Email nga adresa
Për të qenë dinak, duhesh të jesh i zgjuar. Nuk kam dëgjuar kurrë që një i vonuar të jetë i tillë. Dinakëria që të jetë e sukseshme në qëllimin e saj duhet doemos të jetë e lidhur me një farë personaliteti të atij që e përdor. Ndryshe ajo është dështake dhe injoron përdoruesin.
Dëgjova me habi por edhe duke më ardhur shumë keq, argumentimin e presidentit tim që reforma territoriale me shporrjen e 300 e ca administratave krejt të pa nevojshme e të paguara me taksat e shqiptarëve të varfër na i lodhka qytetarët (!).
Unë mendoj që shkatërrimi një herë e përgjithmonë i këtij sistemi bajraktarësh korruptivë nuk i ardhka për shtat këtij presidenti që nuk ka qenë kurrë jo vetëm i tillë por akoma më keq: ka qenë mohimi i vetvehtes qyshkur u vu pa rezervë personaliteti në këmbët e djallit.
Ky farë presidenti duhet t’i lerë talljet që po u bën shqiptarëve, jo se do bëhet më dinak në të ardhmen por se nuk ka asnjë lloj kapaciteti intelektual për t’i ushtruar. Intelekti sjell personalitet. Ky nuk i ka të dyja. Eshtë pak të thuash, i dështuar. Zoti e mëshiroftë. Profeti

Si mund te flasesh ne emer te te gjithe te zgjedhurve lokale kur ke perpara 36 komunare te vegjel ,e aq me keq ne emer te qytetareve shqiptare kur nuk ke kontaktuar me asnje njeri pervec se me padronin e tij.Ke quan reforme Z President zmadhimin apo zvogelimin e numrit te bashkive e komunave? Si mund te jete president i te gjithe shqiptareve kur perfaqeson vetem nje pjese te shqiptareve e cila po rrudhet nga dita ne dite..Prandaj duhet bere nderhyrja ne kushtetute qe Presidenti te zgjidhet nga populli .