SMS në DITA
Në 0689073730
Dita e nderuar. Institucionet e pavarura duhet të jenë në varësi të ligjit e jo të politikës. Me sa shohim dhe dëgjojmë, këto institucione janë në varësi të politikës që sapo rrëzoi populli me votë, si asnjëherë këto 23 vjet demokraci. Demokraci i thënçin, nuk kam parë dhe dëgjuar në asnjë vend postkomunist që drejtimin e vendit e kanë patur dy ish-komunistë të thekur. Po flas për një ndër ta, se tjetrit i ka marrë ferra uratën. Sali Berisha po flet me të madhe se po sulmohen institucionet e pavarura. Këto komandohen nga Sali Berisha, kjo s’ka aspak diskutim, duke filluar nga Presidenca, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria, që nga instancat e rretheve e deri te Prokurori i Përgjithshëm. Gjykatat e të gjitha niveleve janë të kapura nga Sala, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me presidentin në krye. Marrin udhëzimet nga shoku Sali. Qeveria aktuale po mundohet, por më kot kërkon të luftojë korrupsionin që ka instaluar Berisha dhe e mbron me benjaminët, demek të pavarur, por të komanduar nga Berisha. Maxhoranca aktuale i ka të gjitha kushtet që të ndryshojë çdo gjë që i ka prishur punë për luftën ndaj korrupsionit. E ka votuar populli, duhet të veprojë ndonjëherë. Nuk duhen pyetur shumë ndërkombëtarët për të bërë punë të mira për popullin tonë. Kjo qeveri është votuar për të ndryshuar shumë probleme që ka sjellë qeveria e mëparshme.
Berisha u rrëzua me votë për të mos qeverisur. Të mos japë mend, se mend nuk ka, se po të kishte do kishte fituar. Të rrijë urtë deri sa ligji të vijë në efiçencë. Basha po bën presione se po shkurton a zëvendëson militantët e të djathtës. Punonjësit e administratës janë jo më shumë se 5 për qind e popullit dhe ata nuk mund të punojnë me këtë qeveri, se ata janë porosia e Berishës dhe janë Berisha vetë. Berisha ka bërë shumë heqje nga puna. Është demokraci. Rama do punojë me të vetët, jo me militantët e Berishës. Pëllumb Meçaj, Tiranë.
