Për plagjiaturën dhe problemet në sistemin universitar

Ornela
Paperwork

Intervista me Ilir Mborjan vijon nga dje (kliko KETU)

Dita: Veç heshtjes së institucioneve e titullarëve të tyre etj, për të cilën ju u ndalët dhe shpjeguat opinionin tuaj, vërehet edhe diçka tejtër disi e kundër më heshtjen: Nuk janë të paktë edhe njerëzit që poshtë të tilla statusve (që sipas jush – mbushur edhe me përmbajtje pornografike) të z. Agron Tufa në rrjetin social facebook  vërehen miratime me komente dhe “like”. Mes shumë “like” të bien në sy edhe ato të ish kryeministrit Aleksander Meksi, apo të ish ministrit të arsimit z. Myqerem Tafaj… Keni ju ndonjë koment për këtë?

Përgjigje: Nëse Aleksandër Meksi ka zgjedhur të mbajë anën e Agron Tufës, është i lirë që ta bëjë.  Po qe se e bën këtë nga pozicioni i ish-kryeministrit, mund ta mirëkuptojmë, se e dimë mirë cilësinë e moralit politik që përfaqëson. Aleksandër Meksi do të mbahet mend si njeriu që kur u vendos në krye të shtetit më ’91 VKM e pare që bëri është ajo që për privatizimin e gjithë pasurisë shtetërore nëpërmjet “Letrave me (pa) vlerë” vendoste që:”…Në bordet e privatizimit të ketë një anëtar të SHIK-ut (të PD nënkupto) dhe dokumentat e privatizimit të asgjësohen brenda vitit(!)… Me faktin se sa përfundoi në të vërtetë vlera reale e atyre“Letrave pa vlerë”, si kryeministër, z. Meksi do të mbetet në histori si njeriu që legalizoi dhe vuri në zbatim grabitjen më të madhe të pasurisë së shqiptarëve, grabitje që ia kalonte shumë fish edhe asaj që bënë Sudja, Xhaferri, Alimuça e co, të cilëve në fund, kur iku si e dimë të gjithë, iku duke ua dorëzuar atyre ekonominë e shtetit…  Por na merr mendja se, nëse ka mbetur sadopak ndërgjegje prej shkencëtari në personin e tij, ai e ka cenuar rëndë duke i buzëqeshur një plagjiatori si Agron Tufa. Nëse mbani këtë qëndrim miratues ndaj plagjiarizmit, i keni vënë një pikëyetje të madhe gjithë punës suaj e botimeve tuaja z. Meksi…

Ju më pyesni edhe për Myqerem Tafajin, shokun e Xhelal Mziut – ish ministrin e arsimit të Berishës, që për çudi (ose aspak për çudi në këtë kohë të marrëzishme) harron(?!) që e ka firmosur vetë më 2012 ligjin që duhet ta çonte pas hekurave plagjiatin Agron Tufa dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij. Ç’të them? S’kam fjalë të them… Po mund të më thotë kush: A ia vlen të merresh me ta e t’u kthesh përgjigje “intelektualëve të gavetës” së Sali Berishës?

Mund të dale kush e të më thotë: A ia vlen të merresh me ta e t’u kthesh përgjigje pa rënë në nivelin e Behar Gjokës, i cili, në altarin e miqësisë së tij me A. Tufën flijon ndërgjegjen profesionale dhe moralin intelektual (nëse i ka vërtetë ato) duke thënë që nëse ke shkruar ca libra letrarë që establishmenti i kritikës zyrtare i ka miratuar
atëherë, nuk është ndonjë mëkat i madh të ushtrosh plagjiarizmin, të vjedhësh tekstet e të tjerëve e t’i “shesësh” si të tuat. Agron Tufa, si Kadareja dikur ishte pedagog se ishte shkrimtar (si Agroni sot?!) Dhe pastaj të lë pa frymë kur nëpër rreshta konkludon se fajin e ka “narkotrafikanti” Edi Rama që ia futi Saimir Tahirit për shpërdorim detyre(?!)…

Hë pra! Sinqerisht ju pyes: E kuptoni ju këtë logjikë? Më thoni ju lutem: Mos kam lajthitur gjë unë e po i bie në qafë kot viktimës Agron Tufa?

Dita: Z. Mborja. Keni ndonjë mesazh konkret për të gjithë ata që heshtin apo, mbështetësit e tij me “like” në rrjetet sociale e më gjerë këtë skandal? Si do t’u drejtoheshit atyre?

