Letër e nënshkruar
Skënder Dusha
Në qendër të Tiranës, aty ku u ndërtua pallati 15 katësh, ka qenë Kisha Ortodokse. Nga jashtë ajo dukej si një magazinë me mure të zhveshura, me një kambanore të lartë rreth 1.5 m. Qeveria e atëhershme ndërtoi katedralen në rrugën e Kavajës brenda standardeve të kohës, shumë më e madhe dhe shumë më e bukur. Në promovimin e kishës qe delegacioni shqiptar i kryesuar nga anëtari i Byrosë Politike të PPSH-së, Manush Myftiu. Në fund të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht ku është Presidenca, ekzistonte e ashtuquajtura “Kisha e Çobenëve”. Mbasi aty do të ndërtohej bulevardi, u ra dakord që të ndërtohej Kisha e “Shën Prokopit”. Edhe kjo kishë shumë e bukur, por që në kundërshtim me ligjet, është zgjeruar në mënyrë flagrante.

Ndaj te themi shyqyr qe po ndertohet nje park lojrash per femije qe do i vere kufirin “ke thana” lakmise se kishes per tu kompensuar e zgjeruar