Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Më emocionoi z. Bedri Islami me shkrimin në memorie për hallë Kaden. Unë kam punuar në Pukë. Kam qenë edhe në Dedaj. Kam biseduar me miq e shokë të babait tënd. Kam biseduar me Ismail Avdinë (mysliman) dhe me Gjok Dodën (katolik). Me kanë folur për Kaden dhe Zenelin. Kanë qenë bashkë nxënës. Karakteristike është se ata e quanin probatin (vëlla e motër njëri-tjetrin). Ishin shumë të mirë dhe të ëmbël si qershitë, gështenjat, shegët dhe vera që nxjerrin nga ai rrushi me aromë që ka në Dedaj. E thoshin me krenari që ishin me prejardhje nga Shkreli. Shkrimet e tua i lexoj nga dy herë o i nderuar Bedri. Fatmir Luarasi
