Një adoleshent në Shtetet e Bashkuara publikoi një fotografi në rrjetet sociale ku shiheni shumë kartëmonedha.
Kjo shkaktoi që dy persona të maskuar të shkonin në shtëpinë e tij dhe të kërkonin paratë që kishin parë në rrjetin “SnapChat”.
Grabitësit ishin edhe të armatosur dhe shkuan me idenë se në atë banesë kishte shumë para.
Familjarët e tij janë tmerruar kur dy burra të panjohur, kanë kërkuar prej tyre ‘paratë nga fotografia’, teksa thyen gjithçka që u dilte përpara.
Në fakt, ishin vetëm 280 dollarë, shumë për të cilën nuk ia vlen të bësh një grabitje me armë. Rasti u regjistrua në Florida.
Policia ka nisur hetimet rreth rastit, teksa ka kërkuar për kujdes të shtuar me publikimin e fotove në rrjetet sociale. /Dita/
