Jorgo Mandili
Kaloi edhe një 7 mars, i tridhjeti në demokraci dhe “dritë e diturisë” jo që nuk na çoi përpara por rrezikon të vihet në rrezik edhe ekzistenca mendore e një populli të tërë … Mirë bëjnë që festojnë, gëzojnë e urojnë njeri tjetrin mësuesit midis tyre, por ç’dreqin kanë politikanët, që si në rastin e festave fetare edhe të pafe edhe urojnë besimtarët …të njëjtin ritual hipokrit e demagog edhe për 7 marsin.
A është për të festuar dhe a duhet të ndihemi krenarë kur afron kjo ditë simbolike dhe të vlerësojmë me superlativa punën e bërë në arsim kur ekziston një e vërtetë e padiskutueshme e përjetuar nga vetë mësuesit dhe e konfirmuar nga dhjetëra shkrime, denoncime, sondazhe, por mbi të gjitha edhe nga vetë ekzistenca e këtyre “produkteve humane”- analfabetë funksionalë e sharlatanë të diplomuar, që janë përhapur si metastazë e ” banalitetit të së keqes” në të gjitha qelizat e shoqërisë sonë, që nga presidenca, parlamenti qeveria drejtësia arsimi, universitetet, shëndetësia, administrata e kudo ku ndeshemi çdo ditë me ta. Një moçalishte ku e kanë zhytur politikanët e të dy krahëve ,që vështirë të pastrohet .
A duhet festuar e gëzuar në këtë rast? Për simbolikën e ditës së mësuesit po, kurse për realitetin e trishtuar të arsimit duhet t’i thërrasin mendjes politikanë, mësues dhe prindër…
Po! Barbari është bërë me arsimin shqiptar si para dhe universitar përmes zbatimit të një politike djallëzore të lënies së tij në ” rënie të lirë”.
Të ashtuquajturat reforma kanë qenë shpesh formale dhe asnjëherë nuk kanë prekur substancën, por më shumë kanë synuar që të përshtasin programet politike të qeverive për interesa të caktuara. Reforma arsimore, që sollën vetëm anarshi, kaos dhe kolaps deri në atë shkallë sa të “vritej” dija, të lexuarit, të punuarit e mbi të gjitha morali, ku veset u konvertuan në virtyte dhe virtytet në vese. Nё kёta 30 vjet si nё arsimin publik, edhe nё atë privat, asnjë përpjekje serioze e përgjegjshme dhe vizionare për tu përballur me sfidat e ndryshimit , me gёrryerjen korruptive dhe sundimin e fitimit tё shpejtë.
Nuk është qëllimi këtu të tregojmë këtë barbari të arsimit se çdo kush tashmë e disa në ç’gjendje është katandisur arsimi para dhe universitar , por dy fjalë telegrafisht do t’ia vlenin thjesht për të kuptuar se kjo gjendje nuk është rastësi por e orientuar sipas n ideologjisë neoliberale, e cila e zbatuar në arsimin shqiptar bie ndesh me Kushtetutën e Republikës.
1.
Goditja e parë- në emër të ” antikomunizmit”, si në gjithë fushat e tjera u vërsulën drejt dijes, shkollave, universiteteve, e institucioneve arsimore, duke i kthyer ato nga institucione edukimi në ngrehina të rrënuara. Goditja dytë – në emër të neoliberalizmit privatizimit dhe masivizimit, lulëzuan dhe u hapën qindra shkolla dhe mbi 40 universitetet private. Një sistem arsimor privat që si motiv ka fitimin e jo edukimin, u kthye në biznes fitimprurës duke shitur dije e diploma që ende vazhdojnë edhe sot. Një sistem universitar publik (12 universitete) pa identitet dhe në shpërpjestim shpërfytyrues me numrin e banorëve dhe si rrjedhojë, në të njëjtin shpërpjestim shpërfytyrues me nevojat e shoqërisë shqiptare për aq universitete
Masivizimi i arsimit të lartë në të tre nivelet e tij: Bachelor, Master dhe Doktoraturë, masivizim i cili nga ana e vet çoi në degradimin total të mësimdhënies e kërkimit shkencor, në marrëzinë universitare. Rekrutim kapacitetesh mediokre akademike për të përballuar fluksin e madh të studentëve, të cilët vetëm shtoheshin si numër e “maganizoheshin” në universitetet pa e kthyer kokën pas për të parë se a e përballonin universitetet këtë fluks studentësh me staf, bazë materiale, hapësira etj. Shqipëria me numrin më të madh të të diplomuarve universitarë dhe pasuniversitarë, pjesa më e madhe e tyre, rreth 80 %, ose nuk gjejnë punë në profesionin e tyre ose ngelen pa punë fare. Me numrin më të madh të doktoraturave dhe titujve akademikë (për numër popullsie), ka koeficientin më të ulët (për numër popullsie) për produkt shkencor duke u renditur e fundit në rajon.
Shqipëria u mbush me sharlatanë të diplomuar e servilë të regjimit, individë pa identitet mendor e individual; tregu akademik privat komercializoi arsimin sipas maksimës antikushtetuese “arsimi duhet t’i shërbejë tregut” … shteti si “vullnet i shumicës” doli “jashtë loje” dhe u fut në lojë tregu, si vullnet i një pakice (padronët të parasë), që diktoi edhe reformat arsimore me synimin e edukimit të individëve standard pa identitet mendor e individual, servil të regjimit e potencialisht të aftë për tu organizuar në turma vulgare … me një fjalë edukimin e njeriut banal, mediokër e analfabet mendor (vetëm shkrim e lexim), i cili me shpejtësi u përhap si metastazë në të gjitha qelizat e shoqërisë, politikës, drejtësisë, shtetit, pushtetit, administratës e kudo, madje edhe në ato fusha të cilat do të ishin të pamundura në një shtet ligjor, të tilla si akademizmi, shkenca, artet, kultura, ku kërkohen individë tepër të kualifikuar dhe me pretendime të larta kulturore, morale, kërkuese e hulumtuese. U shua kjo elitë, humbi roli edukativ i familjes, u denigrua figura e mësuesit dhe e dijetarëve. Kaq duhet për rrënimin e një shoqërie njerëzore apo për të venë në rrezik ekzistencën mendore të një kombi. Një e sotme, po kaq e dështuar si e djeshmja. Një e ardhme pa të ardhme.
2.
Në mënyrë të natyrshme çdo njeriu i lind pyetja: Përse klasa jonë politike nuk dëshiron një arsim cilësor me standarde europiane? Përse nuk bënë reforma substanciale për dizajnimin e një arsimi të ri demokratik? A kanë një qëllim të përbashkët qëndrimet hipokrite të opozitës dhe ato demagogjike të mazhorancës ?
Përgjigjen për këto pyetje e gjejmë tek Lordi Braungham: “Arsimi e bën një popull të lehtë për ta udhëhequr, por të vështirë për ta sunduar, të lehtë për ta qeverisur, por të pamundur për ta skllavëruar”. Më saktë, më thjeshtë e më qartë nuk ka- një popull i paditur dhe i pakulturuar sundohet e skllavërohet më lehtë nga politikanët, pushtetarët dhe fetarët. Në mbështetje të kësaj teze qëndron edhe thënia lapidare e Monteskiesë “Në epokën e Paditurisë nuk vihet asgjë në dyshim, madje as atëhere kur bëhen gafat më të mëdha; në epokën e Diturisë dridhemi edhe atëhere kur veprojmë siç duhet”. Sa e vërtetë është kjo për tranzicionin tonë!
A nuk kemi 30 vjet me ligje, dekrete, vendime udhëzime që ndryshojnë apo janë në kundërshtim me kushtetutën si ai i arsimit apo koncesione, ppp-të, marrëveshje detare, gafa politike, ekonomike, diplomatike, akademike, historike, ….. etj.? Është venë ndonjëra në dyshim? Që të dyshosh duhet të mendosh në mënyrë kritike, të thellohesh duke u bazuar në argumente, duhet të arsyetosh me racionalitet. Hiqja njeriut këto aftësi dhe individët kthehen nga qenie njerëzore me arsye në qenie irracionale ,të paaftë për të marrë vendime të arsyeshme e për të gjykuar në mënyrë racionale … Nëse njerëzit përpiqen të kuptojnë thelbin e gjërave, atëherë ata bëhen të rrezikshëm për sistemin e oligarkëve, se do kërkojnë të drejtat e tyre, kushte më të mira pune, siguracione, shtesë page, bonus për orët shtesë dhe për festat … por të gjitha këto kërkesa të arsyeshme, janë para që u pakësohen padronëve, gjë që ata nuk e lejojnë duke marrë masat që ti mbajnë njerëzit të “lirë por të lidhur me zinxhirë” përmes kredive, borxheve, taksave, tarifave etj – pasivë dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre … synimi është të ” thërrmohen qytetarët”, që të mos përfshihen në problemet që mund t’i përfshijnë si njerëz aktivë në një shoqëri demokratike … qytetarët duhet të jenë spektatorë dhe jo pjesëmarrës aktivë,konsumatorë dhe jo prodhues –
Ky është produkti i një arsimi neoliberal, që është derivat i ideologjisë absurde sipas së cilës “tregu duhet të diktojë ligjet në çdo aspekt të shoqërisë njerëzore dhe që synon ” gjithçka për ne ( padronët e parasë) asgjë për të tjerët ( populli) për të maksimalizuar paratë dhe pushtetin politik…dhe shprehja se “arsimi duhet ti shërbejë tregut” është shprehja më adekuate e kësaj ideologjie antihumane e totalitare (,përderisa ushtron kontroll absolut përmes tregut dhe parasë në jetën dhe shpirtrat e njerëzve ) por…”demokratike”!
Kjo ideologji është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën!
3.
Zoti president! Ruajtësi më fanatik i Kushtetutës, që për të sakrifikon edhe jetën!
Neni 59 , neni 3 dhe neni 2 shprehin në mënyrë të qartë dhe pa ekuivokë antikushtetushmërinë e kësaj ideologjie … është shkruar e zeza mbi të bardhë se shteti shqiptar nuk ngrihet mbi tregun privat, pavarësisht se lejohet ushtrimi i tij, por përkundrazi shteti ka kontrollin mbi tregun duke shprehur vullnetin e shumicës. Kushtetuta nuk lejon pabarazi sociale në funksion të fuqisë ekonomike se ndryshe në të kundërt në treg do kishin më shumë fuqi 3 super të pasur sesa 3 milionë konsumatorë. Ja pse Kushtetuta i atribuon rolin e mbrojtësit të interesit publik të shoqërisë, shtetit dhe jo tregut. Është tregu që duhet ti përshtatet nevojave të shoqërisë dhe jo e kundërta”
Tek ne në praktikë ndodh e kundërta. Tregu dikton dhe kontrollon. Dhe kjo është antikushtetuese dhe duke qenë e tillë çfarë vlere ka urimi nga “zemra tuaj” me mirënjohje e respekt ndaj veprës së ndritur dhe misionit fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare ” … ku është misioni fisnik? Tek edukimi si e mirë publike e përbashkët apo tek fitimi si e mirë private e disa padronëve? Ku janë vlerat qytetare. Në këtë kontekst a nuk janë hipokrite këto urime prej teje Z.President?
Rritja dhe përhapja e sistemit arsimor privat është një përpjekje e maskuar keq për të shkatërruar arsimin publik që nga çerdhet e deri tek doktorët e profesorët …sa shkolla private,çerdhe,kopshte e universitete ka në raport me gjysmë popullsinë?… paradoksi më ulëritëse shqiptar …dhe këto shkolla private përfitojnë fonde publike dhe kjo e dëmton sistemin publik …
Po si ka mundësi që edhe qeveria aktuale që hiqet si e majtë madje më me forcë se edhe qeveritë e djathta mban këtë pozicion dhe mbron arsimin privat dhe universitetin privat … Këtu kërkoi llogari Edi Ramës sepse dihet se pas arsimit dhe universiteteve private qëndrojnë padronët e parasë dhe të politikës, mediokër, pa asnjë lidhje me arsimin thjesht biznesmenë ujërash, tullash, pllakash, dërrasash etj …
Si mendoni ju z .President këta pronarë universitetesh e shkollash private i kanë lekët të tepërta apo janë filantropë të mëdhenj ,që të investojnë për edukimin e fëmijve të popullit? Udhëhiqen nga motivi i edukimit apo i fitimit ?
Jo dhe jo! Qindra shkolla private dhe mbi 40 universitete private janë bërë” rrjepore xhepash” të prindërve shqiptarë që për fëmijtë edhe bukë thatë hanë por fëmijët duan t’i mësojnë …madje arrijnë të marrin edhe kredi …plus taksave paguajnë edhe privatët por në instancë të fundit marrin dëftesa e diploma të pavlera … kështu ndodh përderisa tregu dhe paraja dikton shtetin, politikën, ekonominë, median, shkollën, shëndetin,shpirtin,jetën- dija është zëvendësuar nga paraja
Z.Kryeministër! A nuk lind nevoja për një përqasje tjetër ndaj arsimit dhe në përgjithësi ndaj ekonomisë,bujqësisë,industrisë,shëndetësisë etj ,për një qasje ku taksat e popullit të kthehen në financime për shërbime për mirëqënie sociale përmes reformave sociale për të dobësuar oligarkët e biznesit e të fortët e politikës e për të forcuar të varfrit drejt ngushtimit të pabarazive midis të varfërve dhe të pasurve dhe jo drejt financimit të oligarkëve e bizneseve të mëdha me koncesione ppp-të etj .? Nëse jeni vërtetë i majtë siç pretendoni ndërmerrni reforma të tilla!
Z .Basha! Me të drejtë kërkoni që djemtë dhe vajzat të mos ikin ,por më parë na deklaro se çfarë qëndrimi do të mbani ndaj arsimit privat dhe universiteteve privatë. A keni një projekt me prioritet tuaja, cilat janë burimet njerëzore, materiale, financiare, e mbi të gjitha vizionare e intelektuale?
Z.Kryeministër! A nuk lind nevoja për një përqasje tjetër ndaj arsimit dhe në përgjithësi ndaj ekonomisë, bujqësisë, industrisë, shëndetësisë etj., për një qasje ku taksat e popullit të kthehen në financime për shërbime për mirëqenie sociale përmes reformave sociale për të dobësuar oligarkët e biznesit e të fortët e politikës e për të forcuar të varfërit drejt ngushtimit të pabarazive midis të varfërve dhe të pasurve dhe jo drejt financimit të oligarkëve e bizneseve të mëdha me koncesione ppt etj .?
Nëse jeni vërtetë i majtë siç pretendoni ndërmerrni reforma të tilla…
Për t’u garantuar qytetarëve të Republikës një arsimim publik dinjitoz dhe një moral të virtytshëm, që përbëjnë shpirtin dhe zemrën e një shoqërie moderne. Qytetarët i besojnë qeverive dhe qeverisësve në krye të institucioneve shtetërore që t’u japin siguri në investimin që bëjnë prindërit për edukimin e fëmijëve të tyre, duke sakrifikuar edhe nga “buka e gojës” dhe jo të shohin shfaqje “shoë” me mashtrime e reklamime të “arritjeve” nëpërmjet agjencive të huaja komerciale apo të papërgjegjshme. E keni detyrim ligjor t’u garantoni atyre siguri për çdo shërbim publik sidomos për universitetet që lidhen me të ardhmen jetësore të tyre. Diploma universitare është e vetmja pasuri e tyre ,që duhet të shërbejë si ” pasaporta” e tyre për të konkurruar në tregun e punës ,madje edhe jashtë vendit . Por a mund të konkurrojnë sot me një karton diplomë ,që shërben thjesht si një vizë për qëndrim të përkohshëm në tregun e punës ?
Z. Kryeministër! Ngrihuni në lartësinë e një burri shteti për të bërë reforma radikale në arsim në përputhje me Kushtetutën nëse nuk do të mendoni ” për zgjedhjet e rradhës por për të ardhmen e vendit” . Këtë të ardhme ne nuk e dimë. Por dimë se pa të ardhme të arsimit nuk ka të ardhme të shoqërisë. Prandaj edhe sfida para qeverisë tuaj nëse fitoni ( dhe do fitoni) dhe nëse e doni të ardhmen e vendit tuaj është: transformimi i sistemit të vjetër dhe jo efiçent arsimor në një sistem arsimor model që të rilindë Intelektin e rrënuar ,që të formojë qytetarin, mbartësin e mendimit të lirë,të së drejtës dhe demokracisë, kundrejt qytetarit-otoman- një individ që udhëhiqet nga instiktet emocionet dhe interesat meskine, lehtësisht i manipulueshem për t’u “turmëzuar”. “Ndryshimet radikale – thoshte Ajnshtajni – nuk bëhen me logjikë”!
Në qëndrimin që mbahet ndaj arsimit ,që lidhet me individin shtetin dhe shoqërinë , ndahen qeverisjet popullore nga qeverisjet oligarke …por siç duken ” bathët larg janë ” pashkët” … jam i bindur se si presidenti ,si kryeministri ashtu edhe kryetari i opozitës nuk kanë këllqe t’i kthehen arsimit publik dinjitoz përmes reformave për të dobësuar arsimin privat sipas Kushtetutës ,”ku shteti e jo tregu, duhet të udhëheqë arsimimin e një populli dhe zhvillimin afatgjatë të një vendi. Tregu si çdo fenomen tjetër ekonomik, politik, fetar, sportiv duhet të jetë në funksion të shoqërisë dhe brenda shtratit kushtetues”…madje edhe dëshirë sikur të kenë , sepse janë të” lidhur me zinxhirë” nga padronët e parasë …janë këta të fundit që investojnë dhe lobojnë në zgjedhjet” demokratike të lira e të ndershme” për pushtetin e tyre politik që u shërben për maksimalizimin e parave të tyre …përse investojnë e lobojnë ata ? …që qeverisja e dalë nga zgjedhjet të bëjë reforma sociale për arsim falas, shëndetësi universale,ngritje pensionesh e pagash …si thoni ju a mund ti pranojnë ata reforma të tilla që çojnë në shkurtimin e financimeve të tyre nga qeveria për rrugët,aeroportet,minierat,portet ,inceratorët,etj përmes koncesioneve ppt.granteve etj? ?…kaq budallenj janë ata . ?..jo jo budallenj jemi ne që ju besojmë juve opozitë- mazhorancës për t’iu votuar e për t’iu dhënë fuqinë tonë me votë ,që ju të na sundoni, skllavërioni e varfëroni…kjo politikë siguron përfitime maksimale për një pakicë dhe mjerim për shumicën ! Përmes një sistemi arsimor që e kanë kthyer në një sektor grotesk, ku mësuesit janë të vetmit që vlerësohen si skllevërit e vetëm të fillim shekullit XXI.
Deri atëherë vetmja gjë që duhet të bëjnë mësuesit, prindërit ,studentët ,pedagogët e qytetarët është të bëjnë betejat tyre për “demokratizimin dhe funksionimin e shtetit, e jo t’i dorëzohen tregut dhe zotave të tij si konsumatorë. Përndryshe do hedhin ujë në hava sa herë kërkojmë ndryshime tek ata që krijuan dhe përfitojnë nga ky sistem oligarkik, barbar e antishqiptar.”

Shume i nderuari Jorgo Mandili!
E perpiva me nje fryme kete pamfletin tuaj filozofik,social,politik,shkencor dhe njerezor dhe m’u mbush kraharori me aromen e pastert te idealit qytetar,te atdhedashurise per atdheun dhe popullin tone te shumevuajtur!
Jo vetem arsimi,por gjithcka ne Shqiperi,pas 90-tes u rrenua dhe fajin per keto krime e kane te gjithe ata qe e sunduan kete vend si DIKTATORE,si armiq te popullit shqiptar!
Ne se fillimisht Sali Berisha i hapi “arkivolin” ketij populli te mjere,prej 8 vjetesh ketij arkivoli i vuri kapakun Edi Rama!
Si mund te ndreqte arsimin apo shendetesine ,Rama,ky pinjoll i perkedhelur i diktatures komuniste,kur ai nuk ka asnje dashuri per atdheun,per popullin dhe gjakun e derdhur per liri e pavaresi?
Si mund te punonte ky diktator ,kryetar i te majteve fukarenj,per shumicen e popullit te katandisur ne mjerim te plote,kur derdellit si kriminel se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buiken e gojes qe nga koha e Skenderbeut”?
Por fajin nuk e ka vetem Rama si diktator,por ne radhe te pare antaresia e PS-se,qe kane ulur koken nen kercenimet e nje sharlatani ne kembim te nje vendi pune!
Shkrimet te tilla,si ky i sotmi duhet te vazhdojne te shkruhen edhe me pas,qe te ndezin ne shpirtin e popullit shkendijen e revoltes popullore ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave te njeriut ne sanksionuara me Kushtetute!
Rama duhet te shporret nga PS-ja me cdo cmim!
Ndryshe gjendja e vendit do te shkoje keq e me keq!
Z.Mandili! Te lexova me kujdes.Shkrimi yt ka permledhur komentet e komentuesave te drites.Vetem sharje dhe ankesa.Ne i themi nga anet tona dhe tende ,nje njeri qe qyravitet.Ne se e quan vehten intelektual jep alternativa per zgjidhje te problemit.Ju po injoroni Ramen,Bashen e nuk e di ke ke ndermend tjeter.Mbase ka lidhje me 25 prillin?Flake kashte.Ka persona te tjere pervec Rames ,Bashes,Saliut(Berisha),Ilirt(Meta)qe populli te zgjedhe per Kryeminister dhe presidente?Alternativat e tjera nuk lindin ne nje ose 2,3 muaj.Ato lindin ne nje lufte te gjate politike,me sakrifica.Lum kush te rroje ,te shohe Shqiperine zonje.
Po ti more “mali”,kush je qe i kerkon llogari Mandilit?
Kur e di se paska te tjere,pse nuk i thua,por na can trapin e sumes me llogje kavaje?
Po ata vete pse nuk dalin apo fshihen pas brekeve te grave?
Ato qe ka shkruar z.Mandili sot jane problemet thelbvesore tonat,prandaj kush ka tru ne koke e jo ne bythe,le t’i mbeshtese dhe te mblidhemi te tere e te shpetojme Shqiperine!
Mjaft me gjoksin grope,se nuk zgjidhet gje!
Ne se ka mbetur ndonje trim sot ne Shqiperi,le te leshoje kushtrimin,se vendi po shkon drejt shperberjes totale!
Kushdo te fitoje ne 25 prill,do jete fitore si e Pirros se Epirit,se i humburi i vetem do jete populli shqiptar!
… nëse do fitoni (dhe do fitoni…) ?!
Ëhë… Deri ke kjo “shprehje vulgare” munda ta lexoj me një farë qetësie shkrimin dhe jo me euforinë e yzberishqarit Hermes, i cili edhe kësaj here i paska hyp “gamorit të trojës” për së prapthi.
Ndonëse kritikat rreth (k)arsimimit tri dekador qëndrojnë me këmbë në tokë, ajo që të lë shije të hidhur është toni i butë me nuanca servilosjeje, me të cilin ky “bandill” u drejtohet njëri pas tjetrit liderucave partiakë, a thua se po pret t’i hedhin ndonjë kothere sa për të genjyer veten.
Nuk ke ç’gjëra pozitive të presësh prej “pardesybardhëve”, të cilët në emër të “çekut të bardhë” të premtuar (hajde hajde… “bardhësi kudo bardhësi”, edhe pse kazanet demo-rilindjotase janë të zeza sterr) i vunë me paramendim shqelmin një sistemi që garantonte shërbime gratis sidomos në edukim, arsimim dhe shëndetsi.
Kush nuk distancohet dukshëm prej tyre, është ose krejt naiv, ose i sëmurë rëndë (syndroma e Stockholmit është më e rrezikshme se virusi i caronas…), ose përndryshe në mos njëlloj si ta, thjesht masha e tyre.
Boll me konstatime !
Nuk është aq i paditur ky milet sa mos ta kuptojë se kush janë autorët e papërgjegjshëm të degjenerimit.
Nëse e mbani veten për koka të gjithëditura, atëhere ndani me lexuesin alternativat për dalje nga qorrsokaku.
Lexuesi ka vite që ju pyet se cila është zgjidhja, kurse ju s’u tregoni dot as gjurmët.
Ku jeshe o Jorgo?
Asgjëkundi !
Çfarë bëre o Jorgo?
Asgjëkafshë!
Cfare nuk te pelqeu nga komenti im,o Gamori i Yzberidshtit,qe na cave trapit me idiotesine tende?
Po ti cfare zgjidhje jep per arsimin,kur vetem ha mut kot e nuk thua gje?
Mos zhgarravit pas thithgjes se droges se dukesh qe ha mut kot,prandaj me mire hesht se te na cash trapin o felliqesire e ndyre!
Se llogjika jote prej te cmenduri thote HIP se te vrava,ZBRIT se te vrava!
Edhe gomari im eshte me i zgjuar se ty,o plehre e ndyre!
As vete nuk e kupton se cilin krah mbron o kellire!
Ndersa une e klam shfaqur hapur dhe pa lekundur se jam ne mbrojtje te interesave te shumices se shqiptareve,se nuk jam militant tru shplare i asnje partie e asnje diktatori sot!
Na qënka Edvini diktator dhe s’na ishte Enveri… U bu buuu ç’po na dëgjojnë veshët. Ik mërr shurrajos se ty s’të qas gruja në krevat dhe jo më të marri njeri për sagllam.
Keni shkruajtur saktë z. Mandili. Problemi qëndron në spektrin politik që u krijua në Shqipëri. Kjo temë është e gjatë që nuk mund të spjegohet me pak fjalë. Teorikisht politikanët nuk mund të pasurihen nëpërmjet politikës. Në Shqipëri ndodh e kundërta, që politikanët janë më të pasurit!!! Për rrjedhojë është zgjedhur modeli kapitalist që kanë patur vëndet perëndimore në fillim të shekullit të XX-të. Politikanëve shqiptarë nuk u intereson të kopjojnë sistemet e Europës veriore, por u intereson një sistem kapitalist të egër, sepse kështu mund të pasurihen për veten e tyre. Shqipërisë i mungon një parti e majtë me program social për të zbutur polarizimin e shoqërisë. Rama do të votohet përsëri, sepse të tjerët janë të njëjtat figura të përlyer në krime dhe korrupsion dhe asgjë e mirë nuk i vjen Shqipërisë po të vijnë në fuqi. Pra, do të jetë fatkeqsi po të vijnë për herë të tretë të njëjtët njerëz si Berisha e kompani. Por pas zgjedhjeve, në rast se PS-ja nuk vjen në pozicionin e vet origjinal, atëhere duhet krijuar një parti tjetër e majtë, që të plotësojë spektrin politik të munguar. Këtu qëndron kontributi që ju mund të jepni z. Mandili.
Kali i trojes!Ne jemi 80-vjecare.nga ne pret zoterote?Ato qe thote z.Mandili ,ne se lexon komentet e Drites jane thene mijra here.Nuk ka asgje te re.Me 25 prill i nderuar kale do te votosh o per Ramen o per Lulin ose nuk do te votosh ne emer te revoltes ,qe do te thote Rama ne fuqi.Shume me frike e ke marre 25 prillin z.kale.Asgje nuk do te ndodhe.Nuk ke nxjerre mesime ne keto vite?Atehere po presim te ritesh se je mez dhe jo kale sic e quan vehten.
Eh o mali i shkrete,qe paske marre fund nga trute!
Une nuk kerkoj asgje nga ty,se ti nuk ke thene asgje qe ta kerkoj une,por ti cfare kerkon nga z.Mandili?
Ai tha ato ,qe kishte per te thene,ndersa ti,qe nuk qenke i kenaqur me ato te tijat,pse nuk i ploteson me te tjera,por na can trapin ketu?
Nuk kam frike nga 25 prilli,sepse nuk ia kam nevojen asnje force politike,sepse e kam te garantuar jeten me femijet jashte vendit per bukuri,vete me pasuri etj,por dua qe te hap syte edhe ty,o i pjerdhur,qe ben filozofi,kur nuyk ke se cfare te thuash vecse pordhevbe me rigon!
Ne se e3 mban veten p[er me te mencur se z.Mandili,mos bej replika ketu me ne,por bej nje shkrim te plote dhe hidhi idete e tua filozofike qe te botohet tek DITA qe t’u hapesh syte te tjereve!
Ne 25 prill jam i bindur se kushdo qe te fitoje,i humburi do jete vetem populli shqiptar!
Ja keto mesime kam nxjerre ne keto 30 vjet,por sic duket ti nuk ke marre vesh akoma se nga lidhet gomari,qe na derdellit ketu so koke e madhe!~
Por koke te madhe ka edhe gomari im,por ama eshte gomar!
Nuk e di ti se ku e fut veten,o mul!
Ja qe zoti Mandili nuk te ka mesuar asgje o mezi i trojes.Mesimi qe paske mare nga z.Mandil eshte: populli shqiptar eshte i humbur pas 25 prillit.Bravo na dhe kurajo per te ecur perpara..Dhe dicka te vecante.Partia politike e Bajdenit,qe eshte president i Amerikes,ne se e di,ka per simbol gomarin.Ata mburen per kete.
Prandaj edhe ti mburresh qe je GOMAR!
Sa per ate,qe pas 25 prillit i humbur do jete vetem populli shqiptar,kete te jesh i sigurte,ashtu sic ka qene deri me sot!
Ne se ne PS nuk ngrihen e te shporrin Edi Ramen,kurre nuk do permiresohet jeta jone!
Nuk mund te jete ndryshues i jetes tone nje diktator,qe i ka nxire jeten popullit shqiptar keo 30 vjet,prandaj ti ule koken dhe ngri bythen se prapa do ta hash!
Z.Kali i Trojes! Nuk dua te bej replika me ju.Tani e kam seriozisht qe te kuptosh.Lideret politike krijohen ne nje lufte te gjate politike.P.sh.Albin Kurti ne Kosove ka nje aktivitet politik prej shume vitesh ,dhe ky quhet lider.Tjeter pune se si eshte ,prandaj votohet sepse njihet ne publik dhe ne diplomacine e huaj.Ne Shqiperi si lider politike deri tani jane Edi Rama,Lulezim Basha,Ilir Meta,dhe +ata qe kane bere takim me ambasadoren amerikane qe jane dore e dyte.Nga keta zgjidh e mer.Bota politike e jashme keta njeh,pavaresisht se c’fare thuhet lart e poshte.Me 25 prill keta i ke ne menu.
O mali i mjere!
Nuk po e kupton se bashke ndahemi katastrofikisht ne dy mentalitete diametralisht te kunderta me njeri tjetrin!
Ti perfaqeson TURMEN laramane te deleve,qe keni ulur koken para cdo sundimtari antishqiptar,qe ka zhdukur shtetin ligjor,demokracine,ka nxjerre jashte loje administraten publike dhe eshte bere mbrojtes i flakte i korrupsionit duke lene shumicen e shqiptareve ne mjerim dhe qe duke mos patur asnje arsyetim se si mund te dilet nga ky qorrsokak,zgjidhjen e vetme e gjen tek slogani gebelsian se “Po iku Rama do vije Basha”!
Ndersa une gjykoj se ne keto 30 vjet e gjithe klasa politike qe ka SUNDUAR ( kurre qeverisur) vendin ka DESHTUAR totalisht dhe e ka SHTYPUR dhe SHFRYTEZUAR kete popull njelloj sikur te ishin PUSHTUES!
Jam per shporrjen e te gjithe SUNDIMTAREVE te djeshem dhe te sotem,sepse qenia e tyre akoma ne pushtet,do sjelle vetem FATKEQESI,sepse ashtu jane mesuar te SUNDOJNE!
Ti thua se politikanet e rinj duhet kohe te formohen,sepse tek ty eshte ngulitur mashtrimi kriminal,qe vete Rama, me ndihmen e medias lolo ka shperndare qe heret,se “Rama punon”,se “Rama ka punuar me shume se te gjithe para ardhesit”, se “Ate qe ka bere Rama nuk e ben njeri”, se “Ne PS nuk ka njeri me te afte se Rama” etj!
Kush te ka mbushur mendjen se ne PS nuk ka njeri me te afte se Rama?
Doemos kete arsyetim idiot ta ka ngulitur proipaganda gebelsiane e Rames,sepse Rama NUK KA LENE NJERI NE PS te afirmohet,se per cdo gjke del ai te jape spjegime,si gjyqtar,prokuror,diplomat,financier,arkitekt,inxhinier etj!
A e pe se cfare i beri Ditmir Bushatit ky DIKTATOR?
A ke degjuar qe ta kritikoje njeri nga brenda kete njeri?
A e kupton se pse e perdor Rama sloganin “Jemi skuader”?
E perdor sepse me kete do t’i thote te tjereve nen vete se “Ju jeni te gjithe ushtare,ndersa une jam komandanti juaj!
Se ne ushtri ,urdheri i eprorit eshte ligj per vartesit”!
Ne PS ka me mijra personalitete shume here me te afte,me te ndershem,me idealiste etj se sa Rama!
Rama eshte fatkeqesia e kombit,ndaj “Me mire djepi bosh,se SHEJTANI brenda”!
Jane zevendesuar mbreter,sulltane,perandiore etj dhe nuyk u zevendesoka Rama!
Harroje o mali,se ne se fiton Rama,Shqiperia do te provoje situata katastrofike,sepse ai eshte mesuar te SUNDOJE me dhunen mediatike,me fjalor rrugaci etj,por shqiptaret nuk jane mesuar te durojne gjate kete lloj lideri antishqiptar!
Rama ne PS eshte vetem nje KALE TROJE!
Liria, pavarsia, krijmtaria, shumellojshmeria, konkurenca, krahasimi, besimi do te ndihmonin per nje mesim dhe edukim me te mire. Te gjitha keto nuk kane vlere te madhe nese nuk arrihet synimi apo qellimi per nje shoqeri te zhvilluar dhe moderne.