Përgjigje: Vetëm atyre shokëve e miqve të Agron Tufës që janë pedagogë me tituj e grada akademike dhe që heshtin në mënyrë të turpshme për aktin e dënueshëm të plagjiarizmit, e theksoj vetëm atyre, do t’u drejtohesha kështu:

Zotërinj pedagogë! Zoti Rektor! Zoti Dekan! Zonja shefe e departamentit! Duke heshtur për plagjiarizmin e Agron Tufës, bëheni bashkëfajtorë të plagjiarizmit. I vini një njollë të zezë gjithçkaje që bëni aty në universiteti. I vini një pikëpyetje të madhe çdo gjëje që thoni si tuajën nëpër konferenca.

Por kombi shqiptar pret shumë nga bijtë e tij që punojnë nëpër universitete e institucione kërkimore shkencore.

Por nëse ju merrni rrogën që të mbroni hajdutët intelektualë, atëherë edhe ju jeni të dyshuar si të tillë. Po bëheni turpi i kombit.

 

Dita: Zoti Mborja! Ju lutem, mund t’i rikthehemi edhe njëherë, të përqendrohemi e të ndalemi më tepër tek intervista e para dy ditëve që dha z. Tufa e avokati i tij z. Cakrani  në TV FAX NEËS?

Përgjigje: Po . Intervista e Agron Tufës i ngjante një teatri kukullash me skenar infantil, mbushur plot me kundërthënie.

Ajo është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga vepra penale që ai ka kryer, është një përpjekje për t’iu shmangur  dënimit.

Në këtë farsë televizive që e etiketuan intervistë, nuk u dëgjua qoftë edhe një herë të vetme, qoftë edhe në formë aludive çështja e plagjiaturës së Tufës, për të cilën zien një opinion i tërë këtu e një muaj. Në shtënë e të mbyturit nuk zihet në gojë litari. Në bisedën miqësore me plagjiatorin nuk përmendet me gojë plagjiatura!

Po lënia në heshtje e problemit ulëritës të plagjiaristit Tufa është në të njëjtën kohë edhe pranim publik i plagjiarizmit. Ndonjëherë heshtja flet më shumë sesa fjalët… ( Apo jo, zoti Tufa?)

Nga njëra anë hiqet si viktimë e nga ana tjetër fryhet si luan.

Nga njëra anë hiqet si mbrojtës i së drejtës e nga ana tjetër kërcënon se do të hakmerret duke përdorur forcat e errëta, të cilat ai i quan “mistike”.

Nga njëra anë thotë se nuk denoncon në polici e as në prokurori, sepse e ka humbur besimin tek ato, dhe nga ana tjetër kërcënon nëpër rrjete sociale se për problemin e plagjiaturës po përgatit padinë. Janë këto pohime të thëna në praninë e një personi që ka licencën e avokatit dhe po ashtu, pohime të përforcuara nga ana e avokatit Cakrani. Kësaj i thonë edukatë juridike!

Ne e inkurajojmë dhe e nxisim Agron Tufën që t’u drejtohet organeve të drejtësisë, duke ushtruar padi, se edhe kjo pjesa juridike e problemit ka rëndësinë e vet. Atje do të tregojmë me fakte edhe më të forta jo vetëm  reale të krimit të tij intelektual, por do të thërrasim si të akuzuar edhe ata që i kanë dhuruar A. Tufës gradën e doktorit.

Le të ketë besim në këto organe ky plagjiator i paskrupull. Le të mos fshihet pas gishtit të vet e le të mos futë kokën në rërë si struci! Në vend që të pranojë publikisht plagjiarizmin, belbëzon në mënyrë halucinante “Më kërcënojnë me vdekje”.

Por e gjitha kjo i ngjan atij burri të anekdotës që kërcënonte se do të mbytej në lumë duke bërtitur “Mbamëni, se do hidhem!”…

Në intervistën tek FAX NEËS avokati Kujtim Cakrani, duke folur në emër të klientit të tij deklaron se Agron Tufa nuk bën denoncim në Policisë së Shteit, sepse nuk ka besim te kjo polici. Pra, nuk ka besim tek Policia e Shtetit, e këtij shteti prej të cilit është emëruar dhe prej të cilit merr rrogën! Çfarë po ndodh me këtë njeri, se me këtë logjikë fare të panjohur ose ne të gjithë jemi të çmendur dhe ai është predikues i një skeme të re logjike, ose ndodh e kundërta. Cili është shteti këtu dhe cilat janë strukturat paralele? Agron Tufa vepron si përfaqësues i një strukture paralele.

Tufa hiqet si trim, si hero, se thotë që “…do të luftoj komunizmin. Kështu më kanë mësuar prindërit.”. Por ai duhet të japë llogari për vjedhjen aspak heroike që ka kryer. Ai së bashku me shtatëshen e tij, që është fizikisht gjallë, por që nuk u bë e gjallë me gjithë akuzat për skandalin në të cilin janë përfshirë.

