Për një rruge më shumë se 120 km

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Dita! Me rradhët që vijojnë, dua të sjell në vëmendje të organeve të reja të qeverisë së z.Rama, posaçërisht të ministrisë së Transporteve mbi mundin dhe shqetësimin e një komuniteti të tërë që shtrihet në dy anët e rrugës së dikurshme nacionale Berat-Tërpan-Buzë-Ballaban, respektivisht fshatrat Drobonik, Zhitom, Tërpan, Teman, Tozhar, Paraspuar, Corogjaf, Rehovë, Zhapokik, Gllavë, Selckë, Buz, Arrëz, Shalës, Bubës, Ballaban. Është fjala për një rruge më shumë se 120 km që lidh gjysmën e Jugut, që prej vitesh në tërë këtë segment nuk punon  asnjë punëtor, asnjë mjet. Qeveria Berisha diskriminoi këtë popullsi të mrekullueshme. Ai jo vetëm s’e bëri më mirë, por s’e mbajti as në gjendjen që e gjeti në vitet ‘90. Është e tepërt të theksoj më vështirësitë që has ai komunitet, disa viktima janë ndarë nga jeta në moshë të re. Të shpresojmë për më mirë. Nga Xhevdet Cora.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *