“Aparati” i mikut tim, nuk “bindej” më si më parë. Kur ai më takoi mua në verën e vitit 2007, ishte 56 vjeç. Ai ishte një burrë i suksesshëm, që e konsideronte veten si njeri që i pëlqente perfeksioni. Para se t’i shfaqej kjo vështirësi (pamundësia për ereksion), ai mendonte se nuk i mungonte gjë në jetën dhe shëndetin e tij.
“Ngrihem në mëngjes çdo ditë në orën gjashtë. Punoj 70-80 orë në javë, pa asnjë problem. Të vetmin shqetësim që kam, e kam me… Nga të gjitha të tjerat ndjehem fare mirë. Ai vazhdoi të më tregojë se impotenca po i bëhej gjithnjë e më e shpeshtë dhe më e rëndë. Ka qenë tek një doktor urolog, i cili i dha Viagra, por ajo nuk e ndihmoi shumë.
Doktori, më vonë, i dha mjekime të tjera, Levitra, Cialis, por rezultatet vazhdonin të ishin të paqëndrueshme.
“Jam vetëm 56 vjeç. Nuk dua të përdor barna për gjithë jetën time edhe sikur të më bëjnë mirë”, më tha ai dhe më shikonte në sy. Frustrimi dhe turpi dukeshin qartë në sytë e tij.
“Pse dreqin të vuaj unë nga impotenca, doktor?”, ishte pyetja e tij e dëshpëruar.
Vërtet, pse ky burrë vuante nga impotenca?
Fillova të shikoj të dhënat shëndetësore të burrit: Ai ishte 1.76 m i gjatë dhe peshonte 120 kilogram. Perimetri i barkut mbi 100 cm. Konsumonte alkool dhe tymoste çdo ditë një paketë e gjysmë me cigare.
Analizat laboratorike tregonin se ky burrë, ashtu siç janë edhe shumë burra të tjerë, ishte një shembull tipik për atë që quhet çrregullimi metabolik, ose sindromi X.
Kolesteroli total ishte mbi normë 245. LDL e lartë 159 dhe HDL e ulët 29. Trigliceridet ishin shumë mbi shifrën e pranueshme 280. Tensioni i gjakut ishte në kufi 145/90 mm Hg. Glukoza në gjak esëll ishte normale, diabeti nuk ishte akoma shqetësim.
Pakësimi i fluksit të gjakut në penis dhe sindroma anormale metabolike, nuk ishin as koincidencë, as nuk ishin rastësi.
Pikërisht tek këto e kishte fillesën problemi i vërtetë i këtij burri. Problemi i tij nuk ishte vetëm organi i tij i fishkur.
Ju mund të çuditeni, por kjo është pikërisht kështu. Sindroma, nga e cila vuante burri, është e heshtur. Simptomat e saj duan vite që të shfaqen. Prishja e shëndetit është kaq e ngadalshme dhe çdo shtresë dhjamore që shtohet është aq e hollë, saqë shumë nga ne, që janë aq shumë të zënë me jetën, nuk e dallojnë dot.
Por ky burrë nuk mund ta injoronte atë që i thoshte “aparati” i tij.
Siç e dini, për të kryer një akt seksual normal, duhet të ndodhin shumë procese fiziologjike në një periudhë të shkurtër kohe.
Siç e kam theksuar, vazhdimisht, në shkrimet e mia të mëparshme ne gazeten DITA dhe në emisionet e mia televizive, janë pesë faza fiziologjike komplekse, që duhet të vijnë njëra pas tjetrës, derisa të arrihet ereksioni i plotë. Këto faza janë: dëshira për seks, faza e eksitacionit, faza e platesë, faza e pikut ose acme dhe faza e rezolucionit.
Unë, ashtu si edhe ju, e di mirë se burrat dhe gratë, zakonisht, nuk dëshirojnë të mendojnë për këto “budallallëqe” fiziologjike, kur angazhohen në aktivitet seksual. Ne, thjesht, duam të arrijmë ereksion sa më të fortë dhe që të zgjasë sa më gjatë. Por, duhet të dini, se në trupin tonë duhet të ndodhin ndryshime fiziologjike, që ne të angazhoheni në seks dhe më vonë, të kënaqemi me të.
Sa herë keni probleme me performancën seksuale, para jush qëndrojnë tre opsione, prej të cilave duhet të zgjidhni:
- Ju mund ta injoroni problemin dhe të vuani konsekuenca më të rënda më vonë.
- Ju mund ta zgjidhni problemin provizorisht dhe më vonë të keni probleme më të mëdha.
- Ju dëshironi t’i shkoni problemit në rrënjë dhe ta rregulloni atë në mënyrë permanente.
Atëherë, çfarë bëra unë me problemin e këtij burri?
I shpjegova se në rastin e tij, përfshihen më shumë gjëra se impotenca. Ai i gjithi ishte një “bombë lëvizëse me sahat”, për të shpërthyer në të ardhmen në një atak në zemër ose në tru. I thashë, nëse dëshiron të ketë përsëri ereksione të mira, ai duhet të përpiqet ta rifitojë shëndetin. Dhe po qe se ai dëshiron që unë ta ndihmoj, e para gjë që duhet të bëjë është të heqë dorë nga duhani përpara se të fillojmë.
Ishte momenti për të thënë të vërtetat dhe unë ia thashë që në fillim.
Pas hezitimit torturues për rreth një minutë, ai e lëshoi paketën e cigareve në tavolinën time dhe më pyeti: “Po më pas?”
I dhashë një dietë të përshtatshme dhe një regjim ushtrimesh që të humbasë peshë dhe të përmirësonte funksionin e sistemit kardiovaskular. E kufizuam mjaft përdorimin e alkoolit në një gotë verë jo më shumë se dy herë në javë.
Unë e pashë përsëri këtë burrë në verën e vitit 2008. Ai kishte humbur rreth 25 kilogram dhe e kishte ndryshuar përbërjen biokimike të gjakut në mënyrë të dukshme.
Më vonë, ai ra në akoma në peshë dhe testet e gjakut ishin në nivel të pranueshëm.
“Tani mundem të bëj seks pa ndonjë mjekim nga goja rreth gjysmën e herëve, ndërkohë, që herë pas here më duhet të përdor Cialis, i cili më ndihmon mirë”, më tha ai. Siç shihet, në më pak se një vit, impotenca që e kish plagosur burrin për katër vjet, ishte në rrugën e riparimit. Ai e mori përgjigjen e pyetjes së tij, “pse ai vuante nga impotenca?”
Ai kuptoi se zgjidhja nuk ishin ato pilulat e vogla që i kishin rekomanduar, por përkushtimi i tij i madh për shëndetin e tij të përgjithshëm.
Kur penisi nuk forcohet, kjo është shenja e parë që tregon se shëndeti ka filluar të prishet.
Mbani mend, për të arritur ereksionin e dëshiruar, nuk mjafton vetëm të kesh një partnere që të jetë seksi. Duhen edhe shtatë “partnerë” të tjerë, që unë i konsideroj të domosdoshëm. Ata janë:
1. Tru i shëndetshëm, 2. Nerva të forta, 3. Zemër e shëndetshme, 4. Arterie të pastra, 5. Vena funksionale, 6. Hormoni Testosteron, 7. Acidi Nitrik.
Dhe këto të gjitha nuk do të mungojnë, kur trupi është i shëndetshëm.
Dr. Adem Harxhi – DITA
sidmos ne shqiptaret qe kujtojme se “te hash” do te thote te mbushesh barkun
o lele o lele, kur te shkojme ne moshen 56 …
Myrje…mos ki frik..une jam 55 dhe me punon si 35 ta garantoj
une jam 85 vjec dhe e lashe gocen 18 vjece me barre.e mbani mend,besoj
i kam 50 vjeq.deri me tani nuk me ka ndodhur asnjehere te kem inpotence,por mbreme me ndodhi me nje femer qe u takova per here te pare,Athua qka ndodhi.Pse???