Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Shqiptari “evropian” është njeriu më i kudogjendur sot, në trojet shqiptare dhe jashtë tyre. Parulla kryesore e demonstruesve politikë në vitet ’90 ishte “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Po t’i pyesje se si është Evropa, me siguri përgjigjet do të ishin shumë të ndryshme, në varësi të kulturës, por edhe të karakterit të dashnorit të Evropës. Pamjet marramendëse që ofronin kanalet e huaja televizive që shiheshin në Shqipëri, si dhe radiot perëndimore në gjuhën shqipe, në shërbim të politikës perëndimore i kishin krijuar shqiptarit kultin e Evropës.
Se çfarë kulti adhuronte njëri apo tjetri shqiptar, kjo varej nga personaliteti i secilit adhurues. Gjithsesi e përbashkët ishte joshja ndaj pasurisë, mirëqenies dhe luksit. Katedrale madhështore, rrugë të gjera e pafund, qiellgërvishtëse marramendëse, femra të bukura dhe thuajse të zhveshura që reklamonin modën e fundit apo bënin “dashuri” me kërkuesin më të parë, ushqime dhe veshje pa fund, makina luksoze dhe filma aventureskë etj.,etj.
Këto ishin ato që ofronin kryesisht emisionet televizive perëndimore. Rënia në dashuri me këto pamje ishte e parezistueshme për shumicën dërmuese të popullsisë, sidomos në kushtet kur gjendja ekonomik e sociale në vend kishte arritur nivel të vajtueshëm dhe kritik.
Nëse punohej apo jo në Perëndim, kjo as thuhej dhe as shfaqej në median perëndimore për shqiptarin e uritur. Nëse kishte krime, drogë, prostitucion, prishje të familjes, vetëvrasje apo, larg qoftë, papunësi dhe të varfër, as mund ta mësoje nga kjo medie dhe as ekzistonte prirja për ta mësuar.
Atje ekzistonte gjithçka e mirë që kishte arritur njerëzimi dhe asgjë e keqe, e dyshimtë apo e papranueshme. Për shqiptarin “evropian” këto të fundit ekzistonin vetëm tek ne. Besimi ishte i pafund se, me përmbysjen e sistemit politik, do të realizohej kalimi i menjëhershëm nga ferri në parajsë.
Nëse në Evropë ekzistonin virtytet apo jo, kjo as përbënte kuriozitet dhe as ndihej e nevojshme të dihej dhe aq më pak të ndiqej si shembull. Virtytet kishin dalë nga moda dhe konsideroheshin të padobishme. E çfarë na sollën ato për 45 vjet? A e shikoni ku ndodhemi?- të përgjigjeshin po të guxoje të përmendje ndonjë të metë “të vogël” të “botës matanë”.
Ishte shumë i vogël numri i atyre që e adhuronin Evropën për shkak të nivelit të lartë të dijes, për arsyen e arritjeve të mëdha të shkencës, për ngjitjen e majave të larta në art, pikturë, skulpturë apo letërsi, si dhe për disiplinën e hekurt në punë, korrektesën mbizotëruese në respektimin e normave të bashkëjetesës shoqërore.
Akoma më i vogël ishte numri i shqiptarëve që e njihnin mirë historinë e Evropës, rrugët dhe mjetet e zhvillimit të saj si dhe kohën e gjatë që iu është dashur atyre popujve të sakrifikojnë pjesë të rëndësishme të jetës në auditoret e dijes dhe thuajse gjithë jetën në ambientet e punëve raskapitëse.
Pasi u bëmë të gjithë “shqiptarë evropianë” me parulla, erdhi koha të bëheshim me vepra. Një pjesë zgjodhën vrapimin në këmbë apo me anije e motoskafe drejt vendeve perëndimore, të tjerë qëndruan në Shqipëri për t’u bërë “evropianë” vendas, duke vjedhur e grabitur ç’të mundnin nga pasuria e popullit, për t’u bërë më vonë VIP-a, “elita” e vendit dhe sundues të tij.
Më të “mençurit” prej tyre u morën me politikë, duke na premtuar “Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe duke u shndërruar ata vetë në “bosa”. Liri pa fund. Liri për t’u pasuruar pa punuar, me drogë dhe korrupsion, liri për të mashtruar dhe keqinformuar, liri mediatike në shërbim të pushtetit të radhës që të ofron biberonin dhe liri për t’u çnjerëzuar.
Shqiptari “evropian” nuk nguron ta shprehë adhurimin e tij për Evropën kudo, edhe kur ajo e përçmon, e tall, e refuzon dhe i nxjerr pengesa të panumërta në “integrimin” evropian. Pasi ka mbushur barkun me hamburger dhe sanduiçe, shqiptari “evropian” që jeton në Perëndim, tani një ” derr i kënaqur”, thotë pa ngurrim se “As që dua t’ia shoh më surratin Shqipërisë…”.
Nëna e korrupsionit, krimit të organizuar, tregtimit të drogës, luftërave, kolonializmit, përçarjes, pushtimeve dhe grabitjeve e akuzon shqiptarin si “kriminel”, zotërues të “tregut të drogës dhe prostitucionit” në vendet e saj, si popull i korruptuar dhe pa standarde demokratike.
Propaganduesja e lirisë së lëvizjes, qarkullimit të lirë të mallrave, njerëzve dhe ideve, nuk ia lejon shqiptarit të drejtën e lëvizjes pa viza në territorin e saj ose, edhe kur ia lejon, i kërkon llogari nëpër aeroporte pse nuk ka aq shumë para me vete sa të paguajë hotelet apo restorantet gjatë qëndrimeve atje.
Kanë kaluar tri dekada nga rënia e regjimit njëpartiak në Shqipëri, i cili mbahet ende përgjegjësi i vetëm i “izolimit” të vendit nga Evropa në kushtet e ekzistencës së Luftës së Ftohtë, dhe, megjithë lutjet dhe përshpirtjet e pareshtura të shqiptarëve dhe qeverive të tyre, pranimi në Bashkimin e Vendeve Evropiane duket ende larg.
Kushte pas kushtesh, nënkushte dhe mbikushte iu vendosen shqiptarëve çdo vit duke ua shtyrë, jo pranimin, por thjesht fillimin e bisedimeve për pranim në BE. Kaq demokratike, humanitare dhe e ndershme është politika evropiane saqë ka miratuar një “Kushtetutë” të tillë federative e cila nuk ia hap derën “shqiptarit evropian”, por edhe të tjerëve, edhe nëse vetëm njëri nga 27 shtetet përbërës të tij nuk është dakord, duke bërë nul gjykimet dhe vendimet e 26 të tjerëve.
Tani vonë Këshilli Evropian miratoi edhe dokumentin “Kompasi Strategjik i BE”-së, i cili përcakton strategjinë e mbrojtjes dhe të sigurisë së Evropës deri në vitin 2030 dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, thuajse s’i ka fare në hesap. Përveç se nuk parashikon asnjë mundësi pranimi të tyre deri në fund të dekadës, iu ofron “partneritetin e qepur sipas masës”, njësoj si vendeve të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine.
Një term dhe një qëndrim i tillë politik është dëshmia më e qartë se, në thelb, pavarësisht kostumit modern, Evropa ka mbetur ajo e kohës së Bismarkut, për të mos thënë edhe 2-3 shekuj më tej shekullit 19.
Ndërsa deri tani kjo Evropë “i qante hallin” shqiptarit “evropian” se e izoloi dhe ndau prej saj politika dyzet vjeçare e diktaturës komuniste, tani i thotë se edhe dyzet vjet të tjera nga rënia e diktaturës nuk duhet të shpresojë se “demokracia evropiane” do ia hapë derën. Le të mbetet shqiptari “partner”, masën e të cilit do ta marrin çdo vit rrobaqepësit e politikës evropiane dhe, në varësi të telasheve të brendshme politike të “rrobaqepësisë”, do të përcaktohet “gjatësia e shtatit” të shqiptarit “evropian”.
Po, çfarë bëri shqiptari “evropian” këto tri dekada? Më së pari iu vërsul vetes së tij, duke fyer, kërcënuar e përbaltur njëri-tjetrin, e shndërroi vendin e vet në kaos, e vodhi, e dogji, e turpëroi përpara botës së qytetëruar me anormalitetin në sjellje, qeverisje dhe zhvillim.
Pasuritë kryesore ia “dha” një grushti horrash vendas apo disa batakçinjvë të huaj, të cilët e shndërruan shqiptarin “evropian” në raja dhe shërbëtor të zotërisë hajdut dhe të pavirtytshëm, peizazhin e Shqipërisë e shndërroi në një karikaturë urbanistike dhe drejtësinë e vendit të vet në një kazino në të cilën i varfri nuk fiton kurrë.
Shqiptari “evropian” dhe i lirë u tregua aq i mençur dhe i zoti sa të sjellë apo mbajë në pushtet, me votë të lirë ose të dhunuar, herë njërën çetë zhvatësish dhe herë tjetrën, qeveritarë dhe zyrtarë që ia bëjnë rrush e kumbulla paratë e përbashkëta të buxhetit, që ndërtojnë rrugë, ura, porte apo djegëse (incineratorë) të mbeturinave me dyfishin e kostos reale, që vetë bëhen milionerë dhe i kërkojnë popullit t’i duartrokasë kur ia rrisin pagën apo pensionin me pesë euro në vit.
E përsëri shqiptari “evropian” mbetet adhurues pa kushte i Evropës, edhe pse, nën hundën e saj dhe instruksionet e saj, vendi i tij bëhet përditë e më i papranueshëm. Në vend që të mendojë e punojë fort për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Evropa”, shqiptari pa mend vazhdon të glorifikojë Evropën dhe të përgojojë e përbaltë vendin e vet, historinë, të shkuarën dhe të sotmen e tij, me shpresën e pashpresë se ai do t’i duket Evropës më i mirë se vendi nga ka ardhur.
Shqiptari mendjelehtë zgjedh ta sundojnë ose sharlatanë katundesh që politikën e ushtrojnë si mejdan mesjetar, ose pehlivanë qytetesh që përpiqen të duken modernë dhe “evropianë shik”, duke i thënë Evropës se Shqipëria ishte në vitin 1990 si Afganistani dhe sundohej nga “talibanë të kuq”, që në vend të muzeumeve historikë, shkencorë e kulturorë, iu shesin të huajve si arritje demokratike të tyre personale “Bunkart”-e ose “Shtëpi me gjethe”, pa qenë në gjendje të na shpjegojnë pse të gjitha këto arritje “demokratike” nuk po i pengojnë shumicën dërmuese të shqiptarëve të zhyten në dëshpërim duke menduar ikjen nga vendi.
Shqipëria do të bëhet si gjithë Evropa dhe shqiptari do të jetë evropian vetëm atëherë kur shqiptarët të mos mbeten thjesht adhurues materialë të Evropës dhe përçmues moralë të vendit të tyre, por kur ta duan këtë vend pa hile dhe të punojnë për të si për veten e vet, kur të bëhen evropianë me vepra reale dhe jo me përshpirtje hipokrite.
*****
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Ky mesazh te con ne teorine e izolimit te vendit. Ne ato qe shkruhen ka te verteta, por me Europen na intereson ta mbajme mire, se sa ti kundervihemi. Me
clirimin e Kosoves, shprehja e Bismarkut dhe Konferenca e ambasadoreve ka rene. Eshte mire te shohim para, te zhvillojme vendin, te kapim nga gryka me fakte ata qe ngrene cmimet ne menyre fiktive.
Te jemi patriote jo me llafe, por vepra dhe te kthejme shume nga ata mbi 1 milione shqiotare qe iken nga 92-shi e ketej nga Shqiperia.
Keta llafolloget me pushtet dhe pa pushtet te analizojne shtete si Sloovenia, Kroacia, Serbia, Çekia, Hungaria, se si keto vende jane atraktive per kombasit e tyre, aq sa emigracionin ekonomik e kane ne shifra minimale, pasi vendasit e tyre zgjedhin te jetojne e punojne ne toke te tyre.
Une e kam nie pergjigje, se pse keto vende nuk boshatisen. Kjo ndodh se kane punesim e mireqenie, sepse kane ekonomi te forta, industri te zhvilluara, pra kane vende pune dhe pagesa qe perballojne mire jetesen ne vendet e tyre.
Analize llogjike, koncize dhe realiste, e thene shqip, nga zoti Malaj.
Kush ka veshe le te degjoje kush ka sy le te shikoje!
Shqiperia do te behet pjese e Europes (BE) dhe shqiptari do të jetë evropian vetëm atëherë kur ata te punojne e te kene nje vend me ekonomi te stabilizuar, te jene te afte te rrojne me djersen e tyre ne kete vend dhe te perfaqesojne me dinjitet historine dhe kulturen e tyre shekullore.
Me perfaqesuse (politikane e zyrtare) hipokrite, burracake e lypsare (qe ngrehosen si “leaders” para popullit dhe rrine si lakej perpara ambasadoreve) nuk mund te ulesh ne nje tavoline me vendet e Europes se zhvilluar.
A e shihni se vota (dhe fjala) e kujt vendi degjohet me shume ne Europe dhe ne bote? E atyre qe kane ekonomine me te fuqishme!!
Llafet e shumta jane fukarallek thote nje fjale e urte e popullit tone. Duhet te jemi realiste, po te shohim ecurine (trendin) ekonomiko-social te vendit tone ne keto 30 vjet, se edhe pas 30 vitesh ne nuk do jemi ne nje tavoline (te barabarte) me BE.
Fjalet dhe pergezimet inkurajuse (furçat) e emisareve te huaj duhen pare me objektivitet, duhet pare thelbi i tyre, veprimet dhe vendimet. E thene shqip me gjuhen e popullit (te rinjte e sotme ”evropiane”, qe nuk punojne fare, nuk i kuptojne keto shprehje “te vjeteruara”): I zoti e nxjer gomarin nga balta!!
Antieuropianizmi pa fre i Malajt te con ne konkluzionin se shqiptaret qe s’e kane kuptuar sa e keqe eshte Europa jane idiote.
Vecse 40 % e tyre hane buke ne Europe e Amerike… dhe sipas Malaj, Shaba & co ata nuk dine se cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe per veten dhe femijet e tyre. Nja 500 mije prej tyre madje jetojne ne Greqi.
Hipokrizia e Malajve eshte se sistemin korruptiv te ketyre 30 vjeteve, pervec idiotesise se shqiptareve, ia faturon Europes dhe jo ndonje fuqie me interesa rajonale si Turqia apo Rusia.
Ju ka bere shume nervoze Kompasi dhe keni te drejte. Mbaroi vaji i kadilit tuaj. Europa po i kthehet gjeopolitikes pas utopise gjeoekonomike.
Shkrim realist dhe I saktë në çdo detaj. E kam shprehur prej kohësh që shqiptarët ndahen në rreth 70 përqind të mirë dhe rreth 30 përqind që të diskreditojnë. Gjatë këtyre viteve, Berisha ka drejtuar këtë pjesë të shqiptarëve dhe dihen rezultatet negative që kanë ndodhur. Përgjegjës për gjithçka negative është kjo klasë politike që nuk ka vullnetin që gjërat të ishin kryer me dinjitet. Zgjidhja e kësaj gjëndje diskredituese është që shqiptarët të krijojnë parti të reja dhe t’i hedhë në “koshin e plehrave”, politikanët që kanë drejtuar deri tani si Berisha, Basha, Meta dhe pas tyre edhe Rama. Po kështu, edhe PD-istat berishistë, apo të korruptuarit që nuk justifikojnë pasurinë sipas rrogave që kanë marrë. Shqipëria mund të bëhet si Europa vetëm duke punuar, duke mos privatizuar monopolet, duke luftuar korrupsionin, duke përmirsuar emisionet e Medias injorante, duke forcuar familjen, duke rritur mirëqenjen, duke luftuar polarizimin ekstrem të shoqërisë, duke administruar pasuritë nëntoksore, duke shtuar popullsinë që po tkurret, duke përmirsuar nivelin arsimor dhe shëndetsor, etj. Që të realizohen këto, duhet që çdo shqiptar, një herë në vit të deklarojë të ardhurat e tij dhe ai që ka fituar më shumë të ketë taksë më shumë, ndërsa ai që ka fituar pak të mos ketë taksë. Kështu bëhet një shpërndarje e drejtë dhe jo si po ndodh deri tani. Që të bëhet Shqipëria si Europa, duhet të marrë anët pozitive të saj dhe jo negativet, sikurse është vepruar deri tani.
I nderuari Viktor!
Mire eshte te merremi me hallet tona se sa te Europes.
Mire eshte gjithashtu te ndajme pergjegjesite e deshtimit katastrofik te gjithckaje te ketyre 31 viteve midis popullit dhe pushtetareve!
Dhe se fundi ,mire eshte qe e gjithe media e shkruar dhe ajo televizive t’i beje skanerin e kokes se vet se pse nuk u be kurre pushtet i katert,opozite e perhereshme e cdo qeverie ne mbrojtje te interesave te popullit,etj!
Sot shqiptareve u jane mbyllur te gjitha mundesite te ankohen per padrejtesite qe u bejne administrata qendrore dhe vendore,nuk i degjon as Avokati i Popullit,as KLSH, por as e gjithe media!
Qytetarit shqiptar i jane mbyllur mundesite te shprehet hapur ne faqet e shtypit,pervecse ne ca rubrika qe intervistohen njerez te rastesishem ne rruge ,qe shfryjne sipas momentit!
Nje fakt per kete eshte qe botohen shkrime qe trajtojne probleme serioze,por bllokohen komentet!
Kjo eshte nje shfaqje antidemokratike,qe verteton se shtypi ka frike nga zemerimi popullor,ne vend qe ta nxise dhe drejtoje ate sic bente Migjeni i madh!
Ka plot dukuri antidemokratike,gati kriminale qe pushteti i sotem me veprimet dhe mos veprimet e veta ka bere te braktisen breza te tere te femijve,te rinise qe sot jetojne ne GETO te verteta ne lagjet periferike te Tiranes,ku banojne edhe shumica e popullsise se kryeqytetit,ku bashkia dhe qeveria i ka braktisur mijra femije dhe te rinj ne fatin e vet te mjere pa cerdhe,kopshte,lulishte,fusha sportive,parqe,qender kulturore,rruge te shtruara,te ndricuara,pa stola dhe tavolina pushimi,bile edhe pa kosha mbeturinash etj,!
Mbi 50 mije banore te Yzberishtit jetojne si ne GAZERMAT USHTARAKE pa asnje element jetik te domosdoshem,se lali Erit plotesimi i tyre i duket gje qejfi,se kryeministri Rama shkon akoma me keq qe krimin mendon ta luftoje me sa me shume police,satelite,drone etj,por harron se krimi eshte me lehte te parandalohet se sa te luftohet!
Se lali Eri e ka me te lehte t’i jape me qera lulishtet ne Yzberisht se sa atje te vendose 2-3 hekura dhe paralele gjimnastikore,tavolina pingpongu apo fusha tenisi,basketbolli etj ku femijet dhe te rinjte te merren me sport se sa te lundrojne ne internet me vidio dhune,porno etj,!
Ejani nje here ne Yzberisht qe te shihni se atje ku nuk hyn bashkia apo qeveria do te hyje krimi i organizuar qe u ofron te rinjve me shume mundesi!
Dhe pastaj themi se pse kemi kaq krime!
Krimet i “mbjell” qeveria!
Ja me ne fund, pas 32 vjetesh del ne shesh e veteta! Faleminderit z ,Malaj qe ua hap horizontin shqiptareve te coroditur nga propaganda politike e hajduteve ne Shqiperi dhe mashtrimin e “Europes se Fishtes”. Nuk ka më nevoje njeri ne Shqiperi te lexoje nga media brenda vendit, mjaft qe ky shkrim te publikohet nje here ne muaj, qe te mbledhim mendjen te gjithe te mashtruarit.
Si gjithmonë një kryevepër. Dhe sidomos “Një e Vêrtetë e Madhe”. Është tejet e saktë që Europa apo Perëndimi i fsheh të metat e veta si gjarpëri këmbët, Por është po aq e vêrtetë se shqiptari arriti në këtë pikë nga “mbyllja” 45 vjeçare, shtypja dhe varfëria. Perêndimi e fitoi luftën me komunizmin se me zgjuarsi u mbështet në dy vlera themelore: liri dhe begati. Dhe në Shqipërinë komuniste mungonin tmerrësisht që të dyja. Shkonte dikush për 2 javë me shërbim në Perëndim dhe kthehej me televizor! Kur në Shqipëri duheshin vite pune, edhe nëse kishe “autorizim” për ta blerë. Por regjimi diktatorial fluturonte me presh. Rritja e nivelit të jetesës për popullsinë nuk ishte fare në përparësitê e tij. Madje pushteti kishte frikë se mirëqënia do i “borgjezonte” njerëzit. Nê treg mungonte çdo gjë, por Enver Hoxha e kishte mëndjen të shkruante mbi “Imperializmin dhe revolucionin”! Internimet, burgosjet për një fjalë goje,shpalljet tradhtarë të atyre qê disa muaj më parë ishin dekoruar si Heronj të Popullit i kishin zhgënjyer shqiptarët. Ata shikonin tani me mosbesim këdo dhe çfarë do gjë. Dhe më e keqja nga të gjitha, më e tmerrshmja, ne nuk ditêm tê kalonim nga diktatura në demokraci me butësi, por me dhunë dhe vrazhdësi kaluam në anarshinê totale. Shkatërruam gjithçka. Se ashtu thoshte ai që sokëllinte dhe mallkonte, që shante komunizmin me rrënjê e me degê se e kishte hequr nga shpella dhe e kishte ndarë nga dhitë, me të cilat fisi i tij merrej që nga koha e qiklopit Polifem! Derisa erdhên trupat e huaja për tê vênê rregullin në vend! Viti 1997. Çdo popull ka qeverinë që meriton. Prandaj edhe populli shqiptar, i paparê dhe i palarë, cub, dembel dhe historikisht i paqytetëruar ka pasur gjatë gjithê këtyre 30 vjetëve qeveritarët qê ka merituar. Qê e kanë vjedhur, përbuzur, përdhosur duke e kthyer në njê egërsirë që mendon vetëm për veten dhe urren gjithçka tjetër. Shqipêria ka marrê fund. Në rradhë tê parê për faj tê vetê shqiptarëve. Por sidomos, sidomos, për faj të atyre qê qeverisên vendin gjatë periudhës 1991 – 1997. Nuk na e ka fajin Europa, aq sa e kemi vet. Kur nuk ke dinjitet, kur të tërheqin nga hunda – kështu do e pësosh. Vate kjo punë o Viktor. Mos u lodh më kot. Nuk ka më asnjë shpresê. Mbetêm përsêri “shprehje gjeografike”.
ASHTU, MË TA LUMSHA!
Sa më pak njërëz ta pranojnë apo sa më shumë të mos e pranojnë këtë analizë aq më e vërtetë dhe e saktë është. Këtu janē thënë edhe ato që i përkasin “shqiptarit evropian” edhe Evropës “më keq se shqiptare”.
Ky quhet nje Editorial “Me kembe ne toke”., nepermjet te cilit Malaj na ka then ca te verteta qe ne nuk duam ti pranojme…
Jan ca te verteta qe ne nuk ipranojme nga frika se etiketohemi si “marksiste”, “Komunist”….ist…ist ….pa fund…
Por ka ardhur koha kur ne duhet ta flasim dhe ta mbrojme te vertetn e thjesht, ndryshe do shuhemi si komb..
Shikoni se si po zhduket Historia tek Sheshi i Flamurit.
Dhe ne Shqiperi(Apo Hapsiren Mbarshqiptare ne Gadishullin ilirik) nuk ka 100 Sheshe te Flamurit….
Ka vetem 1…dhe ai ndodhet Te Sheshi i Flamurit.
Beni nje vizit Aty, te shikoni se si po Deformohet Historia e Kombit.
Shikoni se si Firma Fusha apo Bashkim Ulaj, nen Egzistencen Perverse te Keshillit Bashkiak Vlore, Po Asgjesojne Sheshin e Flamurit,,,,
Dhe Askush nuk mund ta Ndale kete Marrezi Betonimi te Udhehequr nga Tirana Zyrtare, ne Fuksion te Egoizmit Bastard te nje Pseudo Shqiptari….
E nderkohe, Shqiperia dhe Vlora pret qe Zgjidhja ti Vij nga Barbari i Vuqidolit…
Jemi te Pashprese
Rrespekte Zoti Viktor Malaj artikull brilant analiz e shkelqyer e shqiperis 90t – 2022 jeni shqiptar i vertet dhe patriot i vertet , rrespekte per te vertetat e tua.
Z.Viktor,duhet te kuptojme te gjithe se per ta bere Shqiperine si Europa,jemi vete fajtore.Sa here qe shohim deshtimin ,fajin e paskan te huajt.Ishim ne,shqiptaret,qe per inat te “komunizmit” shkateruam cdo vlere ekonomike,kulturore e shpirterore (shkateruam te gjitha nderrmarjet industriale e bujqesore,miniera e puse nafte ,shkateruam spitale e qendra shendetesore,shkateruam kopeshte e shkolla,muze e vareza,) nuk lame asgje ne kembe.Nje popull qe nuk ruan vlerat e tij te arritura ne vite e shekuj,eshte i destinuar te humbas nga harta.Perpara se t’ia kerkojme Evropes e Amerikes duhet ti bejme analize vetes.Ne shekuj fqinjet armiqsor,kane dashur te na zhdukin nga harta,e ate qe nuk e bene ata ne shekuj ja beme vete Shqiperise me babezin e mendje lehtesin.Hesht o Viktor dhe shume te tjere,se ne na ka q… ka.. yne e jo ai i Europes.
Shkrimi i ndertuar mire dhe deridiku i referohet viteve 1993-2013, pra nje periudhe 20 vjecare ku Shqiperia e shqiptaret brenda trojeve te tyre xhiruan ne vend numero.
Por pas 2013 mendoj se dicka po leviz. Pra ekonomia dhe Shqiperia po ndryshon per mire. Natyrish mos kerkoni qe pas 20 vite shtremberim ne gjithshka te vije mirqenia europiane. Por nese nisemi nga ndryshimi i qyteteve dhe urbanizimi i rrugeve brenda tyre dhe ato nderqytetese them se po mer nje ere europiane. Sepse nuk ka sesi qe po vizitohet nga miliona te huaj . Edhe stabiliteti ekonomik e politik eshte mbase me i qendrueshmi ne Ballkan dhe jo me kot Shqiperia udhehoqi per gati 1 vit OSBE-ne dhe tashme per 2 vjet ne 15 shtetet e sigurise jo te perhershme ne bote.
Pra kjo flet shume.
Lufta ne Ukraine do i levize kellqete ndryshkura te burokracise europiane dhe mendoj se ceshtje muaj Shqiperia do te hyje ne ingranazhin evropian. Pra duhet te jemi optimiste. Edhe Opozita dicka e trazuar goxha por them se me non gradat e Saliut do e shkunde ate parti nga berishizmi dhe bashizmi i pergjakur.
Pse nuk thua ti lroshi qe qenke simpatizant i flakte i Rames ?! Sipas kesaj radakes tende duhet te mburret dhe Berisha sepse beri shume rruge,sepse hoqi vizat dhe e anetaresoi Shqiperine ne NATO, kurse per mendimin tim te gjithe na kane vjedhur dhe ky miku yt Rama me shume se te tjeret.
Parulla perkthehet me e ndjere:
E duam Perendimin
se na prish agjerimin
por vec tek Babe turku
gjejme sherimin
Ne qofte se qellimi i arikullit dhe frymezusit e tij “qe po bejne me te drejte nje pune te mire orkestrimi” eshte ndryshe nga ce perceptova, te me falni.
1. Po e them kete se “komenti tim” ka shkuar gabimisht ne trash.
2. Qellimi i komentit ishte te shjegonte pse kane ndodhur shume ngjarje, tamam, si i pershkronte autor.
3. Nuk duhet vetem te kritikojme Shqiptaret por edhe ta mbrojme dinjitetin e tyre re imponuara nga historia dhe gjegrafia e Shqiperise.
4. U zgjata pak por mendova se ja vlente.
5. Te gjithe jemi “produkt Shqipetar”
6. Po e gjetet komentin tim dhe nuk eshte ne “antagonism” me botekuptimin e redaksise, mund ta vendosni.
Malaj i ka bere nje radigrafi dhe nje radioskopi 32 vjeteve te zhurmeshme te Shqiperise qe eshte me keq se 32 vjet perpara! Mjafton te hedhesh veshtrimin ne brezin e trete,qe pothuaj iken edhe per ca vite te tjera komplet,me pensionin sa nje dite pune te puntorit ne perndim! Pervec se i uritur,ai brez i heroizmit te luftes dhe punes,iku dhe i braktisur nga femijet dhe shume prej te mjereve jane gjjetur te vdekur pas disa diteve ne shtepite e mjera te tyre!
Pa tjeter qe bota nuk na e dha kapitalizmin ne tabaka dhe ne vazhduam duke e sfiduar duke kercitur dhe ikur jashte shtetit apo duke u shellere neper klube gjithe diten dhe gjithe naten!!! Ooooooooooh
O Malaj si djalë i kënduar që je mendoj se duhet të këndosh pak për raportin elitë-popull apo lideri vs popull apo njëshi vs turma.Tung.
Dikush e ka quajtur anti Europian artikullin e Malajt. Nuk mendoj se eshte i tille persa kohe qe e nis nga vetja jone dhe e perfundon po tek vetja jone . Eshte artkull i mbushur me te verteta qe ikemi jetuar dhe po i jetojme perdite . Te shajsh vendin tend per t’iu dukur i intetesant te huajve kjo ka ndodhur dhe po ndodh. Qe shume nga ne e dashurojne pe kushte Europen , edhe kur tallet me ne prap e duan edhe kjo eshte e vertete .