Për personat me aftёsi tё kufizuar

anazapta

Letër e nënshkruar

Jeton Mucollari

Jo vetёm nё Pogradec, por edhe nё tjera qytete, tё pakta janё ato ambiente publike qё ofrojnё infrastrukturё tё pёrshtatёshme pёr lёvizjen e personave me aftёsi tё kufizuar. Pёr shkak tё shkallёve, nuk mund tё hyjnё nё zyrat e disa bashkive, druaj tё them por ndoshta edhe nё ndonjё ministri, nuk mund tё shkojnё nё bankё tё tёrheqin pagesёn e paaftёsisё, nuk mund tё shkojnё nё shkollёn e detyruar 9-vjeҫare, ciklet e tjera s’do ishin luks, por domosdoshёmёri pёr t’u integruar nё shoqёri, nuk mund tё marin njё ҫerfetikatё nё zyrat e gjendjes civile, nuk mund tё shkojnё nё bibliotekё, nё teatёr, stadium etj. Nё komuna gjendja ёshtё edhe mё keq, ndёrsa nё fshatrat rurale kёta persona mund tё quhen tё burgosurit e pafajshёm, pasi territoi I lёvizjes ёshtё vetёm brenda banesёs sё tyre. Nё kёto zona tё thella, nuk pёrjashtohen dhe raste qё pёr shkak tё mungesёs sё njё mjeti, persona paraplegjikё e tetraplegjikё, tё jetojnё pёr shumё kohё a pёr tёrё jetёn nё shtrat.

Share This Article
1 Comment
  • Nese do te shikosh e te konsiderosh nje qeveri-shiko trajtimin e kesaj shtrese ne nevoja te shumta.Nese nje vend nuk ka financa te mjaftueshme,shiko nese lejon shperdorimet me financen,pra si administrohet leku.Po te shikojme trajtimin e kesaj shtrese,veme re qe ka doreleshues qe shtojne numrin e te trajtuarve ne kurriz te atyre qe i takon.Shkurt-ka “te verber” qe nisin makina.Duhet kontroll i rrepte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *