Për pak relaks në këtë kohë zie!

J L

Sekreti i bukurisë

Zoti të bëri për vete,

Të hodhi në sy dy dete

Dhe në gushë e kraharorë,

Nja dy male me dëborë.

 

Në botë, mos ishe tinë,

S’do ta njihnim bukurinë,

S’di si do ta mbyllnim synë,

S’do mësonim historinë.

 

Historinë e bukurisë,

Qëndisur prej Perëndisë,

Në flori e jo në letër,

Bëri ty e s’bëri tjetër.

 

Se dhe Zoti, që ësht’ Zot,

Si ti tjetër nuk bën dot,

As me ndihmën e profetëve,

Sot dhe në jetë të jetëve.

 

Kur të bëri Perëndia,

Tjetër, tha, nuk bëj si tyja,

Se tek ty u sos magjia,

Mori vulën bukuria.

 

***

 

Fjala ime s’ka fuqinë,

Për ty dhe për bukurinë,

Ndaj mundohem kos së koti

Sekretin ta di veç Zoti.

 

Punët e Zotit

 

Zot, o Zot i dashur,

Që kaq shumë të dua,

Cilat janë qëllimet,

Që më linde mua?

 

Natyrisht, s’më linde

Të jem shërbëtor,

Po përse s’më bëre

Një mbret me kurorë?!…

 

Askënd nuk do mbaja

Lidhur me zinxhirë,

Se unë jam, o Zot,

Një njeri i mirë.

 

S’do lëndoja kurrë

Njerëz të pafaj,

Se të jesh i mirë

S’ësht’ dhe aq kollaj.

 

Zot, o Zot i dashur,

Që syrin s’ma ndan,

Natyrisht, për mua

Ti e ke një plan.

 

Ti e ke një plan,

Si për çdo njeri,

Po punët e tua

Vetëm ti i di.

 

A.DUKA

Share This Article
4 Comments
  • Sigurisht që Zoti e ka një plan për ty o bejte! Për cilin Zot e ke fjalën? Për atë që thuhet se shtoi gjithë botën nga Adami dhe Eva? Akoma me këto broçkulla o bejte?! Nejse Zoti yt imagjinar e kishte një plan për Shqipërinë. 45 vite diktaturë kriminale e Enver Hoxhës ku edhe ti thoshe rroftë partia dhe shoku Perëndi Taras, dhe më pas 30 vite demokraturë, ku tani thua rroftë shoku EDver Rama, dielli i vatrave shqiptare! Vetëm me Zotin që s’ke lidhje ti o bejte! Me partinë po.

  • Breza viganësh nxori socializmi në ballë të luftës për demokraci ,për lir,jo vetëm të pushkës ,por flakadan në ushtri për shqiptari ,zë kushtrim poezie nxori poetin Arben Duka ,prej çarkut -trkëndëshin -dritë -edukim -shenjëtrim-ylli kuq për vllazrim ,lindi prej grykës -pushkës urugan në ushtri -shkrep si strallë me guxim në demokraci,brez viganësh në redaksi ,lumë moj gazeta Dita që të ka TY !……flamur -shqipe ,dritë e vërtetë ,jo kamelon ,zemër strallë ,besnik i Enverit.

  • Ti sot po flet për Zotin,
    thua je poet i vegjëlisë,
    je frut i prindërve të tu,
    apo krijim i Perëndisë?

    Normalisht linde tokësor,
    ke teserën e partisë,
    ke qënë e je shërbëtor,
    s’ke kurorën e mbretërisë.

    Dikur për mua thoshe,
    se isha si një Krisht,
    për larot e maskarenjtë,
    isha kamzhiku natyrisht.

    Me mua qe si xhenet,
    e bukura Shqipëri,
    bëra shkolla e spitale,
    s’kishte drogë as kurvëri.

    Por unë e hoqa fare fenë,
    dënova e persekutova klerin,
    ti Dukë sot flet për Zotin,
    një komunist nuk e humb nderin.

    Për mua dikur thoshe,
    se më njihte mirë armiku,
    isha një burrë i vërtet,
    me tope prej çeliku.

    Kanë shpifur të tjerë për ty,
    për marrëdhënie pederastie,
    ishin shpifje dhe vetëm shifje,
    që nuk i besoj asnjë fije!

    Sipas teje ka thënë,
    Kadareja një të vërtetë,
    se burrat si unë,
    lindin një në 500 vjet.

    Ke thënë aq shumë gjëra,
    saqë shumë jam lebetitur,
    dhe dola në përfundimin,
    që me siguri ke lajthitur!

    http://www.gazetadita.al/enveri-ne-mes-te-kembeve-kishte-dy-gjyle-celiku/
    http://www.gazetadita.al/o-enver-te-ishe-gjalle/
    https://dosja.al/marredhenie-homoseksuale-ne-komunizem-poeti-arben-duka-dokumentet-u-publikuan-nga-tufa-e-dervishi/

  • Ti sot po flet për Zotin,
    thua je poet i vegjëlisë,
    je frut i prindërve të tu,
    apo krijim i Perëndisë?

    Normalisht linde tokësor,
    ke teserën e partisë,
    ke qënë e je shërbëtor,
    s’ke kurorën e mbretërisë.

    Dikur për mua thoshe,
    se isha si një Krisht,
    për larot e maskarenjtë,
    isha kamzhiku natyrisht.

    Me mua qe si xhenet,
    e bukura Shqipëri,
    bëra shkolla e spitale,
    s’kishte drogë as kurvëri.

    Por unë e hoqa fare fenë,
    dënova e persekutova klerin,
    ti Dukë sot flet për Zotin,
    një komunist nuk e humb nderin.

    Për mua dikur thoshe,
    se më njihte mirë armiku,
    isha një burrë i vërtet,
    me tope prej çeliku.

    Kanë shpifur të tjerë për ty,
    për marrëdhënie pederastie,
    ishin shpifje dhe vetëm shifje,
    që nuk i besoj asnjë fije!

    Sipas teje ka thënë,
    Kadareja një të vërtetë,
    se burrat si unë,
    lindin një në 500 vjet.

    Ke thënë aq shumë gjëra,
    saqë shumë jam lebetitur,
    dhe dola në përfundimin,
    që me siguri ke lajthitur!

    http://www.gazetadita.al/enveri-ne-mes-te-kembeve-kishte-dy-gjyle-celiku/
    http://www.gazetadita.al/o-enver-te-ishe-gjalle/
    https://dosja.al/marredhenie-homoseksuale-ne-komunizem-poeti-arben-duka-dokumentet-u-publikuan-nga-tufa-e-dervishi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *