Për rrugën nga Fierza e deri në Pukë

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Si një qytetar i rrethit Pukë, ngre shqetësimin e madh për vuajtjet dhe problemet ekonomike që kemi kaluar. Në asnjë rast që nga vitet ‘90 e deri tani, rrethi i Pukës nuk ka pasur investime dhe as përkrahje nga qeveritë që kanë kaluar. Është një rrugë kryesore nga Fierza e deri në Pukë, që nuk ka përfituar asnjë investim dhe është skandal për faktin që është bërë që në vitin 1974 dhe është shkatërruar plotësisht. Meqë jemi pjesë e këtij vendi, përse nuk i jepet një ndihmë modeste? Pse nuk diskutohet sikur një herë ky qytet në Parlament, që të na jepet ndonjë mundësi, pasi Puka dhe banorët e saj mbijetojnë, sepse është një rreth me mundësitë më të vogla të këtij vendi. I bëjmë thirrje z.Rama dhe kësaj qeverie t’i kthejë sytë nga ky komunitet dhe të investojnë në këtë zonë të thellë malore, që të përmirësohet sadopak jetesa. Shpresojmë te z.Rama që të na japin mundësi më të mëdha se qeveritë që kaluan. Të vërtetohet nga afër dhe do binden se realiteti për banorët e këtij rrethi është shqetësues dhe i dhimbshëm. Sytë dhe shpresat i kemi te z.Rama dhe kjo qeveri, për investime konkrete. Gëzim Meta, Pukë.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • shqetesimi eshte i drejte .ajo rruge eshte skandaloze ,jo se ne ate rruge nuk jane dhene investime ,por ne shumicen e rasteve parat jane shperdoruar dhe problematika e saj eshte shume e gjere, problemi me i madh jane reshqitjet, veprat e artit,dhe kthesat e shumta.vetem gjat viteve 2003-2009 jane dhene para te cilat nuk kane zhgjidhur problematiken e gjere te ketij aksi rrugor.por sot me dhenin e rruges me konqesion kuptohet se kontrolli i firmes eshte jo i nivelit qe kerkohet ,ndonese fondet jane trefishuar.dhenia e akseve rrugore me koncesion per mendimin tim nuk ka dhene rezultate.flas si specialist qe kam punuar rreth 15vjet ne kete sektor .sot i pa pune per shkak te bindjeve .larguar padrejtesisht para dy vjetesh.uroj qe situata te permiresohet ,dhe te ndryshoje menyra e menagjimit mbase siq ka qene me pare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *