Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E dashur “Dita”! Me sa di unë, në Oslo, pikërisht në çdo 10 dhjetor, nuk jepet vetëm “Nobel”-i për Paqen, por edhe “Nobel”-i për Letërsinë, fituesi i të cilit, tradicionalisht, i bëhet me dije publikut të mbarë botës në orën 13.00 të së enjtes së dytë të muajit tetor. M’u duk si një lapsus në rubrikën “E vërtetë apo jo?”. Gjithë të mirat nga një libërdashës!
Redaksia: Faleminderit për ndërhyrjen i dashur lexues. Por jo, nuk është lapsus. Edhe faqja zyrtare e Nobelit sqaron se të gjithë çmimet Nobel jepen në Stokholm, me përjashtim të atij të Paqes që zakonisht jepet në Oslo.
