Për portalin antikorrupsion të qeverisë

redaktor

A do të jetë përsëri Fullani guvernator?! Në të vërtetë gjithçka në këtë pyetje është hipotetike. Fullani, ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë është shkarkuar tashmë nga detyra, ai kaloi nëpër tri fazat e domosdoshme të gjyqësorit, sepse aq janë edhe shkallët e tij, u arrestua, pastaj e kaloi një copëz në arrest shtëpiak edhe tani gjykohet në gjendje të lirë.

Nesër, kur dosja e tij të mbyllet, sepse gjithçka po kopsitet, ai mund të shkojë edhe një herë në gjykatë për të kërkuar rikthimin e tij, dhe, nëse nuk i bëjnë vend në Bankën Qendrore, aty ku ishte, mund të jetë përsëri një drejtor i ardhshëm. Nëse nuk e keni harruar, kjo ndodhi edhe me Pangon e mbërtheckave, që pasi u shkarkua për “tre minuta” nga shefi i tij, i hyri gjyqeve dhe u kthye si një drejtor i rëndësishëm. Dhe për të mos shkuar aq larg, nëse ende e keni në mendjen atë darkën protokollare të presidentit shqupas në selinë presidenciale, ku njeriu i akuzuar edhe ende i pagjykuar, do të ishte njëri ndër të ftuarit e nderit.

Por unë fjalën nuk e kisha thjesht për Fullanin. Ai, kur gjen, mirë ia bën. Sa të jenë syleshë në drejtësi dhe të kapur fort nga ndjenja e frikës, sepse dosjet e tyre të fshehta janë bërë mal, jo vetëm Fullani, por dhe një mal me të tjerë, të kësaj rëndese korruptive e politike, ia bëjnë mirë shtetit që nuk i kap për veshësh dhe nuk i dërgon aty ku edhe e kanë vendin.

Korrupsioni është një temë e ditës. Bisedoja me një të njohur timin që operon në veriun e vendit dhe e pyesja se ku është ndryshimi mes atyre që ikën dhe këtyre që erdhën. Më tregoi disa nga gjërat që kanë ndodhur për të mirë, sidomos me TVSH, por kur e pyeta nëse edhe këta, të rinjtë, kërkojnë haraçin e tyre, ai krejt shkurt dhe pa u menduar më tha se “sigurisht, nuk e kanë dorën aq të rëndë, por e kanë hisen e tyre”.

Qeveria hapi këto ditë një portal antikorrupsion. Nuk është një gjetje e re, ndonëse kësaj here kujdesi për të fillimisht duket më i madh. Sipas asaj që tha shefi i qeverisë, në këtë portal do të punohet me dy ndërresa, do të ketë kujdes më të madh, shpërndarje e ndjekje të ankesave apo sinjalizimeve. Si thanë, në “rrjetë” ra edhe një drejtuese shkolle, e cila sa hap e mbyll sytë, u pushua nga puna. Diku- diku ra edhe një infermiere, por kjo edhe me zë e me figurë. Do të ketë edhe denoncime të tjera, në ditët e para mund të jenë më të shumta, më konkrete, pastaj, si ndodh zakonisht me ne, nëse do të shohin se fjala e tyre nuk kishte efekt konkret dhe nuk është diçka serioze, ata do të heshtin dhe do të tkurren. Unë do të doja të ishte gjithnjë e para, jo të kishim një valë “spiunimi”, por një denoncim të ashpër të një të vërtete, që dashur pa dashur, është bërë pjesë e zakonshme e jetës së përditshme.

Por portali qeveritar, sado i përsosur të jetë, nuk është hallka vendosëse. Ai bart denoncimin nga një njëri institucion në tjetrin, por nuk është hallka themelore e asaj që quhet kontroll financiar, i përditshëm, i rreptë dhe i saktë. Mund të denoncosh një shefe arsimi që për një vend pune kërkon edhe 5 mijë euro, dhe mirë bën, sepse është vënë në shitje gjithçka që mund të jetë e shitshme, deri edhe vlerat njerëzore. Mund të denoncosh një infermiere që merr 200 lekë si bakshish berberësh për një hapje porte apo një injeksion, gjë që të tjerëve u duket normale, por ajo që qëndron pas gjithë kësaj që duket nuk është as maja e majës së ajsbergut më të vogl të korrupsionit që ka ndodhur në këtë vend, dhe që ka shenjat e para që mund të përsëritet.

Ajo që ka ndodhur në 8 vitet e qeverisjes berishiane është e përbindshme. Është makabre. Në themelin e shtetit është vënë përçudnimi i pashoq i një tufe drejtuesish të lartë, të lidhur me pushtetin dhe me familjen kryeministrore, përmes së cilës kanë bërë çudira të paimagjinueshme për askënd në botën perëndimore. Jo vetëm kaq; shteti, përmes vendimeve qeveritare, ka lënë të hapur rrugën për pasurimin e njerëzve që i kanë shërbyer, sidomos në media, gjykatë, prokurori; ka krijuar një oligarki financiare mbi bazën e abuzimit në krijimin e ligjeve dhe të proçedurave që kanë përshpejtuar krijimin e një bande mafioze financiare, e cila, pasi e mësoi më shpejt se gjithë të tjerët se pushteti do të kalonte majtas, e filluan kthesën e tyre para 23 qershorit.

Portali qeveritar nuk ka mundësi të merret me këta zengjinë politikë e oligarkë, sepse pak vetë i dinë rrugët nëpër të cilat kanë shkuar grumbujt e pasurive të paligjshme ose të sanksionuara përmes ligjeve familjare. Kalimi i pushtetit ka qenë në elitën e tij, ai nuk ka ndryshuar asgjë në themelin e asaj që ka ndodhur, ose, më saktë, ka ndërruar vetëm imazhin e jashtëm, fasadën e saj. Nëse kanë ndërruar figurat thelbësore qeveritare, dorëzania e tyre është po ajo dhe, në fakt, shumë nga denoncimet e bëra gjatë fushatës elektorale për liçenca të pandershme që do të ndryshonin urgjentisht, për konçensione makabre që rëndonin mbi pasurinë e vendit, për oligarkë dhe mafia financiare të kapur fort pas pushtetit… pak ose aspak ka ndryshuar.

Portali qeveritar nuk është as hetues, as hallkë ligjore, as strukturë financiare. Ai është i dobishëm, sa kohë që është i vërtetë dhe merret seriozisht. Ai, më shumë se me të djeshmen katastrofike, do të merret me atë që mund të ndodhë, dhe duke qenë një shenjë e mirë e qeverisjes që kërkon të kontrollohet, në fakt lë pas vetes atë që duhej kontrolluar e ndëshkuar tashmë. Miliona euro janë dhënë, ta zëmë për një media proqeveritare, si TV Klan apo për një gazetë tejet politike si “55”, botues të ndryshëm kanë pasur përfitime të jashtëzakonshme nga qeveria, dhe e gjithë kjo mbi bazën e një vendimi qeveritar, i cili kishte krijuar një klauzolë të veçantë për të justifikuar këtë krim ekonomik. Të fshehur pas “kolegjiales”, janë bërë prapakena makabre financiare. Portali qeveritar nuk mund të zhbëjë ato, por strukturat financiare mund t’i bëjnë të flasin me vete.

Në të gjithë botën e civilizuar, mbi të cilën rëndon ligji, pyetja e parë në shfaqjen e një pasurie është: si fitove? Dhe kjo bëhet fillimisht nga strukturat financiare, të cilat të bëjnë të djersish sa të duket sikur je zhytur në një vaskë me ujë të ftohtë. Ata të kërkojnë gjithçka që duhet të kërkohet edhe në Shqipëri, që nga fitimet mujore, të zakonshme e të pazakonshme, të deklaruara ligjërisht dhe të vërtetuara, të bëjnë hesapin se sa ke mundur të kursesh dhe çfarë ke mundur të ndërtosh. Portali qeveritar nuk mund ta bëjë këtë dhe nuk është detyra e tij. Deri më tani, në asnjë nga lajmet e deritashme nuk kemi dëgjuar që një strukturë e posaçme financiare të ketë thirrur oligarkët shqupas për pasurinë që kanë vënë, dhe të vazhdojë edhe me liderët politikë socialistë. Ndërsa ne përplasim duart se u zu një infermiere duke marrë 200 lekë bakshish, supermilionerët shqupas dalin nëpër ekranet TV dhe pa asnjë droje akuzojnë, kur duhej të ishin të akuzuar. Dhe pasi e bëjnë këtë, shkojnë në vilat e tyre milionëshe, bëjnë kontrollin e bizneseve, të cilat askush nuk e di se si janë ngritur dhe askush nuk ia ka pyetur se ku i gjetën paratë… e më tej, një grup gjyqtarësh zgërdhihen nëpër dhëmbë kur dëgjojnë dokrrat portaliste, ndërkohë që nuk e dinë mirë se sa e madhe është pasuria e tyre.

Financa e sotme duhet të jepë shembullin e madh të gjurmimit të së vërtetës. Le ta nisë nga vetja, nga shefi i sotëm i qeverisë, që të marrin vesh edhe të tjerët se gjithçka është serioze dhe se do i shkohet deri në fund, ashtu si ndërtimeve pa leje.

Në fundin e vitit të shkuar shefi i tashëm i qeverisë shkoi të banonte në shtëpinë e tij të re, jashtë Tiranës. Ta gëzojë, nëse është hallall. Por ai e ka për detyrë të sqarojë dhe strukturat financiare e kanë për detyrë të kërkojnë të gjithë sqarimin e domosdoshëm për këtë shtëpi. Dhe jo me deklarata gojore, por gjithçka konkrete. Ai duhet të paraqesë vlerën e tokës që ka blerë, dhe sa i ka kushtuar, duke cituar edhe si është rreth e rrotull saj. Ai duhet të paraqesë dokumentet e domosdoshme për çdo harxhim që është bërë, si janë përballuar nga vetë ai dhe nga bashkëshortja e tij, që është një personalitet i respektuar; duhet të citojë pagesat që ka bërë dhe mbulimin e tyre, duke mos lejuar asnjë favor që është bërë në emër të qenies së tij në pushtet. Ato dokumente duhet të jenë publike, të hapura dhe të verifikuara.

Ky është edhe portali më i saktë qeveritar. Ndoshta pas kësaj strukturat financiare dhe të drejtësisë do të marrin zemër dhe të kërkojnë nga zonja Malltezi shpenzimet për vilën e saj në plazh, juniorit Berisha për vilat e tij dhe për modën dyqanore të bashkëjetueses së tij; Bashës, djalit politik të familjes për blerjet e jashtëzakonshme dhe pasurinë përrallore… e më pas, ose njëkohësisht, të bëjë edhe skanimin e njerëzve të rinj në drejtimin e shtetit.

Portali është një portë, por nuk është vetë porta. Nëse na duket i mjaftueshëm një portal, mos të çuditemi kur një fullanizëm i ri të vërshojë nëpër postet qendrore të shtetit dhe njerëzit do të bëjnë pyetjen dërmuese, “Ku ishte?”, për të dhënë vetë përgjigjen: “Hiç gjëkundi!”

Share This Article
21 Comments
  • Nuk u lodhe o zoti Bedri? Akoma nuk e ke kuptuar se e gjithe kjo eshte demagogji,aq sa dhe Europa po i thote;Mjaft me kongrese,per korupsionin,por denoini kush ka vjedhur; e kupton se vota e ketij mileti shkoi kot,sepse mareveshjet jane kopsitur midis PS dhe PD,me vite,me sere e radhe te vjedhen se askush nuk do ndeshkohet.
    Po ke ndonje mendje tjeter,ngri nje parti se ka shume intelektuale,parti te tipit SYRIZA,mblidhe 70% te popullit (mblidhe vegjeline,te shtypurit,te grabiturit,te injoruarit,ata qe u injoruan edhe nga Edvini) dhe udhehiqeni. Nese nuk ke mendere mos shkruaj me, se na merzitet,me keto konstatime qe po i mesojne dhe femijet.

    • Edi Rama pa denuar njerzit perreth teje qe jane bere bilionere vetem duke qene pushtetar asnjehere ske per te bere perpara dhe cdo gje ke ndertuar do rrezohet si keshtjelle rere ne breg te detit me dallgen e pare.

      Qe te ndeshkosh peshqit e medhenj qe ke perreth teje duhet reforma ne drejtesi.

      Boll u tulate dhe boll u ndruajte bej reformen ne drejtesi nje nate e me pare sepse perndryshe do perfundosh si komunizmi nje ide e mire qe nuk fuksionoi kurre ne realitet ne asnje vend te botes.

      Asgje nuk eshte me kritike se reforma ne drejtesi dhe futja ne burg e te gjithe gjykateseve qe kane rrejpur popullin. Te tjerat do rregullohen vetvetiu si me magji.

      Do rilindje urdhero ja sheshi ja mejdani.

    • Jam i te njejtit mendim. Dilni per zot atyre qe thoni dhe jemi te bindur per kete ne aftesite e zotesite tuaja, dhe bashke me shoke te tjere te DITA-s, do te gjendeni te rrethuar nga nje mase e jashtezakoneshme njerzish te thjeshte, qe vuajne me te vertete dhe kerkojne te behen ato qe thoni ju. Provoni te kerkoni mendimin e njerezve ne portalet tuaja, ashtu si beri A.Thano para ca ditesh me nje shkrim te vetin ne gazete, nese ka ardhur koha per nje SYRIZA apo PODEMOS ne Shqiperi, dhe do te shikoni per mbeshtetjen e gjere mbare popullore qe do te gjeni.
      Ne situata te veshtira e kushte te reja te krijuara nga drejtimi politik, lindin edhe forcat e reja politike, si djathtas, por me shume majtas, pasi shtresat qe vuajne me shume jane e majta, nje mase ne Shqiperi me mbi 70% te popullsise. Provojeni.

  • po aman mo Bedri, nuk u lodhe me keto shkrime plot parimore dhe gudulisese? Po pse mo, vertet do mjaftohen njerezit me keto “perkedheljet” e tua ndaj Rames &Co? Se je me te vertet i forte, si mendon se do beje transparence dhe lufte korrupsionit nje njeri qe sapo ka ndertuar nje vile qindra milioneshe ne Surrel? Ky do bej levizje parimore? Dhe ti beson se njerezit do te besojne atij dhe ty qe ben keto shkrime “partizance”? Po ik ore se le nam edhe ti, sa te paguajne ne muaj more? E ke bere Berishen dhe shpuren e vet te shpellareve so gogoli ne dere te shtepise! Boll more se u lodhem nga ju te gjithe qe nuk ditet me henger buke ne menyre tjeter po vec duke u varur pas pushtetit! Edhe Saliu aq i paster sa Rama eshte, as me pak as me shume, po nuk e dime ku e ke ti hallin me Saliun!!

  • Avastin dhe barna të tjerë!

    Kur këto gjëra paskan ndodhur në SHBA, në Shqipëri merret si e mirëqenë te ketë ndodhur një gjë e tillë!
    Këtu nuk është çështje farmacie apo grupi pune në QSUT. Jo i ka apo nuk i ka dërguar shkresat zotëria. Ky njeri mund të jetë çfarëdo, por në këtë rast duhet kërkuar e vërteta. Ajo e vërtetë që i prek të gjithë.
    Kush mund t’i sigurojë shqiptarët tani për cilësinë barnave?!

    http://www.huffingtonpost.com/2013/02/06/counterfeit-avastin-fake-cancer-drug-fda_n_2633123.html

    http://www.fda.gov/Drugs/DrugSafety/ucm291960.htm

    http://www.wsj.com/articles/SB10001424052702303879604577410430607090226

  • zoti Bedri IslamiFatos Lubonja dhe intelektual te tjer te majte merrni frenat e vendit ne dor se vendi ka rreshkitur ne shkerdhatokraci ne besuam me shpirt e me zemer por ndolli nje fodullik I pa imagjinushem para 23qershorit. ju lutemi tregoni te verteten kush po drejton vendin keta nuk Jan aspak te majte por te djatht ekstremist.vegjelia eshte ber me zemer kta pun nuk te japin te shohin me inat po I kerkove .hik gjej pun ne privat te thon.kam shum per te then por pro I le per shkrimin tjeter.

    • perse mooooo, per vend pune e votove Ramen ti mooooo, me mire te mos e kishe votuar mooo…. U ngritet ju tani e doni pune ne shtet…nga te papune ne pune ne shtet…perse vlla, me merita te vecanta je apo merita kryesore eshte qe ke votuar PS…lere fare, mos e voto tjeter here, e shko e puno parazit…

  • Problemet qe ngrihen ne shkrimin e mesiperm jane pyetjet qe i bejne perdite dhe natyrshem te gjithe njerezit e ndershem te ketij vendi. Jam plotesisht i nje mendje me autorin, i cili i kerkon Rames te jape i pari shembullin dhe pastaj t’u kerkoje te tjereve. Mirepo kam frike se kjo nuk do te ndodhe dhe ne do te vazhdojme te plaquritemi ne keneten qe po na ze frymen.

  • per komentuesin “I zhgenjyer deri ne palc”

    ke shume te drejte per idete tuaja por ben nje gabim kozmik….Fatos Ulkonja eshte njeri erudite por nuk I hyn ne pune as shejtanit

    kurse zoti bedri megjithese eshte nje nga penat me brilante sot po ben edha ai gabim pambarimisht te madh pse ?

    nqs se Syriza mori 30 % te votive dhe bota u trondit,edi rama mori mbi 66% te votive cudiberese…dhe cuditerisht ne vend te shohim berishen & son ne burg jane keto perderat qe po akuzojne Ramne si kriminel dhe po bejne thirrje per rrezimin e tij.

    Pra me veprimet e tij sidomos me pranimin e dekriminalizimit te parlamentit nga krimineli berishe dhe pranimi I gjunjezimit nga Rama per perdorjen e 84 votive me leje te berishkriminelit eshte nje tradheti me e madhe se e esat pashe toptanit.

    Prandaj dhe zoti Bedri por dhe ju I nderuar dhe I shkerdhyer deri ne palce mos mjaullini me artikuj dhe komente por wake up….do thoni ju :po cohu dhe ti 21-ish…dhe une do ju pergjigjem: kur une haja dajak nga gestapo e berishen ne 22 janar 2011 ju te nderuar dhe t eshkerdhyer deri ne palce ndoshta pinit ndonje kapucino,birre ose mbushte syte me lot dhe blete trandafila per ti vendosur si gjunafqare ne boulevard..

    • Ti o 21 mos na bej gjoksin grop se nuk ishe vetem ti me 21 janar .mund te kisha qen dhe un nji nder ato 4 vet qe u vrane.prandaj mos gri shum sallat, se peshku qelbet nga koka para. keto te PS i kalerojn me mire turmat se saliu…

  • Ndegjoni ju Socjalistet e zhgenjyer me Bedriun, perfshi dhe mua.

    nga karrocjeri plakshtrigan na shpetoi karrocjeri i ri sps tha qe do jua shtoj grazhdin,nuk do ju rrah me kamzhik ore e cast si plakumatuf,do ju ushqej me mir me drith e jonxh,karrocen do e rregullojm se eshte rende e vjeter ,do e bej te re ,me te lehte se nuk terhiqet.ky sa hipi ne karroc jo vetem nuk i beri ato qe tha por ja shtoi barren ,ushqimin e preu ,kamzhikun e beri fringo te ri.keshtu qe ky i riu doli me i babzitur ,i do te gjitha per vete ..
    ta gezojm karrocjerin e ri…

  • *** persh.z.mobilizonBEDRI ISLAMI je vgan mbi vigana,fjala juaj ,ngre ne kembe edhe ata qe nuk shikojne ,edhe ata qe nuk degjojne,goditja e KRIMINELIT SALI BERISHA eshte detyre kombetare IMEDJATE, per gerdecin,vjedhjet massive,per shkatrrimin e ushtrise shqiptare,per furnizimin e makinerise milosheviçit me nafte.per vrasjene 4 deshmorve te fjales lire me 21 janare ,per per shitjen e teritorit detar greqise,per vjedhjen e votes lire ,per shkatrrimin e lumenjve te liqencave pa kriter, duke future paret ne gjep nje per lalen ,dy per Salen e…h…e….h…..e…..h…eeee …- s’kane funde krimet e mostres SALI berisha ne kete vende.edhe sikur dhjte here te biem perseri do ngrihemi,kete po bene luftetari martjer B.Islami te gjithe popullin e pergjegjeshem e ke mbeshtetje,ky korrupsion I ngjane kurves plot shkelqim perjashta , brenda pisllek me eren e keqe qe qelbi dynjane ,ne kete vende ,si qene I terbuar se bashku me lukunine qe hane njeri tjetrin ne SH.Q.UP-in e vjedhur, leshon piskamen ,ky hajdut kapni hajdutin .E.Rama gjeti nje shtet te shkatrruar te keiminalizuar rende pa qati pa pengjere ,po bene shtet ligjor kunder ketyre kurvave te S.Berishes qe katandisen vendin ne mjerim,vrasje,vjedhje,kondrabande,droge suksese BEDRI zeri yte ne veshe te zotit.!!!!@@@@@

  • PODEMOS, nje levizje rinore qe lindi si domosdoshmeri per te shpetuar vendin nga kriza ekonomike, e shkaktuar kjo si pasoje e korrupsionit administrativ dhe e rritjes se numrit te papunesise. Zhgenjimi i masave te gjera te popullit ne Spanje po ben qe numri i perkraheseve te PODEMOS te rritet vrullshem, gje qe do pasqyrohet ne zgjedhjet e radhes, ku ajo do te triumfoje me po te njejten madheshti si SYRIZA ne Greqi. Korrupsioni dhe nepotizmi jane dy nga pengesat kryesore per zhvillim dhe mireqenie sociale. Me te theksuara se ne Spanje, Greqi e gjetke, keto dy semundje kanceroze shfaqen jo ralle dhe fare hapur ne shoqerine tone. Te gjithe jemi deshmitare okulare te ketyre skenave, dhe vetem nje pjese e paperfillshme e shoqerise shqetesohet seriozisht per kete fenomen vetshkaterrues. Edhe kur dikush e ngre me te larte zerin kunder tyre, pushtetaret mjaftohen vetem me disa prenoncime publikime sa per t’i hedhur miletit trute e gomarit, dhe ne fund gjithshka mbetet po ajo qe ka qene, ne mos me keq.

    Para dy-tre ditesh u tha se do hapej nje faqe ne internet per t’u dhene mundesine qytetareve te denoncojne rastet e korrupsionit. Po te njejten “show” e kishin konsumuar dhe berishjanet para se te vinin ne pushtet duke premtuar se do te qeverisin me “duar te pastra”. Hipokrizia e dygishtoreve shtrembaluq arriti kulmin, kur vete krietari, si me i ndershmi i tyre, deklaroi se do t’i pergjigjej vete ne telefon raportimeve te qytetareve per korrupsion. Dhe c’beri? Doli diten e pare para kameramanit te tij personal me telefon ne dore, a thoni ju, se ky dhe vetem ky, do ta zgjidhte problemin e korrupsionit.

    Po e njejta gje edhe kesaj here me “aksionin qeveritar” per denoncimin e korrupsionit ne nje faqe interneti te hapur gjoja posacerisht per kete problem. C’po ndodh? Bllof qe ne rastin e pare, ku nezi priten sa te benin publike “suksesin” e pare. Nje infermiere kishte marre 200 lek nen dore. Woow! Se si ia arriten ta kapnin me presh ne dore vetem ata e dine, se me thene te drejten faqja e internetit ne ate kohe as qe hapej, e jo me qe te kishte mundesi dikush te bente denoncim.

    Le t’i biem pak shkurt. Ne cfare shkalle ishte korrupsioni para nje viti e gjysem, dhe ne c’shkalle eshte sot? A kemi patur ndryshime rrenjesore, apo kemi mbetur ne vend numro?

    Pergjigja e ketyre pyetjeve eshte shume e thjeshte. Cdo arritje pozitive e qeverise ne kete drejtim duhet te matet me kandarin e fshatarit, dhe jo me hallatet e qeveritarit.

    Rritja e vazhdueshme e taksave, e gjobave, e cmimeve te artikujve te konsumit te perditshem, rritja e cmimit te energjise etj., jane shenjat e nje situate te renduar ekonomike ne vend. Te gjithe e ndjejne mbi supe kete barre, dhe askush nga qeveritaret nuk ka kurajo te flasee ballehapur per realitetin. Politika e tyre, ndryshe nga ajo e politikaneve te koheve moderne si Tsipras, ka qene dhe ka mbetur gjithmone ajo e trushplarjes, permes nje demagogjie “alla turka”, te cilen shumekush prej qytetareve e ka mjaft te lehte per ta kuptuar se ku synon. Kesaj demagogjie te rendomte i paraprin televizioni publik shqiptar, emisionet e te cilit jane edhe me shume me bajate, sa ato qe transmetoheshin po prej tij mbi nje cerek shekullli me pare. Nje televizion totalisht i kontrolluar, dhe i dale komplet jashte parametrave te lejueshme per t’u quajtur “publik”, eshte pasqyra e vertete e qeverise. Ajo eshte si te thuash barometri me te cilin mund te masesh demokracine shqiptare.

    Keto i kemi degjuar qindra here – do mendonte dikush. Ashtu eshte, i kemi degjuar dhe do i degjojme serisht. Do i degjojme dhe do diskutojme deri sa ta kuptojme se per rrethanat e krijuara pas protestav masive ne Greqi dhe Spanje, fjalet e teperta jane fukarallek.

    Rritja e shkalles se vetedijes dhe ndergjegjsimit popullor duhet shoqeruar me vepra.

    Dhe per kete Shqiperise i nevojiten sa më shume “Tsiprasë”, dhe sa më pak “Prasë”.

  • komentuesit duhet te merren me problemet e njerezve Jo ti qajn hallin qeverisjes.ku eshte gestapo berisha sot.Duke shijuar pasurin. po rama I rilindjes.vetem fjal boshe.ju 21 besoj se jeni ne pun sot jeni rehatuar prandaj nuk keni dhembshuri.nuk behet fjal vetem per pun po per jet njeriu. hajt se flasim.

  • qeveria nuk hapi portalin antikorrupsion
    qeveria po vazhdon sagen e baballareve

    Popull ,jini vigjilent ndaj armilut te kllases ,ndaj armikut te jashtem …se keta te brendshmit e dine mire punen e tyre …ty ta paska thene dhe ai miku jot mor Bedri

    Biroja [politike] e Hetimit …qe do bente namin ne …korrupsion ,e mban mend sa me pompozitet e prezantuan ,perjashton nga hetimi ….ahahhahahahahahhahahhahah
    Kryeministrin dhe ministrat …tani kane hapur kte telefonin e prishur …ku te gjithe ata
    kriminelet e 2 mij lekshit ….do mbarojne

    RRofte partia dhe EDveri !

  • Bedri cfare kerkon te behesh, ambasador, minister apo drejtor i madhe diku? Edhe sikur te shkruash per Vllazinine, apo uren e Bunes, Shiroken apo Kirasin, apo kinema “Punetorin” do e permendesh Berishen. Na merzite jo vetem me shkrimet teorike e monotone me stilin e gazetes “Bashkimi” por edhe duke permendur Berishen. Ai nuk eshte me ne pushtet Bedri, nuk sulmohet opozita por qeveria. Mos na trego Ramen ne, ti nga Gjermania, ja dime punet atij dhe te tjereve.

  • Bravo Bedri ! Ne, ky popull i “droguar ,i pergjumur e i infektuar” e i tradhtuar, kemi nevoj, shum nevoj te na i kujtosh te na hapesh syt sepse ktu nga ju fillon “veshtrimi para pasqyres”sepse jo rall,ata qe kan ate qe ju keni ne dor zgjedhin rugen e oportunizmit o nga frika o nga mitmarja qe ju fryn xhepat ! Po “Trojan” e te gjith ne qe mendojn si ty me radh, e qe nuk po dua ti permend sepse jemi pothuaj 100% ne nje mendje ! Na kan tradhtuar ,na kan genjyer e na zhgenjyen sepse jan te gjith njesoj , sepse te gjith dhjesin ne nje poc ! Mos u ndalni Bedri se Shqiperia ka nevoj per ju ,sepse ky vend ka nevoj per nje prijes te ri qe tja kaloj Tsipres !
    Gjejeni ,kerkoeni ,ska shpres nga kta gangstera te clirohet Shqiperia ! Jan mar vesh ne katakombet me te erreta te ktij kombi dhe po mbajn e do mbajn fort stafeten e tradhtis per te genjyer kte popull naiv,! Larg nga demostrata te kurdisura interesash partiake nga kta njerez te felliqur e te kamur qe drejtojn parlamentin shqiptar !A spaska nje shqiptar te paster Shqiperia ???? Akoma do ndjekim kte kast te organizuar me idealin qe i bashkon, PASURIMI DERI NE PANGOPSHMERI ?Gjejeni kerkoeni e mos u genjeni ma me pralla !Mos i besoni ma,jan mar vesh,teater na lozin, sepse dike tjeter po pregatisin qe te vazhdoj po kte rug edhe ne te ardhmen qe te pasurohen ne ate far feje qe edhe kur te dal ndonje Tsipra ,ti ken siguruar per 5 breza klyshet e tyre…….

  • I nderuar Bedri Islami ,
    Korrupsioni ne Shqiperi nuk do te luftohet per deri sa te jete KM Edi Rama , i cili eshte politikani me i korruptuar i ketij vendi . Vetem deklarimi qe ka 3000 Euro e nxjere ate ashtu si eshte , nje mashtrues ordiner . Kush ne Shqiper mendon se Ai vertet ka 3000 Euro ? Asnje , as ti nuk e beson .Si mund te kete Edi 3000 euro ne 11 vjet K . Bashkise me gati 1 milion banore , kur kryetaret e komunave ( 80% e tyre ca injorante qe mezi levizin nga barku si derra ) kane pasuri te jashtezakonshme ?.
    Prandaj mos u lodh duke shkruajtur , por ashtu si thone disa komentues si TROJA , mendoni mire dhe bashke me shoke te tjer te gazetes DITA , dhe intelektuale qe Edi i ka lene rrugeve , krijoni nje parti si SYRIZA ku ti shporrim dy partite banda , sic thote Fatos Lubonja . Mos harroni edhe Mero Bazen .

  • Ku ishe asgjekundi…………..C’fare ke bere as nje gje……………… Leskovik e tatepjete sic ka qene do te jete…………….Ska me tani hani pini dhe kendoni te na roje LALA(SALI) GJONI,,,,,,,,,,,,,derman kokes. OOOOOOOOOO……….. EEEEDDDDIIII hap deren e madhe te portalit jo te voglen, zer peshqit e medhenj ,,,,,,,,jo cironkat………….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *