmë të bashkuar në një shtet kombëtar demokratik. Dhe këtë duam të arrijmë me udhë paqësore, në bazë të të gjitha normave dhe dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të Kartës së Helsinkit e të Parisit”, nënvizonte ai.
Ai i pranoi pa hezitim ndryshimet e tranzicionit për krijimin e shtetit pluralist, të tregut të lirë dhe shtetit juridik shqiptar, që sigurojnë integrimin e Shqipërisë në Europë.
Dr. Sokrat Plaka, ish zv. ministër i Jashtëm dhe bashkëkohës i tij, ka shkruar: “Në qoftë se shkenca fillon si filozofi dhe mbaron si art, Behari e ktheu diplomacinë shqiptare në art. Ai i dha asaj jetë, krijoi për të interes dhe e bëri tërheqëse. Historia bën të sajën, por Behar Shtylla mbetet diplomati më i shquar i Shqipërisë”.

O Nasho të keqen vëllai , mos u ekzalto shumë , të gjitha Behari i ka bërë mirë , por , një gjë e ka bërë më mirë nga të gjitha , ka qënë pelivan për të ruajtur bythën e tij .
Behari s’ka bërë diplomaci , diplomacinë e bënte tjetërkush, Behari ka qënë një shërbëtor i zellshëm në fushën e diplomacisë , ka qënë një peqe-lepe i verbër në marrëzitë diplomatike dhe politike të shokut Enver dhe prandajë s’i hyri një gjëmb në këmbë .
Koston e kësaj diplomacie, medemek të madhe , e paguam shtrenjtë , shumë shtrenjtë , ne populli !
Hartim më të bukur s’ke ku ma gjen… Ndryshe nga shoku Behar që i skuqte mitë e mirë fletërrufetë, ke fletudhkat e shojut Nashk ddhe me qiri në dorë të kërkosh s’e gjen që s’e gjen dot një “kritikë letrare”. Llustrot janë krakteristikë e profesorave..Thoni ta ketë përlarë honorarin?
Pr.Dr.Nasho Joraqi, me te lumte ajo mendie komanduar ate PENE, sa keni shkruajtur per ate Figure te rralle; se PARI INTELEKTUAL ATDHETARE,si BEHAR Shtylla. Fatmiresisht, si bir nga Zavalani Dangellise Naimjane*, ate figure, ndiere e NJOHUR ne moshe te rre,prinderit sa daillaret,*nkuar*si nder te vecantet,lene mbresa si udheheqes,vecanerisht ne maredheniet me jashte. Ju bukur i paraqisni BEMAT e Tij, i nderuar Nasho Jorgaqi, patur fatin,njohur njerzit e tij,deri shoke klase,sa koege mesuese,mes Tiranes….
Si 84 vjecar,nje jete mesues ne Tirane,EMRI i tij me IMPENJONTE,patur fatin dhe degjuar ne takimeaktivitetesh ne Tirane,sa nga fisi i tij shoke shkolle ne vite 50-60.(deri sot ne emigracion, nga fisi shtylla…*Bashkevuajtes*pas viteve 90t).
Me vjen keq sa ndot,per dy komentuesit me lart,per kete figure,vertet EMBLEMATIKE te DIPLLOMACISE sone,flasin keq.Jo vetem per Ate,po tere fisi*SHTYLLA* dallohej,per atdhetarzem e drejtesi.(flas per brezin tim)
I perjetshem kujtimi i tij.
Miresi PASARDHESVE te brezave pasardhes sa ne Tirane dhe ne Korce.
*Pasuesi veteran* 84 vjecar..nga tej oqeani..aktualisht.
.Pr DR,Nasho Jorgaqi ju prifte shendeti e PENA.
*Pasuesi VETERAN*
Guri Naimit D.
RESPEKT PROFESOR NASHO JORGAQIT.Behar Shtyllen,e kam njohur nga afer,ne PekinIshte Ambasadori i Shqiperise,por njeri shume i thjeshte dhe i hapur.Mund te kujtoj,tre raste te vecanta.Ne nje takim te lire,na ka folur per Nolin,te cilin e vleresonte,por ne nje rast na tha se kur ishte takuar me te (Nolin) ne Boston,e kih pyetur,nese desheronte te kthehej ne Atdhe.Noli,nui i ish pergjigjur direkt,por duke i kujtuar se Shqiperia kishte ndryshuar ne shume drejtime,dhe se per te do ishte veshtire.Nder te tjera i kish dhene si shembull,se atje (pra ne Shqiperi) mendonte se nuk do vleresohej,duke i permendur si rast perkthimet e tija,qe sipas tij,nuk do vleresoheshin,si ketu (ne Amerike).Ne nje rast tjeter,ishim une me nje shokun tim,ne zonen tregtare te diplomateve,ne Pekin.Atje takuam Ambasadorin,me te birin ,i cili ishte permiresuar shume dhe hecte mire natyrisht me nje shkop,djale i shkelqyeri.U bashhkuam te katert dhe mbasi mbaruam,perse kishim shkuar ,po dilnim nga dyqani.Ne ate kohe,shohim qe po vinte per ne te njenjtin dyqan,zotin Bush (i vjetri),ne ate kohe,Shef i Misionit Amerikan ne Pekin,i veshur vetem me nje xhakete sportive,me pantallona killota,futur ne corape te gjata ngjyre te verdhe,me kaskete,dhe sapo zbret nga nje biciklete,po ashtu e verdhe,me rrota te vogla.Mori pak djathtas,per te na lene neve te lire,kalimin.Ndoqa me shume vemendje reagimin e te dyve.Kuptuam se njiheshin (besoj nga afer),sepse te dy vune buzen ne gaz dhe secili hoqi kapelen (Zoti Shtylla kapelen republike,ndersa zoti Bush-i vjetri,kasketen me kuadrata sportive),ne shenje pershendetje,qe na u duk shume njerezore,e mbas nje stopimi te shkurter,vijuam rruget tona.Ndohta, zoti Behar,na kuptoi mire interesimin tone,per kete “ndeshje”-pershendetje dhe thjesht na tha:Eshte njeri shume i thjeshte Dhe per cudi mbas disa diteve ,ne Pekin erdhi delegacioni amerikan m,e Fordin,ne krye,i cili,ne fund te vizites,e morri Xhorxh Bushin e vjeter me vehte ne amerike.Mbas tre-kater diteve,gazeta Hsinhua,jepte njofimin se Xorxh Bushi,ishte emeruar Shefi i CIA..Nje rast tjeter,ne festen tone kombetare,qeveria e Kines,shtroi nje darke,ne sallen e madhe te pritjeve.Ne tavoline ,kishim edhe te ftuar te ndryshem,si diplomate.Nder ta ishte nje diplomat Afrikan,i cili kishte shume respekt per Behar Shtyllen dhe fliste me shume superlativa per te.Na tregoi nje rast kur ambasadori i tij afrikan,kishte nje darke,per festen e vendit te tij dhe nder shume te ftuar ishte edhe zoti Behar,qe sipas diplomatit,ambasadori i tij e vleresonte shume dhe e kish ulur ne krah te tij.Te ftuarit,folen te gjithe,duke uruar per festen.Ambasadori juaj,-tha diplomati,pervec urimit,foli edhe per disa zhvidhime pozitive,qe kishin ndodhur ne vendin afrikan,por nuk la pa pergezuar edhe kuzhinjerin (qe ishte francez),per nje gatim teper karakteristik francez,te cilit ne fund i beri edhe nje “verejtje”te vockel,duke i thene se ne France ne kete gatim,perdoret kjo (emeri i zarzavatit nuk me kujtohet),por kuzhinjeri,e ka pershtatur,kete tjetrin qe perdoret ne Kine,pasi ajo e frances nuk gjendej ne Kine.Ambasadori afrikan,teper i habitur,per keto verejtje (qe kushinjeri i tij,edhe ai i habitur)per gatimin,por sidomos nga ato te dhenat per vendin afrikan,u cua ne kembe dhe me njepothuaj si thirrje cudie tha:Une jam ambasadori,por te dhenat qe mesova nga zoti Shtylla,nuk i di,dhe per nje moment mendova,se mos Zoti Shtylla eshte ambasadori i vertete i vendit tim,qe ditkrka shume me teper se une.Dhe duke qeshur me ze te larte,e falenderoi dhe pershendeti ambasadorin tuaj-perfundoi diplomati afrikan.Ndersa me ambasadorin Dr. Sokrat Plaka,jam takuar ne ambasaden tone ne Beograd (ku ai ishte ambasador)dhe ne nje nga takimet shume te aferta me te,nder te tjera na foli edhe per Behar Shtyllen.Duke e vleresuar shume,tha se Behari,ishte i pari qe kuptoi se politika boterore,ne ate kohe qe ishte ne Kine,zhvidhohet ne Pekin.
zoti Katiu !
qenkeni shume i zgjuar duke e kapur problemin..hallall
.sepse te gjithe bashkpuntoret e Enverit po dalin brilante si puna e Behar Shtylles kurse Enveri qe udhehoqi shtetin midis tyre dhe dipllomacia mbahet akoma ne hije deri ne perdhosje..
.
Nuk jam i prirur as te shaj as te lavderoj Enverin por Historine duhet ta pranojme sic ka ndodhur dhe TI JAPIM QEZARIT ATE QE I TAKON
,
kush ishte veprimi dipllomatik ne kohen e Enverit dhe Behar Shtylles qe ka lene gjurme te medha ne dipllomacine boterore
.
ndiqeni me poshte:
~~~~~~~~~~~
Enveri iku nga Kina se ata si thote nje komentues me lart kerkuan koridorin Rumani-Jugosllavi –Shqiperi..
.
Enveri u tregua largpames se ne 1978 u prishem me Kinen dhe ne 1982 filloi ankorimi ne RFGJ qe sic dihet nuk e arriti se nderroi jete
.
Nese ka merite planetare Enveri ajo eshte ndarja me neofashizmin sovjetik dhe lidhja me Kinen..
.
Do mbetet biznesi me I sukseshem ne bote ajo qe beri Enveri me Maon…sepse Kinezi I tha Shqiptarit me jap flamurin e lundrimit ne ajer det dhe toke…me ndihmo ne OKB dhe te jap c’te duash qe ne fakt ndihma kineze I kaloi 30 miljard dollaret
>>
Dy here Shqiperia ne kohen e Enver Hoxhes luajti ne skenen boterore si fuqi e madhe dhe fitoi me superfuqite:
Hera e pare kur u perlesh me Kryshovin ne 1960 ne strofullen e tij ne Moske qe me vone u pasua nga debimi i flotes ruse nga Vlora dalja nga traktati Varshaves dhe denimi i pushtimit te Cekosllovakise..Dhe ajo qe me habit pa mase eshte nje “menefrego” nje injorim deri ne poshtrim i ketij akti nga me brilantet ne historine njerzore..
..
Hera e dyte 1970-1971 eshte perballja ne OKB-New York me shtetin amerikan me dy rezoluta per Kinen njera shqiptare dhe tjetra amerikane dhe fitorja e Shqiperise sot stjudohet nga dipllomate dhe institute qe merren me politikat boterore..Mos harrojme se atehere ishte ne OKB Xhorxh Bush qe ishte me vone jo vetem drejtor i CIA-S por dhe President i SHBA…qe si duket nuk e harroi “inatin” e viteve 70′
Në arkivat e Pallatit të Qelqtë në Nju Jork. Prof. Dr., Giovanni Armillota, nga Italia, shkruan në njërin prej studimeve të tij se Shqipëria (“The International Journal of Albanian Studies”, Columbia University, New York, I, 1997, N. 1, Fall: 69-81 / ALBANIA AND THE UNITED NATIONS: TËO CASES SEEN FROM A DIPLOMATIC HISTORY PERSPECTIVE), qysh prej kësaj kohe u fut në marrëdhënie bilaterale shumë të ngushta me Kinën, dhe ishte ajo që përgatiti dhe paraqiti një seri prej tetë rezolutash, duke ia nisur nga viti 1964 deri në vitin 1971, kur Pekinit iu njoh e drejta të përfaqësonte Kinën në OKB.
Beteja diplomatike tetëvjeçare që Shqipëria bëri në Nju Jork nuk ishte e përqendruar vetëm në bindjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për njohjen e Pekinit si përfaqësuesi zyrtar i më se 700 milionë njerëzve që jetonin asokohe në Kinë, por së pari, që të zgjidhej edhe një çështje tjetër e rëndësishme, për sa i përket kësaj rezolute: një aneks në të, ku të sanksionohej se përfaqësuesi i popullit kinez edhe në Tajvan do të ishte tashmë jo Çang Kai Shija, por Republika Popullore e Kinës.
Më 15 dhjetor 1961, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së aprovoi një projekt të SHBA-së (nënshkruesit përfshinin edhe Australinë, Kolumbinë, Japoninë dhe Italinë) Rezolutën 1668 (XVI) që ftonte Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “të vendoste, duke u bazuar në nenin 18 të Kartës së OKB-së, se çdo propozim që kishte si qëllim të ndryshonte përfaqësimin e Kinës do të konsiderohej “një çështje e rëndësishme”. Kjo pra, theksonte tashmë faktin se një pranim eventual i mundshëm i R.P. të Kinës do të merrej vetëm “me një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve prezentë në votimin për këtë çështje”.
PËRPLASJET TIRANË-UASHINGTON
Debati ndezi një duel politik midis Tiranës e Uashingtonit, një debat që do të karakterizonte gati të gjitha fazat e operacionet e procesit të votimit me përpjekje e zell të madh nga të dyja palët. Kreu i delegacionit amerikan e mbronte projektin “çështje e rëndësishme” dhe e stigmatizonte Shqipërinë si anti-universaliste, duke nënvizuar refuzimin e Shqipërisë për të pranuar përfaqësimin e Tajvanit në OKB. Shqiptarët ishin kundër “Teorisë së dy Kinave” dhe pro asaj të “Një Kine e një Tajvani”.
http://www.gazetatema.net/2017/07/04/beteja-e-ashper-shqiperi-shba-ne-okb-intervista-me-ish-presidentin-george-bush-atehere-ambasador-i-shba-ne-okb/
.
Nuk ka gop some ne planet qe te mohoje thenien e antienveristit Indro Montaneli qe thoshte:
.
Kur ishte ne drejtim te Shqiperise
Enveri luajti si te ishte vend I madh.
.Ai bashkoi shqiptaret me shume se Skenderbeu
dhe eshte mire te mos hetohet si e beri se ai ishte dipllomat rrace qe e nxorri Shqiperine nga mesjeta ne nje nivel te mjaftueshem me boten..
…..
Pra nese Xhorxh Bushi (senior) kur ishte ambasador ne OKB ne vitet 70 thote tekstualisht:
.
…..Nese kalon rezoluta shqiptare ne OKB do ishte turp per Ameriken.. Nuk ka kadi apo demo te mbuloje lavdine jo vetem te Beharit por dhe cunit te Gjyles
Diplomacia e behar shtylles ishte kozmetika ftyres kriminale te juntes policore te rregjimit obskurantist te enver hoxhes,qe ja gjeje shokun vetem ne xhunglat e Azise dhe Afrikes.
Ti 1970 vazhdo te shesesh pordhe hypokrite,me lavdira primitive,demek yt ate la nam ne Moske,ja perplasi Hrushovit ne fytyre,,,
Hrushovi ishte njeri,,krijoi komunizmin me ftyre njeriu,,Yt ate ishte kafshe kriminale,Pol Pot,e coi popullin ne humbetirat Kamboxhiane,e beri kamp perqwendrimi ku sundonte uria dhe terrori.
Per keto luajti bukur enveri,moj cope mishi !