Ngjarja e plagjiarizmit të Tufës nuk është e veçuar dhe sidomos nuk është vetëm e Tufës. Ajo është një ngjarje domethënëse e përmasave skandaloze që ka marrë plagjiarizmi tashmë institucional. Plagjiarizmi i përkrahur dhe i frymëzuar nga komisionet shtetërore, nga Shehrajt e Rrokajt. Përderisa ata nuk bëjnë zë, heshturazi e kanë pranuar edhe plagjiarizmin e Tufës, edhe implikimin e tyre kriminal. Përpjekjet për akrobacirat heroike të Agron Tufës dhe të tufës së korruptuar të pseudoprofesorëve e pseudofilologëve (lexo: specialistëve të hajdutërisë intelektuale) nuk besoj se kanë për të kaluar në këtë mënyrë. Dhe nuk duhet.

Tufa guxoi në fund të intervistës dhe kërcënon se ka edhe ai një mbrojtje “mistike”. Guxoj edhe unë ta pyes: Cila është kjo “mistikë”, zoti Tufa?. E dimë që ti që i ke qejf shumë mistikat. As na tregon pak origjinalin e kësaj mistike, apo identitetin e kësaj force të errët, që ty të dhënka zemër?

Drejtuesi i emisionit nuk iu referua aspak faktit të skandalit të plagjiarizmit të Agron Tufëls. Mos hyn edhe kjo intervistë e sajuar, e qepur sipas standardeve të interesave të zotëri Tufës? Është tashmë e qartë se ky skandal është aq i qartë në ndërgjegjen e njerëzve e të opinionit, saqë asnjë shtirje nuk mund ta mbulojë.

As avokati i tij nuk mund ta mbrojë, dhe as drejtuesi i emisionit të Fox Neës, sado mëshirues qoftë ndaj mëkateve plagjiariste Tufës.

Dita: Në fund keni një mesazh më përmbledhës për z. Tufa?

Përgjigje: Zotit Tufa, shumë miqësisht mund t’ju them se në rolin e dyzuar mes trimit dhe viktimës që po luani, çdo ditë që po shkon po ju paraqet shumë qesharak në sytë e opinionin…  Muret që kërkoni të ngrini për t’u mbrojtur nga ballafaqimi me botën e përparuar dhe Perëndimit të cilit i drejtoheni për ndihmë janë shembur. Edhe Muri i Berlinit është rrëzuar. Kot i përmendni ambasadat e huaja dhe organizmat si OSBE, etj… Ato nuk marrin në mbrojtje hajdutët. As “OSBE”-ja, e as “Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut” nuk janë krijuar për të mbrojtur plagjiatët si ju…Ju z. Tufa (dhe fatkeqësisht jo vetëm ju!) keni një perceptim të gabuar për to, për muret, për tërmetet… Në pasqyrimin e shembujve që të solla më sipër me Rami Saari-n apo Aristotel Spiron, fajin që portetreti juaj përballë tyre del i deformuar, nuk ta ka pasqyra…  Dhe diçka të fundit: Për hir të miqve të shumtë të përbashkët dhe meqë e keni të vështirë të heshtni, përsëri shumë miqësisht ju rekomadoj: Mos luani as trimin e as viktimën! Ose, meqë jeni shkrimtar, po jua them duke përdorur metaforën: Midis rolit të “luanit” dhe “lepurushit”, zgjidhni këtë të dytin. Roli i “luanit” nuk ju shkon fare… Mor po, fare…

Dita: Faleminderit.

Ilir Mborja: Faleminderit dhe prej jush.

 

Share This Article
3 Comments
  • Ty t lumt ajo penë, zoti Ilir Mborja.
    Sa bukur e paske shkrujt
    “Le të ketë besim në këto organe ky plagjiator i paskrupull. Le të mos fshihet pas gishtit të vet e le të mos futë kokën në rërë si struci! Në vend që të pranojë publikisht plagjiarizmin, belbëzon në mënyrë halucinante “Më kërcënojnë me vdekje”.
    Por e gjitha kjo i ngjan atij burri të anekdotës që kërcënonte se do të mbytej në lumë duke bërtitur “Mbamëni, se do hidhem!”…”
    Ky rrenacaku Tufa vec llogje ka. Tash qi u provu se ka vjedh sa ka mujt asnji gja s’ mundesh me i besu.
    Je krenaria e ktij kombit, Ilir.

  • Bravo Ilir! Kjo skote banditesh e hajdutesh te neveritur na katandisen ne kete mjerim intelektual. Jane kaq te poshter e agresiv, sa gjithcka mund te pritet nga keto qelbesira.

  • O INFO ANALITIKE. ME QAFSH. MOS E LEN MASDORE ATE PUNEN E GJYQIT SE DUHET TI VEJ NE VESH KADARESE AJO QE SHKRUJTI PER TY PROF. DR. AKADEMIK BEHAR GJOKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *