Për ta mundur terrorizmin

redaktor

“Për të luftuar terrorizmin, të gjithë shtetet duhet të kontribuojnë!”…

Jo…Jo, sepse sot me mënyrën se si drejtohen shumica e shteteve është utopi të presësh një kontribut të tillë…Terrorizmi gjen hapësira të blerta të kullosë kur ai luftohet nga shtetet që kanë një regjim të ngjashëm me vetë atë dhe në kësi rastesh humbjen më të madhe e pësojnë të pafajshmit. Por lufta më e lehtë e më efikase ndaj çdo terrori ka qenë e mbetet ajo që bëhet individualisht…është i vetmi rast kur terrorizohet terrori…

***

Presidenti Hollande, ashtu si në rastin e vrasjeve makabre të punonjësve të revistës Charlie Hebdo, edhe për masakrën e së premtes së zezë ka marrë mesazhe ngushëllimi prej çdo udhëheqësi nëpër botë, qoftë ky i një vendi të vogël e i panjohur, e deri nga liderët e fuqive të mëdha. Këto mesazhe me një përmbajtje standarde, shfaqin keqardhje, mbështetje, dënojnë me forcë këtë akt dhe çdo akt tjetër terrorist. Mes tyre ka edhe disa lider, që si për të treguar se kanë lexuar V.Hygo-in, i vjedhin disa fjalë mjerimi ”ndiejmë dhimbje, trishtim të thellë, me lot në sy, jemi të pikëlluar… etj”. Është më se e kuptueshme se asnjëri prej tyre nuk ka se si të ketë të njëjtin përjetim si Presidenti Hollande për qytetarët e Republikës së tij, ashtu sikurse edhe Presidenti Hollande nuk mendohet ta vuajë në ato përmasa humbjen e të rinjve të vrarë, ashtu si të afërmit e tyre… sepse zjarri përcëllon më shumë në vendin ku bie.

***

Sot, shumica e vendeve –në veçanti ato myslimane- udhëhiqen nga lider të cilët në rastin më të mirë në emër të demokracisë e deformojnë çdo ligj për t’i ushtruar trysni kundërshtarëve politikë, mendimtarëve si dhe mbi median. Janë shtypës të pamëshirshëm të dinjitetit njerëzor, madje duke i dhunuar qytetarët e tyre psikologjikisht, fizikisht si dhe materialisht vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet…

Në marshimin e njehsimit kundër terrorizmit, pas ngjarjes në Charlie Hebdo, prania e shumtë e liderve që ushtrojnë përditë terror ndaj qytetarëve të tyre, -që përveç ngjyrës së korbit të flamurit të ISIS i mbartin të gjitha tonalitetet e tjera të zezave- e zbehu shpresën e çdo njeriu për të luftuar terrorizmin. Lënia në rreshtat e fundit, apo aq më keq mospërfshirja e opozitave të vendeve që sundohen me autokraci, u perceptua si mbështetje e të këqinjve ndaj një të keqeje më të madhe siç është ISIS-i.

Ashtu si ne rastin e Charlie Hebdo edhe për makabritetin çnjerëzor të ndodhur në 13 nëntor, sërish do të mblidhen miliona. Është çasti më i volitshëm për të prishur lojën e ndyrë të terroristëve të ISIS, por po aq edhe atyre që i mbështesin dhe në heshtje i imitojnë ata.

Ditën e homazheve, në krah të Presidentit Hollande duhet të qëndrojnë veçse mendimtarë me integritet të lartë moral të vendeve myslimane dhe jo vetëm. Atyre duhet t’i jepet fjala dhe ata duhen përkrahur duke i lënë në një vetmi të frikshme gjithë ata udhëheqës autokratë që u kapën dorë për dore në 10 janar dhe në 13 nëntor që shkaktuan 129 viktima të pafajshme falë flirtimit të pandërprerë me ISIS-in.

Përfshirja e elitave të mendimit me ndikim në shoqëritë e tyre do ta izolojë të keqen më shumë se çdo bombardim! Do ti hapë rrugë çdo individi të guxojë të votojë për ata individë që të keqen e kanë luftuar po aq sa ai vetë!

E gjithë bota, por në mënyrë të veçantë perëndimi, çdo ditë po bie në grackën e ngritur nga ISIS, e jo vetëm. Ata po e emërtojnë luftën e tyre si të shenjtë, ndërsa për shumë të tjerë ky term po përkthehet si terrorizmi islamik. Për aq kohë sa ky term përgjithësues do të vazhdojë të përdoret, gjithnjë do të ketë grupe psikopatësh që luftojnë dhe shtete që i mbështesin këto grupe.

Një qytetërim për t’u quajtur vërtet i tillë, është i detyruar të ndihmojë në ri-ngritjen e një tjetër qytetërimi të rënë përtokë, pasi pa të, as vetë nuk është më i plotë.

Sot, ISIS bashkë me mbështetësit pra udhëheqësit zyrtarë të vendeve te tyre nuk janë më shumë se 100 mijë, ndërsa bota që i beson islamit, mbi 1 miliard. Mos përsëritja e akteve të tilla është dëshira e vetme e tyre. Për ta mundur terrorizmin ditën e homazheve, çdo kush në Paris duhet ta ngrejë zërin sa më shumë me shprehjen “Ene uhibbuke!” që arabisht do të thotë “Të dua!”

Pavarësisht se…

Share This Article
3 Comments
  • Per te mundur terrorizmin zoti A. Dursun propozon qe te bertasim fort arabisht ” Ene nhibbuke ” qe dashka te thote TE DUA! Interesante kjo ide por zor se bind njeri. As sikur arabishtja te behet gjuhe zyrtare ne Europe. Terrorizmi ne Europe eshte prezent aq sa e lejon sistemi politik sot. Eshte produkt i sistemit politik liberal ( madje anarshist ) qe ka sot BE. Si i tille nuk lufton dot ky sistem terrorizmin. Kjo eshte e verteta e hidhur qe po i tmerron europianet me shume se ISIS. Po shohin nje sistem politik qe solidarizohet pas masakres por vazhdon te mos ruaj dot as kufinjte e vet nga vershimi klandestin. Sistem qe ka deshtuar ne me kryesoren, ruajtjen e garantin territorial, pa le jeten e shtetasve te tij. Me kete sistem politik liberal agonia ndaj terrorit vazhdon dhe europianet. Realisht sistemi politik demokratiko-liberal ka vdekur e nuk ka serum ta ngjalli!

  • Terrorrizmi qe financohet me milida dollare, mund ta shuaje çdo shtet brenda vetes duke arrestuar rekrutuesit, qe Kosove e Shqiperi jane te lirë. Mjafton te lexohen mendimet e tyre, ose heshtjen e tyre, per ta kuptuar paguesin…

  • Perendimi ka pasur dhe ka dhe arren dhe gurin ne dore: Shkencen, ekonomine, kulturen,qe ti ish pergjigjur terrorit te verber me te gjithe forcen asgjesuese te tyre.
    Por cuditerisht vazhdon te tregoje nje apati vetvrasese.
    Isisi eshte nje instalim monstruoz(nuk prodhon asgje,vec se vret ne menyren me makabre femije dhe te rritur,qe nuk mendojne si keto bisha te percudnuara) kunder species njerzore pamvaresisht besimit qe kane ato.
    E pra me kete potencial qe posedon perendimi dhe Rusia,ky mini-perbindesh duhej te ish zhdukur prej kohe,nga ato territore qe i ka shkretuar dhe nuk do kish perhapur keto flake percelluese teper te dhimbeshme,mbi njerzit e thjeshte gjithandej.
    Mirpo Obama,per interesa te vogla influence i kundervihet Rusise,ne Siri dhe ka furnizuar direkt apo indirekt isisi-n me miliarda dollare(te ashtuqujtura formacione opozitare qe thote Obama,as qe kane pipetire) dhe tani ´´kujtohet´´te godase´´rafinerit e naftes qe furnizojne Isisi-in.
    Per perendimin vecanrisht per Ameriken,megjithse shpenzojne shuma kolosale per informacionin dhe sigurine,eshte kriminale dhe e pafaleshme te mos parashikonin se cfare kish per te ndodhur me largimin e Sadamit dhe Kadafit.
    Pra e gjithe kjo katrahure boterore eshte se pari shkaktuar nga miopia dhe neglizhencat e politikes amerikane dhe aleateve te saj,te mos veprimit ne kohe.Dhe kjo lidhet dhe me ate qe politikanet dhe familjet e tyre,nuk pesojne asgje.
    Iluzionet kane kohe qe na jane larguar per keta lloj politikane dhe po i shohim ashtu sic jane:
    Larg vlerave,qe ka shperndare qyteterimi perendimor ne shekuj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *