Lezha, qyteti i besëlidhjes, simbol i besës dhe bashkimit. Sot po shfaq më shumë se kurrë harmoni politike, në mos qofshin pazare për karrige! Majakovski thoshte: “Zërin e njëshit as gruaja s’e dëgjon!” Madje as mua s’më shkon mendja të më dëgjojnë, e aq më pak të veprojnë në mendjen time! Them nëse jam i vetmi që po ngre probleme të çfarëdo natyre qofshin. Mirëpo besoj se në një mendje me mua janë dhjetëra, në mos qindra socialistë e progresistë. Të njëjtin shqetësim mbartin në vetvete një pjesë e madhe e komunitetit lezhjan. Dhe e them me bindje se gjithë kjo mjegull e bubullimë do të sjellë doemos rrebesh e furtunë në beharin e 2017-s! Socialistët e thjeshtë logjikisht janë shumica, janë trungu, rrënjët dhe frytet e partisë. Drejtuesit janë lulet e pemës, doemos të zëvendësueshme. Ju lutem, dëgjoni zërin tonë!
Letër e nënshkruar
Preng Pjetri
