Për stalinistët dhe mafiozët

redaktor

Shumëkush mund të jetë çuditur, por mjaft të tjerë jo. Që ish kryeministri Berisha ta ketë përdorur plot herë ditën e vrasjes së Azem Hajdarit (dhe ceremoninë përkatëse) për të bërë ca deklarata politike, ky është një fakt me të cilin jemi mësuar tashmë. Këtë herë e veçanta ishte se nuk ruajti asnjë fije “namuzi” apo respekti sipërfaqësor për ambalazhin e përkujtimit në fjalë, por hyri drejt e në thela: Arrestimi i Ardian Fullanit ishte një akt stalinist dhe mafioz! Çuditërisht, nuk e kishte me prokurorinë, por me Edi Ramën. Ç’ka me rregull treshi, nënkupton që tani prokuroria është mashë në dorën e kryeministrit. Veç kësaj, nuk harroi t’i vinte dhe Ermelinda Meksit vulën e terroristes, para se të largohej me dy demokratë të shquar në krah: Njërin, kryetari aktual i PD-së dhe tjetri, një ish kryetar që u largua natën nga Shqipëria në fillim të 1995-ës, pasi mori sinjale që tërësia e tij fizike nuk garantohej në Tiranë.

Nuk po i hyjmë (edhe një herë) historisë së përplasjeve të Berishës me Hajdarin. Dje një përmbledhje e ka bërë edhe Filip Çakuli, dëshmitar i dorës së parë. Le të mbetemi tek ironia e etiketës staliniste që u ngjit kundërshtarëve, një politikan që çfarë s’ka lënë pa thënë (e pa bërë) kundër Hajdarit, teksa post mortum çdo vit i ka thurrur elozhe me familjarët e të ndjerit në krah. Stalini e kishte zakon, që ndërsa familjarët e vartësve të vet më të afërt i degdiste nëpër gulagë, vetë vartësit i ftonte nëpër dreka e darkë intime, ose i dërgonte me misione tepër delikate shtetërore. Kalinini, Molotovi e shumë të tjerë i kanë provuar në kurriz këto trille të tmerrshme që vetëm një mendje e përçudnuar mund t’i pjellë. E megjithatë, sindroma e varësisë ndaj liderit i kishte mbërthyer kaq fort, sa dhe në buzë të varrit bënin be për kokën e Stalinit.

Ose të Enverit dhe partisë, në daci, për t’u kthyer në terrenin tonë. Dje Berisha vendosi të mbrojë publikisht ish guvernatorin, si për të përgënjeshtruar hipotezën se ai e kishte shitur vetë Fullanin, ose kishte “dhënë viston”. Nëse nuk është kështu, atëherë është akoma më e frikshme. Ai nuk gjen asnjë gabim tek i akuzuari, dhe “shpërdorimin e detyrës” në një post si ai në krye të BSH-së e quan akuzë të papërfillshme. Madje qesharake. Këtë mund ta arsyetojë vetëm një i papërgjegjshëm. Vetëm një i tillë mund ta quajë ruajtje të pavarësisë së Bankës Qëndrore, mundësinë që kjo bankë të mos ketë djegur realisht para të vjetra për vite e vite të tëra. Kjo është pavarësi për hedhur në erë financat e vendit, dhe vetëm Berishës mund t’i qajë zemra për diçka të kësaj natyre.

Share This Article
16 Comments
  • Qe nuk dua ta shof me sy kete sali komunistin e sekretarin e partis esht me se drejte, por qe fullani ka mbajtur situaten e rendomte ekonomike nen kontroll, ne nje krize te madhe ekonomike kjo esht nje realitet i pashmangshem! Akuzat mundet te jen ashtu sic edhe e parashikon neni, por nje gje duhet te dini se njeriut te zotit jepin hakun qe meriton! Vlera e lekut ne nje krize te tille mundet te pesonte zhvleresim si dinari jugosllav, ku ndoshta mundet te perseritej nje shkatrim total i shtetit shqiptar ne nje cvleresim total te kesaj monedhe dhe per kete po punonte edhe fmn qe cdo gje te fillonte nga fillimi, por jo me me monedhen vendase leku, mbase ndonje emertim tjetr!

  • Nje gje eshte shume e çuditshme(per mua aspak )per nje jave rrjesht pas arrestimit te fullanit derisa ky i fundit deklaroi se me prene ne bese, sali udb-ja nuk u ndie!!menjehere pas deklarates se fullanit dhe ne perkujtimoren e viktimes se tij(hajdari)shpejtoj ti dali ne”mbrojtje”pse?!disa media me te drejte aludonin se arrestimi i fullhajnit eshte bere me urdher te sb-es,fullh.duke e marre te mirqene e beri presionin,kjo tregon se sb-ja eshte i zhytur keq ne transfera parash te pista!prandaj dhe shpejtoi ti thoshte se:”unè jam me ty,nuk te kam arrestuar unè por Rama”bej qef ke biruca e mos fol!!!

  • o mjerane nuk pyet Sali Berisha per presionin askujt. ka te gjithe veriun me vete, 80 perqind te Kosoves, 70 perqind te shqipareve te m
    Maqedonise dhe 30 perqind te jugoreve

    • Si ne 97′ o ‘Tradita Saliste’.Vetem 7 vjet mbas renies se komunizmit u zbyth me turp nga pushteti pikerisht nga kjo mbeshtetje qe thua ti. Dhe jo me larg se 23 qershori 2013 pesoi nje kataklizem elektorale. Harta e Shqiperise u lye e tera me ngjyren “Mavi” te Edi Rames. Kosovaret dhe Shqip e Maqedonise mos i ngaterro me kete pune se ata ose jane genjyer nga populizmi i Berishes ose duhet ta provojne te qeverisen ca kohe prej tij dhe familjes se tij per tja ditur ‘vleren’ qe i japin. Mbeshtetja qe shqiptaret i kane dhene mbas 90′ Sali Berishes iu kthye ne mallkim e mjerim ketij populli ne 20 e kusur vite tranzicion te turpshem Berishjan!

      • Berisha mbeshtetjen e ka patur dhe e ka nga platforma andropoviane e ish KGB, e adoptuar edhe nga Sigurimi shqiptar, mbas viteve ’90. Si emisare te R.Alise derguar ne levizjen e dirigjuar per ndryshimin e regjimit komunist, qe i kishte ardhur vetvetiu fundi, ai se bashku me listen e formuar paraprakisht gjate gjithe vitit 1990, nga dhe sipas platformes katoviciane, ata, krahas forcimit te pushtetit te tyrepolitik dhe ekonomik, e zbatuan me perpikmeri ate qe per hir te se vertetes, eshte zbatuar me perpikmeri dhe me sukses. Kjo eshte arritur edhe me ndihmen e segmenteve te caktuara te sherbimeve sekrete te disa fuqive te medha per interesat e tyre gjeostrategjike. Le te kujtojme keshillat e here pas hereshme te tyre, stabilitet para demokracise! Sali Berisha, veçanerisht, edhe per shkak te aftesive te veta ka ditur, ashtu si Enver Hoxha dikur, te penetroje dhe te orientohet me zgjuarsi dhe vullnet te hekurt ne keto labirinthe, duke u sherbyer here me servilizem dhe here me kercenime se do t’i hidhte ne ere pritshmerite e tyre. Ne kete ekuiliber trau ka mbijetuar dhe mbijeton Sali Berisha politikisht. S’ hyn fare populli ne kete gje, dhe per me teper qe ne Shqiperi nuk ka patur kurre zgjedhje te lira, por perkundrazi ato jane vjedhur e manipuluar nga forcat politike PD dhe PS, sipas fuqise qe kane patur per ta bere kete. Keto dy forca, bija te denja te PPSH, kane luajtur keto 23 vjet me mjeshteri, nga njera ane duke mashtruar popullin dhe nga ana tjeter sapo vine ne pushtet, mendojne per zgjedhjet e rradhes, duke u forcuar ne rradhe te pare ekonomikisht, qe te jene komod edhe neopozite nese behet rrotacioni, midis tyre. Te dy palet kane para sa te blejne jo vetem shqiptaret por edhe te huajt duke bere dhe qoka me pasurite kombetare. Nderkaq populli hap syte dhe mbreh veshet se mos ka ndonje therrime edhe per ta. Dhe cinizmi i politikaneve tane me popullin vazhdon. Nga ky rreth vicioz nuk dilet pa u ndryshuar kjo klase politike. Dikush me te drejte do pyese, Po si?! Nuk eshte e lehte te japesh pergjigje, se problemi me i madh per kete, mendoj une, eshte ngritja e nivelit demokratik dhe qytetar te vete popullit dhe pastaj me vullnet politik te disa intelektualeve patriote dhe idealiste te iniciohet nje levizje e gjere sensibilizuese per te kerkuar ndryshimin e Kushtetutes dhe me vone kerkesen per hedhjen ne referendum popullor te saj. Sot per sot nga kjo klase politike nuk duhet pritur kjo gje. Populli i shkrete i paorientuar eshte ndare me dysh (gjykuar nga blogjet dhe komentet e ndryshme ne media): Sali Berisha ne burg dhe Edi Rama eshte nje demagog qe s’eshte i zoti ta mbaje premtimin qe beri para zgjedhjeve te fundit, se do ndryshonte gjithçka, qe ka shkuar keq, keto 23 vjet. Une keto thirrje i quaj thjesht duf dhe i gjori popull do te mbese perseri me gisht ne goje. Prandaj ju lutem mos i bini ne qafe popullit, sepse a ka vetem nje gje ne dore, voten, por ate nuk e lene ta perdori ashtu siç rregullat demokratike thone. Nga ana tjeter nje opozite te trete alternative te mire strukturuar dhe te afte te beje me vete popullin e zhgenjyer heperhe nuk ka. Jemi te pashprese nese besojme se do te shpetojme nga kjo klase politike plutokratike, nepotike dhe e korruptuar deri ne fyt. Shikoni vetem ate qe po ndodh aktualisht, per te mos u referuar ngjarjeve te me hershme, me skenarin tragjiko-komik “Fullani”. Vertet per te qare dhe per te qeshur!…

  • Filmi me Sali Berishen, ne rolin e kryemashtruesit dhe Kryendrikulles, duhet te marre fund. Nuk i ka hije nje shumice Parlamentare si kjo qe kemi sot, qe “ngaterron” faktet ne terren dhe sillet sikur te ishin spektatore te nje teatri nga fshatrat e veriut.
    Kryeministri yne,i ka te gjitha mundesite ne dore, per ti shkuar deri ne fund kalvarit te krimeve te ketij njeriu pervers, qe historia shqiptare do ta regjistroje si damken me te madhe per kete vend.
    Cdo Fullan dhe cdo Gerdec, cdo Tac apo Albpetrol, cdo miniere kromi apo hashash Lazarati,,,,i ka rrenjet tek ky plak gojeperdale.
    Ata qe nuk i japin fund kesaj loje te peshtire, ketij “teatri” banal dhe pa nivel, ata qe nuk i shkojne deri ne fund, hetimit te krimeve te ketij njeriu,,,,,,jane garancia se loja e felliqur me te do vazhdoje.
    Edi Rama di te flase bukur, kur i duhet. Na tha se nuk kish mandat per te mbrojtur krimet e se kaluares. E tha kete, ne pranine e familjareve te viktimave te 21 Janarit, ne Kuvend.
    Zoti Kryeminister. Ka ardhur dita te tregoni me vepra se ato fjale nuk u thane, per te kaluar radhen. Jepini fund kesaj cmendurie qe po torturon kete popull te cfilitur.!!

  • Z.Beni,periudhen e krizes Shqiperia e kaloi ne saje te emigranteve ,qe gjithe kursimet e tyre i dergonin prane familjeve,llogaritni sa ishte numuri i tyre. Fullani vetem ka bere shpenzime maramendese ne banken si te tij. Si e siguroi ai ekuilibrin e financave ,duke mos patur asnje prodhim vendi,asnje industri qe punonte,vetem emigrantet kane merite per kete !

    • Jam plotesisht dakort, por eshte edhe merite e tij, nuk hidhet njeriu per mos pasje kujdesi ne kosh te plerave! Ne rast se ai ka vjedhur, atehere jazek i qofte!

  • POST MORT-U-M WOW!

    Ne Douglas Harper Dictionary mbi termin pas vdekjes jepet ky percaktim:

    post-mortem
    adj.
    also postmortem, 1734 (adverb), from Latin post mortem, from post “after” (see post- ) + mortem, accusative of mors “death” (see mortal (adj.)). From 1835 as an adjective. As a noun, shortening of post-mortem examination, it is recorded from 1850.
    Pra qe nga 1734 post-mortem kur eshte rregjistruar per here te pare si term i perdorur e deri me sot eshte shkruar ne tere gjuhet e botes njelloj: Post Mortem !

    Eshte hera e pare qe shoh te evolvohet ne gjuhen shqipe ne Post Mort-u-m ! Nuk eshte as shqip – mortum ?? – e pa medyshje as edhe latinisht siç shihet me lart.

    Teper kulture ne kete rast josh ne komentuesit qe na pritet gjuha e dora nga njohes kaq te thelle te latinishtes, ti rikthehemi librave per te studiuar ne menyre qe te jemi pak te afrueshem me te kulturuar te ketij niveli. E nuk eshte as edhe gabim batimi i tasteve te kompjuterit . Kaq per kete argument.

    Ajo qe me mrekullon ne kete esse eshte lidhja pak e shprehur e homoseksualitetit te Stalinit (.. takime intime.. – autori) me perkrahjen e deshperuar te Sali Rame Shiqere Berishes per Fullanin. Berisha eshte homoseksual’ Fullani eshte i tille?

    Berisha eshte tejet i preokupuar jo per burgosjen e Fullanit, sa per hapat hetuese qe ka ndermmare Ramadan Troci, duke hetuar deri ne gjeneze te gjitha transaksionet e parave te pista te korrupsionit, te vjedhjes, te droges, shitjes se armeve, prostitucionit, qe nuk perfshijne vetem ate eksluzivisht, por shume te tjere per te cilet nuk i dridhet as edhe qerpiku i fundit qe i ka mbetur nen vetulla.

    Ne serverat e Bankes se Shqiperise jane te rregjistruara te gjitha keto transaksione, ne vite, te mbledhura nga rrapotimet e bera sipas ligjit te bankave te nivelit te dyte. Agjensite shteterore te tjera qe disponojne keto te dhena jane krijuar shume rishtazi e me siguri mund te mos komprometojne keta zallamahere te felliqur.

    Edhe thirrja pertej hekurave te burgut “me prene ne bese” e Fullanit, nuk I drejtohet Berishes, po Edi AuNirthte Rames e Arvizut, pas takimeve qe pati me ta ne kulmin e skandalit. I pari pas dhjete minutave fshiu maredhenjet diplomatike me nje shtet te NATO-s , nje vend ballkanik si Bosnja dhe me Indine e Malajzine; i dyti ….

  • Stalinizem, enverizem, terrorizem, a thua se Saliu ka qene i perjashtuar nga keto!.
    Pikerisht Saliun e mundon ideja se ka vepruar ne menyren me te keqe,te shprehjeve te permendura me lart dhe per kete, mundohet ti mbushe mendjen popullit, se eshte armiku kryesor, kunder stalinizmit dhe enverizmit.
    Ne fakt, enverizmi u rikthye ne Shqiperi, pikerisht nga djalli i tij, Saliu, qe me ndyresirat dhe bemat e tij e la popullin te pa shprese.
    Saliun e ka zene tartakuti, se po e shef se Edi Rama, po e shvesh, Saliun cdo dite, nga krahet, qe deri dje mendonte se i ka te sigurta.
    Heqja e pushtetit ekonomik Saliut, do ta coje kete te fundit, ne nje zbythje te miqve te tij, do te ngele vehtem.

  • Kur fshatare e malok duan te marrin drejtimin e shtetit, kjo eshte katastrofe fatale. Njeres pa pike njohurish me diploma plehrimi e kubikesh kerkojne te bejne komente mbi menyren e stabilizimit te lekut. O Beni pa na shkruaj e na shpjego formulen e stabilizimit te lekut, qe t’na mbushet mendja ne injoranteve per zbulimin tend gjenial ne ekomomin macro.

    • Duhet te prodhosh dicka, se pa prodhim nuk ka stabilitet! Ne wallstret ngadonjehere ka me shum vlere letra me vlere se sa prodhimi! Pra ne nje ekonomi qe esht si mos me det, fullani ju ruajti vleren e monedhes, edhe pse arka e shtetit ishte e boshatisur?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *