Për një nga veprat më antishqiptare të botuar nga historiografia ruse (II)

Ornela

Shaqir Vukaj

(Vijon nga numri i kaluar)

Selishçevi zë një vend të veçantë ndër shkencëtarët e huaj të ndikuar nga konceptet e vjetra të pansllavizmit, që kanë kërkuar me çdo kusht të zhvendosin vendbanimet e hershme të shqiptarëve nga vendbanimet e sotme ose ti ngushtojnë në maksimum.

Sipas tij, shqiptarët janë vendosur në tokat e sotme shqiptare mbas dyndjes së sllavëve, të cilët, siç shkruan ai, këtu kanë gjetur popullsi romane…

Duke u përpjekur të mbrojë tezën e tij, në kapitullin e dytë që i kushtohet këtij problemi, ai shkruan:

“Ku kanë jetuar në këtë periudhë të parët e shqiptarëve të mëvonshëm ne nuk dimë . Nuk ka të dhëna të padiskutueshme historike dhe linguistike për ekzistencën e paraardhësve të këtij populli në Shqipërinë romake dhe greke në shekujt e parë të erës tonë. Tek shqiptarët nuk ka gjurmë të lidhjes së drejtpërdrejtë me popullsinë e vjetër dalmatine. Të parët e shqiptarëve kanë jetuar diku larg detit…” (fq.50)

Më poshtë ai merret me dyndjet sllave në tokat shqiptare, ku ndërmjet tjerave shkruan:

“Në periudhën e shpërnguljeve të mëdha, në Shqipëri erdhën të shpërngulurit nga Veriu, ndërmjet tyre disa grupe romanësh danubianë.

Në shekujt VII-VIII në basenin e Bistricës Jugore, të Vjosës, Devollit, Shkumbinit dhe në rajonet e liqenit të Shkodrës u vendos një element i ri etnik – sllavët. Kushtet historike të kohëve të mëvonshme, përfshirja në përbërjen e shtetit bullgar dhe atij serb ndihmuan forcimin e elementit sllav në Shqipëri… Lëvizja në krahinën e Bistricës, Vjosës, Osumit, Devollit, u bë kryesisht nga jug-lindja, nga krahinat e Kosturit dhe Ohrit… ” (fq.50)

“Drejtimi tjetër i lëvizjes së sllavëve në Shqipëri – lëvizje më pak e rëndësishme u bë nga kufijtë e Drinit të Zi dhe u drejtua në basenin e Matit. Qendra e vendbanimeve sllave kanë qenë në dy anët e Drinit…” (fq.51)

Më poshtë ai shkruan:

“Drejtimi i tretë nga erdhën sllavët në Shqipëri – nga krahina e rrjedhjes së poshtme të Drinit të Bardhë në basenin që lidh Drinin (në drejtim të derdhjes së Drinit të Zi) drejt Valbonës… kaluan dhe në krahinën matanë Drinit dhe u drejtuan më tutje në perëndim. Në Drinin e Poshtëm drejt Kirit dhe në rajonin e liqenit të Shkodrës erdhën sllavët edhe nga Veriu…” (fq.52).

Më poshtë ai merret me historinë e këtyre tokave që u pushtuan nga bullgarët dhe u përfshinë në shtetet Bullgare, më vonë kaluan nën pushtimin e Bizantit dhe nga shekulli i XIII-të nën pushtimin e anzhuinëve. Tërheq vëmendjen fakti se ai nuk përmend askund elementin shqiptar në këto toka. Për herë të parë, sipas tij, shqiptarët, përmenden në fund të shekullit XIII, madje dalin në pah fuqishëm familjet e Topiajve, Arianitëve, Skurajve, Gropajve, Muzakajve, Dukagjinëve etj. që sipas Selishçevit “do të luanin rol të rëndësishëm në kohët e mëvonshme”.

Por si lindën dhe u forcuan këto familje shqiptare, dhe kryesorja, mbi ç’baza etnike e nga vinin, autori e kalon në heshtje, ashtu siç kalon në heshtje kryesoren, praninë e hershme të shqiptarëve në këto toka…

Tërheq vëmendjen mënyra si e shpjegon ai përhapjen e shqiptarëve. Sipas tij, për përhapjen e shtrirjen e shqiptarëve në Shqipërinë e Jugut deri në Epir e Thesali paska “ndihmuar” Car Dushani i Serbisë, në ushtrinë e të cilit, shqiptarët qenkan përfshirë me shumicë dhe mbas fitores së vitit 1348, ai i paska dhënë shqiptarëve tokat e pasuritë e arhontëve dhe stratotëve grekë…

Më poshtë, ai shkurtimisht përshkruan periudhën e pushtimit osman. Tërheqë vëmendjen fakti se kryengritjet e shqiptarëve kundër sundimit osman, sipas tij, janë bërë të gjitha nën ndikimin dhe me ndihmën e agjentëve të Italisë, Austrisë, Francës, Malit të Zi, Greqisë e madje edhe të Rusisë…

Duket i pa besueshëm vlerësimi dhe qëndrimi i tij ndaj lidhjes së Prizrenit, e cila sipas tij “ka sunduar në vitet 1878-1881”, kur shkruan se:

“Veprimtaria e kësaj lidhje ka pas rëndësi jo vetëm politike por edhe politiko shoqërore: ajo, në veçanti Komiteti i saj verior, ai i Prizrenit, i acaroi jashtë mase armiqësitë fetare në radhët e popullsisë, ngjalli fanatizmin mysliman në radhët e popullsisë që vareshin prej saj: ajo është fajtore për ato grabitje, zjarrvënie, përdhunime, vrasje që kanë ndodhur atëherë në Serbinë e Vjetër (Kosovë-shënimi im) dhe në Maqedoninë Jug-Perëndimore”  (fq.72).

Ashtu si politikanët e fuqive imperialiste dhe kalemxhinjtë e tyre të fushave të ndryshme historike, gjuhësore, gjeografike etj. edhe Selishçevi, për të mohuar autoktoninë e popullit tonë i vihet me forcë trajtimit të një problemi kyç, sipas tij, atë të pranisë së fjalëve me prejardhje sllave në gjuhën shqipe dhe toponimeve sllave në Shqipëri. Kuptohet që këtu ai është në fushën e tij, prandaj ai i kushton dhe pjesën më të madhe të librit, rreth 220 faqe.

Është e vërtetë se ne në gjuhën tonë kemi mjaft fjalë të huazuara nga gjuhët sllave, çka shpjegohet me pushtimet sllave, fqinjësinë me sllavë, bashkëjetesën në Perandorinë Osmane për afro pesë shekuj, marrëdhëniet e shkëmbimet midis popujve kufitarë etj.

Duke qenë se këto janë probleme të specialistëve të këtyre fushave, unë do të përpiqem shkurtimisht të jap disa mendime e shembuj, ku Selishçevi, për të vërtetuar tezat e tij mbi prejardhjen e vendbanimet e hershme tonat etj. abuzon edhe në këtë fushë.

Selishçevi përpiqet të vërtetojë se në trevat shqiptare është folur sllavisht, më vonë janë folur të dy gjuhët, dhe mbas “shqiptarizimit të sllavëve” është futur në përdorim gjuha shqipe…

Dhe këto ai i bën fakt të kryer kur shkruan se:

“Ndikimi sllav mbi shqiptarët është që nga kohët e hershme….Më vonë, me intensifikimin e marrëdhënieve reciproke midis sllavëve dhe shqiptarëve (nga shekulli XIV), në periudhën e gjatë të shqiptarizimit të popullsisë sllave, sllavët futën në ambientin shqiptar shumë prej zakoneve të tyre në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe shtëpiake. Bashkë me këto, në ambientin shqiptar u futën edhe fjalë sllave….Në atë periudhë, kur në Shqipëri ishte i përhapur gjerësisht përdorimi i dy gjuhëve, përdorimi i gjuhës sllave (që gjithnjë e më shumë po dilte nga përdorimi), në gjuhën shqipe u futën shumë fjalë nga e folmja sllave” (fq.141)

Më poshtë ai rendit shumë fusha të jetës që shqiptarët kanë marrë dhe futur në përdorim fjalë sllave. Kështu ai i merr me radhë, shtëpinë, pajisjet shtëpiake, bujqësinë, kopshtarinë, blegtorinë, bletarinë, peshkimin, zejtarinë, veshjet etj. Një nënkapitull të veçantë ai i kushton fjalëve me origjinë sllave që kanë hy në fjalorin tonë në fushat e administrimit social, administratës, gjobave, ruajtjes së rendit etj.

Në fund të librit ai jep dhe një listë me fjalët sllave që kanë hyrë në fjalorin e gjuhës shqipe. Por duke i parë me kujdes, shihet se ai fut në fjalorin tonë shumë fjalë që realisht nuk ekzistojnë në gjuhën shqipe.

Në fund të librit autori sjell një listë me rreth pesëqind fjalë sllave që kanë hy në përdorim në gjuhën shqipe (madje ai thotë se këto janë vetëm një pjesë, vetëm ato që ai i ka përmendur në libër)

Tërheqë vëmendjen fakti se nga fjalët që ai ka përmendur, rreth 115 prej tyre (rreth 22 për qind) prej tyre nuk figurojnë as në Fjalorin e Gjuhës së Sotme të Shqipes e as në Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe (Autor Kolec Topalli). Ku i ka gjetur këto fjalë e kujt i është referuar autori nuk del e qartë. Ndoshta në pakicat sllave që jetojnë në Shqipëri……

Pa u zgjatur me shumë shembuj do të përmend disa prej këtyre fjalëve: berdilate, bugat, bul’har, dobis, dobituke, domakin, fernshik, gërk, glanik, gulap, guverme, hobor, kalinetse, klopaske knez, korube, kutsh, kvashtke, leshe, letshe, lubanishte, lopar, lehte, lubenishte, magule, matshakon, matshor, mbot, novoje, ombor, pilin, plotni, podar, porsish, rop, rotar, sable, skan, stajan, strojnik, timnas, urok, vurvolak, zepana, zdrepi etj.

Duke ju referuar Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe, shohim se në gjuhën shqipe kemi mjaft fjalë të huazuara nga turqishtja, nga sllavët etj. siç ka ndodhur me të gjithë popujt. Bën përshtypje fakti se disa fjalë të huazuara nga turqishtja që bullgarët, maqedonasit e serbët i kanë në përdorim edhe sot e kësaj dite, Selishçevi shkruan sikur ne i kemi marrë nga sllavët. Ose edhe fakti se edhe ndonjë fjalë që sllavët e kanë huazuar nga gjuha shqipe, si për shembull fjala vatër apo votër, Selishçevi i quan fjalë sllave…

Autori i kushton një kapitull të veçantë “Veçorive të folmes sllave në Shqipëri”, ku përpiqet të analizojë nga ana gramatikore transformimin e fjalëve sllave në gjuhën shqipe.

Vëmendje të veçantë ai i kushton toponimeve sllave që kemi në trojet shqiptare e që realisht nuk janë të pakta. Autori pretendon se në të kaluarën ka pas shumë më tepër emërtime sllave, por që me kohë, me largimin e sllavëve dhe asimilimin e tyre, ato kanë ndryshuar dhe janë shqiptarizuar.

Kështu ndërmjet të tjerave ai shkruan:

“Në kohët e mëparshme të tilla qendra ka pas shumë më tepër: shumë emërtime sllave kanë dalë nga përdorimi nga humbja e rëndësisë së kësaj apo asaj qendre (rrënimi i fshatrave, largimi i popullsisë) si dhe nga ndryshimi i këtyre emërtimeve në shqiptare” (fq.201)

“Në afërsi të liqenit të Shkodrës, ka fare pak emërtime shqiptare: ku për çdo dyzet emra sllavë ka vetëm katër emra shqiptarë” (fq.202)

Në vazhdim, ai analizon një për një të gjithë rajonet e Shqipërisë së sotme, ku ka toponime sllave, për të vërtetuar atë që i kanë venë vetes si qëllim kryesor, të vërtetojë se “Shqipëria e sotme dikur ka qenë e banuar nga sllavë dhe shqiptarët janë popullsi e ardhur” por nga ku, autori nuk e di…

Siç kam thënë më sipër, në vitin 1932, drejtori i Institutit të Gjuhësisë i Moskës, Pr.Boçaçer e quante Selishçevin “Mbështetës i imperializmit bullgar”, madje linte të kuptohej se ai ka qenë “zbulues i regjimit caristo-borgjez”… Dhe jo pa baza. Ai e kishte studiuar mirë veprën e Selishçevit, i cili me veprat e tij “shkencore” përpiqej të mbronte shtrirjen e Bullgarisë pothuajse në ato kufij që Rusia Cariste kishte vendosur në Shën Stefan, në v.1878…

A.M.Selishçevi i ka kushtuar pjesën më të madhe të punimeve të tij Maqedonisë, përfshijë tokat shqiptare brenda saj, Kosovës e deri në thellësi të Shqipërisë së sotme….

Duke ndjekur këtë qëllim, ai krahas veprës “Popullsia sllave në Shqipëri” ka shkruar dhe “Popullsia bullgare e Pollogut-Shënime historike, etnografike dhe dialektologjike të Maqedonisë Veri-Perëndimore” (Botuar në Sofje në v.1929 dhe ribotuar po në Sofje në vitin 1981, në formë fototipi të botimit të parë), që konsiderohet ndër veprat më madhore të tij.

Shkencëtari bullgar, Jordan Zaimov, në hyrje të botimit të v.1981, shkruan:

“Kështu studimi i thelluar për Pollogun e bën librin e tij një lloj enciklopedie, deri në atë shkallë, sa çdo studim i ri për Pollogun duhet të fillojë patjetër nga ai, dhe duhet të konsultohet rregullisht me të……Përshkrimi i tij i të folmes së Pollogut jep mundësi që të hartografohen një seri dukurish dhe të ndërtohet sistemi i plotë i të folmeve bullgare në Veriperëndim të Maqedonisë”.

Pollogu është një ndër krahinat shqiptare të Maqedonisë, me sipërfaqe rreth 2500 km. katrorë dhe një popullsi rreth 310 mijë vetë, me kryeqendër Tetovën. Shumë udhëtarë e studiues të huaj e kanë quajtur Pollogun një ndër krahinat më të bukura dhe më të begata të Ballkanit.

Nuk është rastësi që Selishçevi i ka kushtuar një libër të veçantë kësaj krahine shqiptare, me popullsi dominuese shqiptare. I gjithë qëllimi i tij dhe i atyre që e kanë dërguar që në v.1914 në këtë krahinë, ka qenë për të “vërtetuar se kjo krahinë ka qenë dhe është bullgare”. Siç e thotë vetë autori në hyrje të librit “Vepra e propozuar i kushtohet studimit të një prej krahinave perëndimore të rajoneve etnografike bullgare” del qartë qëllimi i këtij punimi voluminoz.

Libri ndahet në disa kapituj e nënkapituj dhe konkretisht:

-Shënime gjeografike dhe etnografike të Pollogut

-Nga historia e Pollogut

-Veprimtaria letrare në Pollog

-Nga jeta e përditshme në Pollog

-Dialektet e Pollogut

-Tekste

Edhe ky libër përshkohet nga një frymë e theksuar antishqiptare, e mbushur me shprehje e epitete nga më ofendueset, që është vështirë të gjenden edhe në librat e botimet më antishqiptare. Duke u përpjekur të bëjë sa më bindëse akuzat e tij, krahas atyre që ai i thotë vetë, shpesh herë, fyerjet e shprehjet e ulëta që përdorë kundër nesh, ai i vë në gojë të tjerëve. Në krahasim me librin e sipërpërmendur, ai nuk shquhet për ndonjë gjë të re dhe në shumë raste autori përsërit ato që ka shkruar në librin “Popullsia sllave në Shqipëri”.

Siç e ka pohuar vetë autori në parathënien e shkurtër, i gjithë libri prej 439 faqesh përshkohet nga një qëllim i vetëm, për të vërtetuar se krahina e Pollogut dhe zonat përreth tij, janë bullgare dhe se shqiptarët që jetojnë në këto treva janë të ardhur vonë, madje disa prej tyre tepër vonë…

Në hyrje të librit ai shkruan: “Punimi që u ofrohet, i kushtohet studimit të njërit prej rajoneve perëndimore të krahinës etnografike bullgare”.

Që në kapitullin e parë, në “Shënime gjeografike dhe etnografike” ai përshkruan krahinën e Pollogut, e cila përfshin kryesisht luginën që shtrihet midis Kërçovës në Jug dhe malit të Sharrit në Veri, Malit të Rudokës dhe malit të Bistricës në jugperëndim, dhe malit të Thatë në Lindje. Në hartë, shihet qartë se brenda kësaj krahine ndodhen qytetet e rëndësishme, Tetova dhe Gostivari si dhe shumë qendra e qyteza të tjera shqiptare, me popullsi dominuese shqiptare. Nëpërmjet Pollogut, në të kaluarën kanë kaluar rrugë të rëndësishme që kanë lidhur Tiranën me Dibrën e luginën e Shkupit e prej aty deri në Konstandinopol. Autori e përshkruan Pollogun si një “ndër krahinat më të bukura të Ballkanit…dhe se luginat e Pollogut dhe Sharrit janë ndër më pjelloret e Ballkanit”.

(Vijon)

 

Share This Article
9 Comments
  • Shqiptaret bejne nje gabim trashanik qe mbajne emra toponimesh sllave edhe kur i dine emrat para sllave! Kjo histori do te perseritet vazhdimish nga keta “shkencetare” te fandaksur, qe si në proverbin e “gozhdes se Nastradinit” kerkojne te transformojne historine apriori, pa dokumenta, vetem duke u kapur pas emrave sllave, qe shqiptaret duhet ti zevendesojne me ato para sllave.

  • Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe jo afërsisht 2.870.000 banorë si deklaron Instati. Arsyeja për deklaratat e gabuara të Instatit për numrin e popullsisë së Shqipërisë është regjistrimi plotësisht i gabuar i popullsisë i 2011 që u bë nga qeveria e atëhershme e Shqipërisë dhe Instati. Në 2011 Shqipëria kishte afërsisht 3.550.000 banorë kurse qeveria e atëhershme e vendit dhe Instati deklaruan vetëm rreth 2.821.000 banorë dhe fallsifikuan të gjitha të dhënat për popullsinë e Shqipërisë. Edhe numrin e banorëve në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë e fallsifikuan. Për qytetin e Tiranës deklaruan vetëm rreth 420.000 banorë kurse në të vërtetë qyteti i Tiranës kishte rreth 530.000 banorë atëhere. Me qytetin e Tiranës është fjala për bashkinë e vjetër të Tiranës. Sot vetëm qyteti i Tiranës ka afërsisht 600.000 banorë. Me Farkën, Kasharin, Kamzën dhe Paskuqanin e ashtuquajtura Tirana e Madhe ka rreth 800.000 banorë. Për qytetet e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës u deklaruan vetëm mes 75.000 dhe 80.000 banorë. Por në të vërtetë këto qytete kishin secili rreth 120.000 banorë. Për qytetin e Durrësit u deklaruan vetëm rreth 115.000 banorë. Por Durrësi kishte në fakt rreth 150.000 banorë. Dihet që regjistruesit e Instatit që shkonin tek banorët për të bërë rgjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5% nuk është fare e vërtetë sepse në fakt është 65% për të gjithë vendin. Gjithashtu deklaratat aktuale të Instatit për numrin e popullsisë në vend janë plotësisht të gabuara sepse bazohen tek ai regjistrim i fallsifikuar.

    Në Shqipëri janë fallsifikuar pas 1990 qëllimisht çdo vit numri i lindjeve dhe numri i nxënësve nga qeveritë dhe Instati. Në 1990 numri i lindjeve në vend ishte rreth 82.200 dhe kjo ishte shifra e fundit e deklaruar saktë në vend. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 75.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe Instati deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit. Pas 2001 qeveritë dhe Instati i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 65.000 në vit. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ishte mesatarisht rreth 60.000 lindje në vit në vend. Për vitin 2018 Instati deklaroi vetëm rreth 29.000 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 65.000 lindje. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55% e popullsisë në 1990, 2,2% në 2001 dhe 1,7% në 2007. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ka qënë i qendrueshëm me 1,7% të popullsisë banuese në vend çdo vit.

    Dihet rënia e lindshmërisë në vend pas 1990 por jo aq sa deklarojnë Instati dhe qeveritë. Shqipëria e trefishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend në kontinentin europian. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën dhe Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në kontinentin europian. Edhe prandaj Shqipëria e ka sot këtë shifër po aq të lartë sa Italia, Franca, dhe Spanja dhe më të lartë se sa vendet e Ballkanit dhe të Europës Lindore. Edhe Instati e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë. Regjistrimi i 2001 ishte shumë më i rregullt dhe i saktë se sa regjistrimi i 2011.

    Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 560.000 kurse Instati dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 290.000. Edhe numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend është i manipuluar nga Instati dhe qeveria. Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që Instati dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2018 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 27.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 560.000 nxënës është afërsisht 1 me 20,7 kurse me numrin e nxënësve prej rreth 290.000 sa deklarojnë Instati dhe qeveria do të ishte rreth 1 me 10,7 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas Instatit dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e ka pasur edhe para 1990 rreth 1 me 20 këtë raport. Kaq lehtësisht hidhen poshtë gënjeshtrat e qeverive dhe të Instatit për numrat e banorëve, lindjeve dhe nxënësve në vend.

  • Shqipëria ka aktualisht rreth 1.350.000 emigrantë. Nga këta janë 630.000 në Itali, 470.000 në Greqi, 130.000 në SHBA dhe 120.000 në vendet e tjera të BE, Kanada dhe Australi. Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10.000 persona dhe kjo do të thotë që është shumë i vogël. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht. Shqipëria ka me emigrantët gjithsej afërsisht 5.250.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi afërsisht 4.263.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i fallsifikuar sepse Shqipëria kishte në 2008 afërsisht 4.550.000 shtetas dhe nga këta banonin rreth 3.400.000 në Shqipëri dhe rreth 1.150.000 si emigrantë në vende të tjera. Numrin e shtetasve qeveria e ka deklaruar për herë të fundit në 2018 nëpërmjet një publikimi të Instatit për diasporën e Shqipërisë me afërsisht 4.450.000 shtetas. Por edhe ky numër ishte i fallsifikuar.

    Emigrantët shqiptarë e kanë lindshmërinë në të njejtën përqindje prej 1,7% si edhe shqiptarët në Shqipëri. Këtë e vërteton numri i lindjeve të shqiptarëve në Itali që është rreth 10.500 në vit dhe këtë e thonë burimet zyrtare italiane. Edhe shumë media në Shqipëri i kanë shkruajtur këto shifra në artikuj, madje me shumë habi sepse nuk e njohin demografinë. Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati.
    Nga 1991-2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas dhe ktheheshin rreth 5.000 shtetas në vit. Nga Shqipëria emigruan në vitet e fundit dhe emigrojnë edhe aktualisht rreth 30.000 shtetas në vit dhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend. Në këto shifra nuk përfshihen azilkërkuesit sepse ata konsiderohen si turistë dhe kthehen gati të gjithë prapë.

    Numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi arriti para krizës në 2009-ën me rreth 550.000 persona numrin më të lartë. Për shkak të krizës në Greqi u kthyen në Shqipëri rreth 150.000 emigrantë në vitet e më pasme.

    Janë thjeshtë gënjeshtra të pabaza shifrat më të larta se kaq ose madje edhe deri në 1 milion për numrin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Shumë nga ata që deklarojnë shifra të tilla nuk kanë fare njohuri për numrat e emigrantëve ose e bëjnë qëllimisht për të treguar sa shumë emigrantë janë në Greqi dhe kështu duan ta lavdërojnë Greqinë për pranimin e kaq shumë emigrantëve. Por Greqia nuk është fare për t’u lavdëruar dhe nuk ka asnjë meritë për këtë. Që prej shumë vitesh Italia e ka kaluar Greqinë për numrin e emigrantëve shqiptarë.

    Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç deklarojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe Instatit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit dhe ta ulin shtimin natyral të popullsisë në Shqipëri. Por politikanët, mediat dhe Instati kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të fallsifikuara sepse Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe ka domethënë më shumë banorë se sa në 1990. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe vendet ballkanike kanë shtim negativ natyral të popullsisë dhe që domethënë humbje të popullsisë.

  • NË KOSOVË JETOJNË 3.100.000 SHQIPTARË, NDËRSA NË MAQEDONI 1.400.000 DHE SHQIPTARËT JANË KOMBI MË I MADH NË BALLKAN says:

    Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qëllimisht vetëm rreth 1.620.000 dhe duket qartë që është një mashtrim i qëllimshëm sepse ky numër është gati i njëjtë me numrin prej afërsisht 1.596.000 shqiptarë që u deklarua në regjistrimin e 1991 në Kosovë por ai regjistrim u bojkotua nga shqiptarët. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë që domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000 individë. Regjistrimi i 2011 është aq qesharak sepse numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua gati aq sa u deklarua në regjistrimin e 1991. Në fakt ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike.

    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.. Në 2002 në Kosovë banonin afërsisht 2.400.000 shqiptarë.

    Dihet që në të gjitha regjistrimet në kohën e pushtimit në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 dhe 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Sanxhak dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë. Aktualisht në Kosovë banojnë rreth 3.100.000 shqiptarë.

    Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.500.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanda dhe Australi. Këtu nuk përfshihen shqiptarët në Turqi sepse ata janë asimiluar në masë të konsiderueshme dhe nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.600.000 shqiptarë.

    ***

    Në regjistrimin e popullsisë në 2002 numri i shqiptarëve në Maqedoni u deklarua afërsisht 509.000. Por në të vërtetë ishin afërsisht 1.050.000 shqiptarë në Maqedoni. Shqiptarët janë aktualisht afërsisht 1.400.000 banorë në Maqedoni. Numri i sllavo-maqedonasve është afëtsisht 1.100.000 por nga këta janë afërsisht 200.000 shqiptarë që nuk deklarojnë etninë e tyre të vërtetë dhe janë shumë të asimiluar. Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 55% shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët kanë qënë edhe shumicë absolute e popullsisë në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61% shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.
    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.

    Minoritetet e tjera janë afërsisht 200.000. Nga minoritetet e tjera janë afërsisht 75.000 që deklarohen turq por nga këta janë afërsisht 60.000 shqiptarë dhe ata dinë edhe shqip. Numri i popullsisë në Maqedoni është gjithsej afërsisht 2.700.000 dhe nga kjo popullsi rreth 1.400.000 janë shqiptarë dhe deklarohen hapur shqiptarë. Shqiptarët janë me rreth 52% shumica absolute e popullsisë në Maqedoni dhe Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Shqiptarët kanë afërsisht 15 vjet që janë bërë përsëri populli më i madh në Maqedoni. Nga Maqedonia janë gjithsej rreth 250.000 emigrantë shqiptarë edhe kjo domethënë që shqiptarët e Maqedonisë janë gjithsej rreth 1.650.000 me emigrantët e tyre. Nga të gjithë nxënësit në Maqedoni afërsisht 70% janë nxënës shqiptarë. Në Maqedoni numrat zyrtarë të deklaruar të nxënësve shqiptarë gjithmonë kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht ashtu si kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht edhe numrat e banorëve shqiptarë dhe numrat e lindjeve të shqiptarëve.

    ***

    Në Luginën e Preshevës banojnë afërsisht 180.000 shqiptarë dhe jo rreth 100.000 si deklarohet. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Luginës së Preshevës janë rreth 250.000. Shqiptarët në Mal të Zi janë rreth 80.000 dhe jo rreth 30.000 si deklarohet qëllimisht gabim nga Mali i Zi. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Malit të Zi janë rreth 120.000. Këta janë vetëm ata që deklarohen shqiptarë.

    Shqiptarët janë, duke mos e llogaritur Rumaninë, kombi më i madh në Ballkan. Gjithsej shqiptarët janë afërsisht 9,2 milionë individë në Ballkan. Me emigrantët shqiptarët janë afërsisht 11,8 milionë individë.

    Në këto shifra përfshihen vetëm ata që deklarohen shqiptarë. Me arvanitët dhe shqiptarët e tjerë në Greqi këto shifra do ishin shumë më të larta. As shqiptarët e Turqisë nuk përfshihen në këto shifra. Në krahasim me shqiptarët kombet e tjera të Ballkanit janë shumë të vegjël. Në Ballkan vetëm shqiptarët kanë shtim të popullsisë kurse kombet e tjera kanë humbje të popullsisë. Shqiptarët ishin deri në krijimin e shtetit grek nga arvanitët në fillim të shekullit të 19 kombi me popullsinë dhe territorin më të madh në Ballkan sepse edhe arvanitët deklaroheshin hapur shqiptarë.

    Shumica e shqiptarëve që banojnë në Çamëri, Artë, Janinë, Konicë, Follorinë, Kostur, Grebene dhe Meçovë e flasin gjuhën shqipe. Me ata janë afërsisht 10 milionë shqiptarë në Ballkan. Edhe shumë arvanitë e flasin gjuhën shqipe. Numri i arvanitëve është gjithsej afërsisht 5 milionë individë.

  • Para sllaveve zoti me comentin Niku Stambolli i Ismail Qemalit,i Frashellinjve dhe turqve te tjere ka qene Kostandino-poleos i Prijesit Epirote Jeorgios Kastriotis.
    Ka qene Agi Saranda greqisht dhe jo Saranda apo Santa Quaranta italusht,gia Sofia ne Stamboll,a qene Epiri Greke.dhe jo Albanistani i Myslimaneve dhe Katolikeve.
    Ka qene Ilyri dhe Epir dhe jo Albania.
    Ka qene Apollonios Epidhamnos jo Durazzo,ka qene Buthrotos jo Butrint.
    Eshte ceshtje Ndergjegje dhe respekti dhe jo servilizem.

    • Pse i publikoni ju te gazetes DITA komentet e ketij mut muti gjoja grek?

    • Pellazgos, ti nuk e njeh historine dhe i ben lemsh te gjitha. Natyrisht si i semure filogrek hedh tollumbace dhe kujton se te tjeret ti pertypin dokrat e tua. Ti edhe shqipen e shkruan gabim: ” prijesit epirote Jorgios Kastriotis”. Ore grekafonis je në metro apo nuk je, Greqias nuk quhej Greqias por Hellaqis, dhe ishte vetem pjesa jugore, Athinaqis dhe Peloponaqis, te tjerat nuk ishin gregaqis.

    • Shqiptarët kanë qenë dhe do jenë në trojet e tyre përherë sado të përpiqen sllavet turqit e ruset ti tjetërsojnë sa për pellazgon është një që shkruan me pagesë kështu ajo që shkruan nuk ka asnjë vlerë … harron që për një votë të shitur siç është shitur ai vetë ajo që quhet Greqi sot do fliste shqip sepse popullsia shumicë në atë vënd është shqiptare …

  • Shqipëria dhe shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë kanë shtimin natyral të popullsisë më të lart në Europë. Gati të gjitha vendet e tjera të Europës kanë humbje të popullsisë dhe vetëm pak vende si Franca, Anglia dhe Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë. Të gjithë artikujt e OKB, BE dhe organizatave të tjera që deklarojnë sikur Shqipëria ka pakësim të popullsisë dhe do ngelin vetëm afërsisht 1 milion ose edhe më pak banorë në vend janë thjeshtë gënjeshtra. Me këto gënjeshtra kërkohet të arrihet ulja e shtimit natyral të popullsisë së Shqipërisë dhe shtimi i emigrimit jashtë vendit. Shqipëria ka aktualisht gati 4 milionë banorë rezidentë. Shtim të njëjtë natyral të popullsisë si Shqipëria e ka Turqia por ky vend është gati plotësisht në Azi dhe jo në Europë.

    Në përgjithësi bëhet një propagandë shumë e keqe në mediat shqiptare kundër Shqipërisë duke e deklaruar gabimisht si “vendin më të varfër në Europë“. Duhet ta dinë të gjithë se “vendi më i varfër në Europë“ është Moldavia dhe pastaj vinë Ukraina, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe Bjellorusia. Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto (GDP) për banor aq sa e ka edhe Rumania. Shqiptarët janë mesatarisht më të pasur se sa janë mesatarisht banorët e këtyre vendeve të përmendura. Nëse prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë nuk do kishte rënë gjithsej me rreth 41% në 1990, 1991, dhe 1992 për shkak të shkatërrimit të konsiderueshëm të industrisë, fabrikave dhe gjithë ekonomisë. Shqipëria do e kishte sot prodhimin e brendshëm bruto real për banor aq sa e kanë Italia, Spanja dhe Çekia sepse Spanja dhe Çekia e kanë arritur prodhimin e brendshëm bruto real për banor të Italisë.
    Instati dhe qeveritë i kanë fallsifikuar pas 1990 të gjitha të dhënat për ekonominë e Shqipërisë ashtu siç i kanë fallsifikuar edhe të gjitha të dhënat për demografinë e Shqipërisë. Në 1975 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja dhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me

    prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.

    Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.

    Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.

    Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik. Sot në Shqipëri të ardhurat mesatare janë njëjtë si në Rumani. Shqipëria dhe Rumania i lënë pas Bullgarinë, Moldavinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit që nuk janë në BE. Në Shqipëri duhet ta dinë që vendet e tjera ballkanike kanë gjithashtu shumë emigrantë. Bullgaria ka afërsisht po aq emigrantë sa Shqipëria. Kurse Rumania ka afërsisht 3,5 milionë emigrantë që është një numër shumë i madh emigrantësh.

    Arsyeja pse Shqipëria ka afërsisht 1,35 milionë emigantë është afërsia gjeografike me Italinë dhe Greqinë. Aktualisht Shqipëria e ka prodhimin e brendshëm bruto më të lart se sa Greqia por të ardhurat dhe niveli i çmimeve në Shqipëri janë mesatarisht më të ulëta se sa në Greqi. Nësë qeveria e Shqipërisë do i rriste të ardhurat në nivelin e të ardhurave në Greqi ose edhe më shumë nuk do Shqipëria nuk do kishte emigrantë në Greqi. Bullgaria dhe Maqedonia janë gjithashtu vende fqinje me Greqinë por kanë shumë më pak emigrantë në Greqi. Arsyeja për këtë është që Greqia ka qendrime armiqësore ndaj këtyre vendeve dhe kundër Bullgarisë ka bërë edhe luftra. Edhe kundër Shqipërisë ka bërë luftra Greqia. Por shqiptarët në përgjithësi nuk janë aq shovinistë sa popujt e tjerë të Ballkanit. Si gati të gjitha vendet e Europës dhe të Ballkanit edhe Greqia ka humbje natyrale të popullsisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *