Për PD-në e ca lepuj

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Koli J. Dano

Po vjen “dimri” pranveror,
Për PD-në e ty o Bashë,
Cikm’ e hidhur ky qershor,
Të fut drithmat gjer në palcë!

S’të mbron dot as “jeleku”,
Dhuratë nga gjysh faqeziu,
Se të ngrin tepeleku,
“Jugë e Bardhë” – brisk veriu!

Se në besë keni prerë
Një popull zyrtarisht,
Dëgjo xhaxhin: ik me nder,
Se pastaj… ka dhe gisht!

Ndaj Qershori dhe votuesit
Seriozisht të bëjnë me dije:
Një milion do jenë ndëshkuesit
Dhe Salushi nën hije!

Tjetër s’gjen në tokë buke,
Si gërdallin kuqalash,
Do kuisin “qen” e “buçe”:
“Pije detin” o Lulash!

Kur dëgjojmë s’na vjen mirë,
Po meraku s’na ha shumë,
S’do të themi lamtumirë
Pa shteruar dhe një lumë!

Se s’do ketë xhongler Ristan
Që vijn’ e kuqe të kalosh,
As dhe desh për kurban
Që PD-së drekë t’i shtrosh!

Ndaj o lepuj iu zu cerma
Nga 21 Qershori
Dhe kur nga ju në bulevarde
Katër plumba “NËNA” mori!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *