Për shpërfillësit e ligjit dhe frikacakët nga reforma!

Dita

Nga Ditmir Bushati

Habitem se si një President që ka mesatarisht 2-3 këshilltarë për çdo çështje (përfshirë ato protokollare), nuk sqaron opinionin publik për veprimin e tij të paprecedent në shkelje të ceremonialit të shtetit dhe praktikës së konsoliduar diplomatike shumëvjeçare, por preferon të keqpërdor tellallët e vend strehimeve politike.

Ceremoniali i shtetit, si pika e vetme e referimit për protokollin e shtetit që siguron mirëkuptimin e bashkëpunimin midis institucioneve, është fare i qartë. Ai aplikohet njësoj për Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme. Ceremoniali nuk lë shteg për interpretime partiake, e as për trajtim privat të institucioneve shtetërore.

Koha e trajtimit të trupit diplomatik mbi bazën e “vendeve të rezervuara” ka perënduar që kur shqiptarët me votën e tyre të lirë e nxorën në opozitë partinë e zotit President. Trupi diplomatik nuk është “mërgata e qyqeve” dhe as e “qokatarëve”, por një trupë e një shërbim që punon për interesat e vendit e qytetarëve.

Keqardhje për Presidentin në kërkim të konflikteve të vockla, që hesht dhe pranon çimentimin e kulturës së korporatës në drejtësi. Është mendësia e korporatës, në shpërfillje të plotë të rendit demokratik, që tregojnë me gisht mbi 93% e shqiptarëve sot. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë investuar pak në këtë proces jetik për vendin.

Keqardhje për “amnezinë presidenciale” ndaj paranojës së partisë së zotit President për reformën në drejtësi, që po e çon këtë të fundit gjithnjë e më shumë drejt instikteve e metodave izolacioniste të Doktorrit, i cili, për hir të interesave të pushtetit dhe familjes së tij, u konfrontua me popullin dhe botën atlantike.

Zoti President, çlirojeni veten nga përdorimi i funksionit publik si pronë private dhe partinë tuaj nga paranoja e “rrezikut euro-amerikan”, çlirojeni veten dhe partinë tuaj nga sindroma e qarramanit, sepse për Shqipërinë çështja më madhore mbetet miratimi i reformës në drejtësi.

Share This Article
5 Comments
  • Dekllarata e z. Bushatit , per qendrimin partiak te Presidentit , eshte nje ndihme e madhe , per vete Presidentin . Si ka mundesi , qe nje President I popullit , te mos I thote popullit , pse nuk priti diplomatet , qofte dhe per faktin pse nuk I priti ambasadoret , sepse ishte Z. Zhiti . Ditmir Bushati eshte nje diplomat I edukuar me fryme europjane . Jam shume I gezuar , per intelegjencen etij , qe perpara mua duhej te mburrej Presidenti , per kete Minister te talentuar te Shqiperise . I . Foto

  • Hajdi djali Sules,more shkerllat klysh komunisti ske marre me dal ti para njerzeve,mir e din cka ka ba jotat.

  • Kur flet Ditmiri qe e ktheu diplomacine ne kashte e koqe mos ngelte njeri tjeter pa folur e dhene mend. Ore si e kam Gazhelin andej nga Turqia? A i vuri per fije punet pasi tani me shume se kurre Rama ka nevoje ti mbylle se nuk i dihet cfare ndodh me vone.

  • Me duket se s`je shkodran fare.Ti nuk e njeh fare familjen Bushati qe jane nder familjet ma te mira puro shkodrane,prandaj reagon keshtu.Pa tjeter qe s`je shkodran puro por ndoshta aksidentalisht banon ne Shkoder

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *