Letër e nënshkruar,
Adrian Milo
“Kur pushteti i dashurisë do triumfojë mbi dashurinë për pushtet, bota do njohë paqen”. Kjo thënie e Xhimi Hendriks është mëse e vërtetë, edhe pse në ditët e sotme vështirë të flitet për paqen, kur ligësia, ambicia e sëmurë, lakmia dhe poshtërsia po pushtojnë shpirtin e njerëzve. Më alarmante kur sheh edhe njerëz që i përkasin kishës të flasin me aq mllef dhe ligësi si rasti i priftit të qytetit të Elbasanit ose priftërucit, të thoja më mirë. Ai që flet në emër të kombit e të zotit e pretendon se i shërben kishës autoqefale, po perkundrazi mbjell përçarjen dhe tymnajën. A mundet të vesh në dyshim punën kolosale prej mëse 20-vitesh ne krye të kishës autoqefale të Hirësisë së tij Janullatos? Poligloti me shpirt të gjerë që rrezaton vetëm paqe dhe mirësi nuk mundet të demonizohet për të përfituar sadopak nga interesa meskine. 12 akuzave të at Nikolla Markut për hirësinë e tij desha t’u bëja vetëm një pyetje: Për kë punoni ju zoti Klerik nën petkun e patriotizmit. Besoj se kreret e shtetit shqiptar nuk do të bien në nivelin e personit tuaj
