Për të gjithë ata që e humbën… FOTO nga ‘Super Hëna’ në Tiranë

Leda Hysa

Një spektakël për të gjithë ata që e kanë parë me sy fenomenin e Supër Hënës.

Teksa zbardhte dita e sotme, Hëna dukej gjigante në qiellin e Tiranës. Në një distancë më të afërt se zakonisht me Tokën, Hëna dukej e ndritshme dhe më e madhe, e ndërkohë që ulej në horizontin e saj.

Fotoreporteri Antonio Çakshiri ka shkrepur fotot në momentet më mahnitëse. Fotot janë bërë në autostradën Tiranë-Durrës rreth orës 5 e gjysmë të mëngjesit me fenomenin që zgjati deri në orën 6 e gjysmë.

Kujtojmë se Super Hënë quhet fenomeni kur sateliti i vetëm natyror i Tokës vjen në një distancë të afërt dhe shfaqet me një ndriçim të plotë. Mbajeni mend sepse sipas astrologëve, kjo ishte dhe Hëna me e ndritshme për këtë vit. Shihni fotot më poshtë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *