Për rriqërat dhe për unitetin nacional

redaktor

Letër e nënshkruar

Sabedin Myftari

 

Përshëndetje DITA nga Prishtina. Rriqëra është insekt parazit që ushqehet e zhvillohet në trupin e kafshës shëndetligë e të ngratë. Edhe Shqipërisë, kur koha i ka servirur momentet historike për t’u ringritur, rriqërat e kanë mbajtur peng, ashtu të dobët e të ligështuar, përndryshe rriqëra-njeri, apo paraziti rriqër ngordh.

Në fillimet e demokracisë, pikërisht ata që kishin marrë tituj shkencorë, kishin mbajtur tema, seminare dhe flamurin e luftës kundër fesë, provuan të çorodisin; këtë herë me një “mendje tjetër”, ose të marrë hua. Përfunduan në qesharake. Ngelej vetëm të rrëfeheshin: kishin qenë të marrë atëherë, apo ishin tani.

Në Kosovë është ndryshe. Kosova, ala në gjunjë duke kërkuar eshtrat e të vrarëve, rriqërat mezi presin që t’i ngulen asaj si hanxhar. “Katolikët po nxisin përçarjen nacionale”, jep kumtin kobndjellës Milazim Krasniqi. Kërkon të ligështojë atë gjymtyrë të Kombit, e cila është e shëndetshme – harmoninë ndërfetare. (Paraziti, kur nuk gjen mjedis të mikrobshëm, e infekton.) Nuk e sheh realitetin në dritë të diellit. Alarmi fiktiv, tinzar e me prapavijë, se katolikët po nxisin përçarjen nacionale, është krejt pa bazë. Uniteti nacional në Shqipëri nuk është unitet fetarësh (do apo s’do hoxha, prifti apo Milazimi).

Share This Article
3 Comments
  • Shpeshe, per çka po shohim e ndegjojme, pyes veten: çpo ndodh ne Kosove? Deklaraten e Milazim Krasniqit e kam lexuar. Ii cileson katoliket si argate te UDB-es dje dhe si argate te vatikani sot,etj,etj. Nuk permend fjalen katolik, por “Ata”. Ata jane “perçares te unitetit nacional”, ata jane problemi kosovar (per Krasniqin) dhe jo kisha serbe e Shumadia, ku po pergatiten ikona per kishat e reja qe enderrojne te ndertojne ne Kosove. Zera te tille, “ne” myslymanet dhe “ata” (katoliket), “i yni” per Berishen dhe “i tyre” per Ramen, ngjajne si zera qe vine nga segmente te mbetura peng te se kaluares. Sllobodanit i dhane “barin e miut”, i mbyllen gojen, se nuk dihej se çfare “xhevahiresh” do hedhte si zare ne fund mbi tavoline. Para dy muajsh, vizitova shtepine muze te Lidh,jes se Prizrenit. – Kjo eshte meka e shqiptareve, i them shoqeruesit. – “Ashtu eshte, mor vella,por kush po e din”, m’u pergjegj. U ktheva dhe mora me vete pezmin e tij… C’po ndodh ne Kosove?!

  • politika gojpalarë, rrugaçe e egershane, thirrjet per protesta per permbysje,per grushte e puçe kan shmang vemendjen nga shum gjana te “vogla”. te vogla por jane shume, si puna e krimbave te pa dukshem qe brejne drurin ashtu pakuptuar deri sa shkojn ne zemer. ateher shoqeria gjendet gafil dhe asht teper vone per tu rimeduar. Pershendetje Dita qe endiqni situaten ne bllok

  • E nderuar DITA! Nuk e dime programin e takimit te dy qeverive shqiptare ne Prizren. Por seç kam nje si ngacmim e si ndjesi mbareshqiptare qe, ata dy burra, zoti Rama dhe zoti Thaçi, atje, ne Shtepine e Lidhjes te Prizrenit, do te ndezin nje qiri – qiririn e Enderres tone te Madhe. Ndizeni qiririn, z.Rama dhe Ju, z. Thaçi! Le ta kthejme Shtepine e Lidhjes Kombetare te Prizrenit, te mekes shqiptare, ne nje nje vend pelegrinazhi e mbajtie ndezur te qiririt ne pritje te Dites te Madhe. Aty, nen driten e atij qiriri qe do te ndezni ju, do te vine shpirtrat e atyre burrave te lavdishem qe themeluan Lidhjen dhe shpirtrat tone. Aty, nen vezullimin e atij qiriri, shpirtrat do na tregojne: Sa e nureshme eshte Shqiperia! Udhe te mbare, zoti Rama! Udhe te mbare, zoti Thaçi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *