Për të qarë e për të qeshur

Ornela

Shyqyr!

Kryetari formal i PD-së Lulzim Basha, ashtu si para tetë muajve kur ishte në çadër në mes të Tiranës, edhe para dy javësh përsëriti konkluzionin e mençur dhe të vërtetë se “Shumica e shqiptarëve janë të ndershëm. Ne përfaqësojmë këtë shumicë absolute”.

Pas marrëveshjes së tij me kryeministrin çadra u shkreh. Opozita u kënaq, ndërsa “shumica absolute” votoi për kryeministrin. Tani s’kemi pse dyshojmë se shumica e ndershme, shumica absolute që “përfaqësohet” nga Lulzimi, voton kundërshtarët e Lulzim Bashës. Por kjo nuk prish gjë, se e rëndësishme është që ne kemi dikë që e përfaqëson shumicën e ndershme. Shyqyr! Kështu duket se do ndodhë ngaherë. Amin!

Allah…Allah!

Në seancën parlamentare për zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme opozita u ngrit në këmbë dhe me zhurmë dhe pengesa fizike besoi se do e pengonte procesin e zgjedhjes. Rolet ishin ndarë, opozita demokratikase hodhi tymuese, ndërsa kryetare Monika u tregua më efikase, u rrëmbeu deputetëve kundërshtarë kartat e votimit dhe njërën nga dy çizmet që kishte mbathur e sakrifikoi për “të vrarë” kryeministrin. Thelën mbi bisht e vendosi ai që s’mund të mungonte, koka më e mençur e parlamentarizmit shqiptar, zëvendësi i Monikës, Tit Vasili. Titi tha se ndihej krenar për aktin “heroik” të kryetares së vet.

Çorba ende nuk ishte bërë gati për sofrën e politikës shqiptare. Pasi ambasadat e SHBA-së dhe BE-së dënuan si akte të dhunshme veprimet e opozitës, LSI-a i  tha popullit se mbështeste qëndrimet e diplomacisë perëndimore. Ç’ishte kjo? Autokritikë për veprimet e veta të dhunshme? Inshallah na ndihmon Perëndia të kuptojmë mendjet e holla dhe veprimet e trasha të opozitës tonë. Sidoqoftë, çorba ishte gati për sofrën e vitriut të politikës tonë.

Nafakë e Madhe

Një gazetar i opozitës, me njëqind flamuj në xhep dhe pa asnjë ideal në mendje, shkroi diku se Monika Kryemadhi, ashtu si disa politikane të tjera shqiptare, ngjante me Kim Kardashian. Nuk dihet çfarë cilësish të Monikës e bënë gazetarin në fjalë t’i dukej ajo si Kim, por kuptohet që ato e frymëzuan aq shumë, bashkë me shfaqjen e saj me një këmbë të zbathur, saqë e cytën t’i ngjasonte edhe me heroinën franceze, Zhan d’Arkën. Shumë qenë ata që u shtangën pasi nuk po kuptonin çfarë kishin të përbashkët vajza e varfër franceze e shekullit të 15-të që ndihmoi çlirimin e vendit të vet nga anglezët, duke shëruar plagët e ushtarëve të vendit të vet, me Monikën e pasur të shqiptarëve që u përpoq t’i hapte një plagë bashkatdhetarit dhe kryeministrit të vendit të saj. Ca nga të stanit vazhdojnë të thonë: edhe nëse krahasimi i gazetarit është produkt i mendjes së sëmurë, ka rëndësi që ne kemi Zhan d’Arkën tonë në shekullin e 21-të. Por vlerësimi i gazetarit plak, i ka bërë më të papërmbajtur njomëzakët e stanit. Këta po thonë: Nafakë e madhe që Monën e kemi edhe Kim Kardashian edhe Zhan d’Arkë.

Jazëk!

Një akademik shqiptar na preku të gjithëve kur shkroi se zgjedhja e Kryeprokurores në mënyrë të njëanshme ishte një skandal dhe ne e meritonim këtë skandal sepse refuzuam Republikën e Re. Ai nuk na sqaroi se çfarë skandali ishte, juridik, moral apo politik. Për t’u vetëkthjelluar iu referuam legjislacionit shqiptar i cili nuk e kërkonte zgjedhjen me konsensus, por thjesht me votim parlamentar. Iu referuam edhe praktikës 27 vjeçare dhe ajo na tha se ideologët e Republikës së Re i kanë zgjedhur të gjithë kryeprokurorët në mënyrë të njëanshme. Por nuk na u kujtua që akademiku ynë të jetë ndier ndonjëherë. Meqë nuk ishte skandal ligjor, as moral dhe as politik, pasi kandidatja njihej si individ me integritet moral e profesional, neve na mbetet të besojmë se çdo gjë që nuk përputhet me mendimet sezonale të akademikut dhe me termin pa përmbajtje “Republikë e Re” duhet konsideruar skandal. Bazuar në këtë konkluzion të kripur kemi të drejtë t’iu themi të gjithë atyre që nuk ndoqën këshillat akademike, domethënë shumicës së shqiptarëve “Jazëk, o jezitë!”.

Hyxhym!

“Kemi një shtet klasor….Shqiptarët duhet të marshojnë drejt Tiranës”, tha parlamentari mendjeshumë Petrit Vasili. Mungesat e tij të rënda në njohuri historike, filozofike dhe politike, duket se ia bëjnë lëmsh emërtimet: parti, klasë, shtresë shoqërore etj. Po mungesat kanë të mirën e vet për Vasilin. Ato i japin kurajë t’i këshillojë shqiptarët të marshojnë mbi Tiranë, sipas modelit fashist, marshimit mbi Romë. A do ta dëgjojnë shqiptarët Vasilin që e ka pushtuar pezmi se nuk ha më dot nga tepsia e pushtetit? Vetëm Vasili dhe ca nga të stanit të tij mund të shpresojnë. Shqiptarët e dinë se hyxhym drejt kryeqytetit do të thotë që turmat haxhiqamiliste të dhunojnë kryeqytetin për të larguar me forcë të zgjedhurit me votë dhe për të sjellë në pushtet haxhiqmilistët e inatosur.

Bela e Madhe!

Një figurë e shquar e opozitës, i sinqertë sa herë ndahet nga shishja e rakisë, Arben Ristani shprehu me pak fjalë shkaqet e zemërimit të opozitës dhe arsyet pse ajo do i drejtohet sërish dhe e dëshpëruar rrugës dhe kaosit për të ardhur në pushtet. Ai tha se “Me rëndësi është të theksojmë se zgjedhjet nuk po japin zgjidhje, lufta parlamentare gjithashtu, betejat institucionale ligjore aq më pak”. Ristani i tha këto sepse ai beson se zgjidhja e vetme dhe e drejtë është kur arrihet ardhja e tyre në pushtet dhe asnjëherë kur në pushtet janë ata që do populli. Duket se janë në hall të madh. Dhe kanë të drejtë, se nuk është e lehtë të gjesh një popull tjetër.

Dyzen

Opozita shqiptare, në prag të nisjes së bisedimeve me BE-në për pranimin e Shqipërisë në të, ka shpalosur tre skenarët e saj për vitin 2018. Secili prej tyre, po të realizohet, është e sigurt se mund të sjellë dy pasoja të rëndësishme: kaos shoqëror dhe dyzen (aheng) në kampin e atyre që nuk mund të jetojnë pa pushtet dhe, pashmangshëm, pengim e ngadalësim të vendit në rrugën drejt BE-së. Shumica dërmuese e shqiptarëve ndiejnë neveri nga dyzenët zhurmëshumë e punëpakë dhe u luten ta shtyjnë “festën” e tyre deri sa të realizohet hapja e derës së BE-së për Shqipërinë.

Tamam

Kryetarja e partisë që shitet prej 14 vjetësh si Lëvizje për Integrim, Monika Kryemadhi tha se “Shqipëria ka nevojë urgjente për të krijuar një ‘mendësi të re politike’ e cila është larg konflikteve të brendshme politike”. Mbresëlënës ishte edhe pohimi i saj sipas të cilit ajo nuk bën luftë politike të personalizuar, por parimore. Ç’të bëjmë? Them se duhet të besojmë se këto deklarata nuk janë thënë nga ajo që pamë me figurë e zë në Kuvend, se përndryshe do besojmë se Monika “mendësi të re politike” quan dhunën.

Edhe një thënie tjetër në emër të Partisë që është krijuar posaçërisht për t’i shërbyer integrimit të Shqipërisë në Evropë: “Jam gati t’ia lëshoj rrugën integrimit të vendit në BE, por vetëm nëse Kryeministri jep dorëheqjen…”,- tha Kryemadhi. Me këtë thënie shpresëdhënëse arritëm të kuptojmë se rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Monika dhe se ajo çmon më shumë lënien e vendit jashtë strukturave evropiane për inat të Ramës, sesa “sakrifikimin” e pushtetit të vet për hir të përparimit kombëtar. Tamam, tamam zonja është për integrimin, por me kusht që të jetë ajo në pushtet. Mirëpo ne nuk dimë ende si t’ia bëjmë “kleçkës” që bën pjesë në parimet evropiane e cila thotë se në BE pranohen vende që qeverisen nga ata që vijnë në pushtet me vota popullore dhe jo me bojkote, me turbullira në Parlament dhe në rrugë.

Meazallah!

Kryetari formal i PD-së, Lulzim Basha i cili shquhet për humor, ka qenë i detyruar nga kokëfortësia e shqiptarëve t’u përsërisë atyre prerë se: “Nuk po e bëjmë këtë që të ikë Edi Rama dhe të vij unë me protesta apo të jem unë kryetari i qeverisë së përkohshme, jo!”. Unë them se duhet ta lëmë mënjan kokëfortësinë dhe ta besojmë këtë pohim të Lulit, sepse ai vërtetë nuk pranon të jetë kryetar i një qeverie të përkohshme. Ai do që të jetë kryetar i një qeverie të përjetshme. Ashtu si babai i vet politik, Luli nuk e kupton se e ka mbyllur ciklin e veprimtarisë së vet politike, madje pa lavdi, dhe e mira e shqiptarëve do të ishte t’ia linte këtë punë dikujt tjetër dhe vetë të kthehej në Utreht dhe të bëjë jetën e vet private duke iu lutur Allahut të mos i trokasë ndonjë polic holandez në derë me urdhër ekstradimi në dorë për të dhënë llogari për nja 230 milion euro që nuk gjenden, për një marrëveshje tjetërsimi territori me Greqinë apo për ngjarjet e 21 janarit 2011.

Shqiptarët normalë, të neveritur me politikën 27-vjeçare të gangsterëve e pyesin Bashën pse duhet që Shqipëria të krijojë një qeveri të përkohshme që shpreh vullnetin e një grushti njerëzish të dëshiruar për pushtet kur ajo ka qeverinë e zakonshme katërvjeçare që shpreh vullnetin e lirë të shumicës së shqiptarëve. Basha, që e kërkon pushtetin për vete, bën sikur nuk e dëgjon pyetjen për të mos thënë faqe botës “Meazallah!”. Mirë është të bindet se shumica e shqiptarëve e kanë ndarë mendjen dhe po i thonë “Meazallah” propozimit të tij. Vetëm ajo qeveri që zgjedh populli duhet të qeverisë.

Medet…medet !

Disa nga protestuesit e thirrur nga opozita për të rrethuar Parlamentin ditën që u zgjodh Kryeprokurorja e Përgjithshme tentuan të kalojnë rreshtat e policisë për të hyrë në Kuvend në përputhje me filozofinë e paloqeve se Parlamenti është i popullit dhe jo i atyre që janë zgjedhur nga populli. Disa i shoqëruan përpjekjen e tyre me kundërshtime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë. Ndalimi dhe marrja në pyetje e ushtruesve të dhunës, disave prej figurave bajate të politikës, si Sali Berisha, Edi Paloka, Ylli Manjani apo Gent Strazimiri u shërbeu për t’i konsideruar veprimet e ligjshme të policisë si “terror shtetëror”, “shpallje lufte opozitës” etj. Sikur të mos i njihnim këta aktorë, regjisorë dhe avokatë të së keqes kushedi çfarë drithërimash do të na shkaktonin pohimet e tyre hipokrite, të pamoralshme dhe vetëdiskredituese.

Këta njerëz të paskrupuj, që kanë rrahur protestues të thjeshtë dhe deputetë pse protestonin në qendër të Tiranës kundër dhunimit tërësor dhe të hapur të zgjedhjeve të 26 majit 1996; që kanë rrahur, plagosur dhe burgosur gazetarë; që kanë rrëmbyer njerëz natën nëpër shtëpia dhe i kanë dërguar për “t’i pyetur” pas Malit të Dajtit “në kushte komode” dhe iu kanë marrë deklarime në prani të “avokat” drurit; që kanë rrëmbyer, mbytur dhe groposur Remzi Hoxhën; që kanë plagosur dhe vrarë protestuesit e 21 janarit 2011 dhe janë betuar se do të vrisnin edhe 3000 po t’iu afroheshin institucioneve shtetërore apo se do ta ekzekutonin “si një bandit” kryetarin e opozitës po t’iu afrohej zyrave qeveritare e të tjera, e të tjera, tani japin alarmin për “terror shtetëror” vetëm pse pyeten ligjshkelësit.  Këta që marrin në pyetje ligjshkelësit dhe i lënë të lirë quhen ” komunistët rilindas ” ( Bah ! Çfarë ” fyerjeje ” ! ) ndërsa ata që i rrihnin, burgosnin dhe vrisnin protestuesit quhen demokratë antikomunistë. Të parëve nuk iu lejohet asgjë ndërsa të dytëve gjithçka. Të squt për besë !

Kryeideatori dhe regjisori i dhjetëra krimeve monstruoze, autori kryesor i “krimeve të tmerrshme ndaj popullit shqiptar këto 27 vjet”, siç tha ambasadori amerikan, dora vetë Sali Berisha merr rolin e shpëtimtarit dhe bën thirrje për revolta, përmbysje dhe “fitore”. Ka tash pesë vjet që thërret popullin për revolta me shpresë se ato do ndodhin dhe ai do t’i shpëtojë ndëshkimit për krimet e kryera, njësoj siç shpëtoi pas 14 shtatorit 1998.

Këtij përfaqësuesi autentik të së keqes kombëtare po i firon “trimëria” e deritanishme, sepse ditë pas dite po e humbet shumicën e shërbëtorëve të vet në organet e drejtësisë. Prandaj vënien e tyre në sitë e konsideron kapje të drejtësisë nga kundërshtarët politikë. Kjo e bën të thërras përditë: Medet…medet, e kapën drejtësinë! Dhe nuk e dëgjon klithmën e shumicës së shqiptarëve: Medet… medet! Akoma është i lirë ky?!

Viktor Malaj – DITA

 

Share This Article
16 Comments
  • “Dita” , si Yll ne ndricim u shfaq ne fillimet e saj, udhetoi neper tallazet e demokracise dhe qendroi si kala e pamposhtur me flamurin e t’vertetes mbi bedena. Kam besim se keshtu do vazhdoje edhe ne t’ardhmen, me ekipin qe ka, te drejtuar me aq mjeshtri e largpamesi nga Adrian Thano (Guardiola) dhe me lojtaret e talentuar: B.Islami, V.Malaj, M.Zeqo dhe A.Duka qe, luajne aq mire si ne sulm, mbrojtje e mesfushe dhe goditur nga cdo pozicion.

    • E dini pse eshte kunder integrimit LSI-ja? Sepse po u integrua Shqiperia, LSI duhet te shkrihet, pasi misioni I saj u permbush. I mbetet te masturbohen.

  • Mos ti rrehet mendja asnji politikanit qe asht i perjeteshem dhe ngre popullin per interresin e vet sic mendon Berisha.

    Berisha nuk kupton nji gja send per veteveten qe gabimisht ban thirrje per t’iu kundervue pushtetit.Sot ma shume se ma pare,ma heret.sepse i djeg jo nji mize nen kesule po miza dynjaja kudo qe ka shkel kemba dhe vendosur bythet ne kolltuk.Vete thirrja e bind ne heshtje Berishen se ka shume gjynahe keti populli e don t’ia hellin pa lagur bile triumfator.Nese Berisha do ishte i paster nga cdo pikpamje kurr nuk do bante thirrje.Sepse do ngrihesh vete populli ne mbrojtje ku rrebelimi i rrevoltuar mund te conte pushtetin deri ne lufte civile ne mbrotje te ndershmerise per udheheqesin e vet.Ndaj virrjet e Berishes i imagjinoj goditje kokes se tije me hunje gardhi nxjerre nga trolli i fukarallekut te kulles se Vicidolit konvertue me shujshunizmin e lekve nga djersa e popullit ne nji kulle sarajit e transformue nga i biri!
    Te gjithe e kane vendin ne bjeshken e RECIT!!!
    Aty do perjetesohen individualisht por dhe familjarishte.
    Bjeshken kush nuk e deshiron!Ketyre iu ipet falas simbas kontributit ndonjerit deri ne vdekje.

    • Viktor Malaj eshte i pazevendesueshem ne gazeten “DITA”!
      Shkrimet e tij permbajne jo vetem idealizem,por edhe filozofi!
      I dyti eshte poeti gjenial Arben Duka!
      Bedri Islami e nisi mire,por kohet e fundit eshte marre me vogelsira,me tema pa vlere!

  • ME JU LUMT MENDJA E DORA TE DASHUR GAZETAR TE D I T E S SE PERDITESHME QE REZATONI SHPRESE PER POPULLIN E MAJT 99% QE PO RRI SHUME URTE EDHE NE KUSHTET QE OPOZITA MJERANE NEN UDHEHRQJEN E SH.SALI-SHPIF-MASHTRON-KERCENON-VJEDH-VRET..NE MES TE SHESHIT E TE DITES DHE NUK I HYN GJEMB NE KEMBE..!
    UNE QE PO SHKRUAJ NE 1996 JAM FUTUR NE BURG,KERCENUAR,ME LANE PA BUKE..DHE NUK ME LANE TE SHKOJ NE WC PER 2O ORE,PSE:-SE NUK LEJOVA TE FIRMOSEJ PROCES-VERBALI FIKTIV NE FAVOR TE PARTISE SE SALIMORTJES.DHE NUK ISHJA I VETEM…!DHE PARTIA IME(PS),NUK MORI ASNJE NDESHKIM PER SB-KUR ERDHI NE PUSHTET EDHE KUR JU VODHEN VOTAT NE 2009,2011..,KUR SB VRAU NE GERDEC,21 JANAR..DHE 5000 Te VRARE NE ’97-98..DHE GJITHE-ATO KRIME QE PERMENDEN NE KETE SHKRIM.
    SOT,KUR I DEGJOJ BEMAT E KETYRE OPOZITAREVE-HAJDUT E KRIMINEL…ME VJEN TE PELCASI…B A M..POR JO TE BEJ AVNI RUSTEMIN SIÇ DEKKAROI MONI-SHOQA E LIKES APO TIT VASILI.
    ESHTE E KUPTUESHME SE PD+LSI PO PERPIQEN ME ÇDO KUSHT TE PENGOJNE REFORMEN NE DREJTESI E INTEGRIMIN E VENDIT.POR,AMBADDORI LU PUNEN E BERE DERI TANIME DUHET TA ÇOI PARA,NDRYSHE PESHKU I MADH QE THOT AI DO TE NGELET NJE ENDERR E KEQE E TIJ DHE 99% I SHQIPETAREVE.DHE SE DUHET TE KORIGJOI GABIMET E BERA NGA TE TIJET ME PARE QE NA E LAN PESHQESH SALIMORTJEN DUKE E CILEESUR “BURRE-SHTETI” EDHE KUR VRAU.
    NE ATE VIT TE ZI..POOULLI DO KISHTE SHPETUAR PREJ TIJ NJEHERE E PERGJITHMON.
    ESHTE KOHA TE MENJANOHET NGA SKENA POLITIKE KJO EGERSIRE PYLLI.DHE VETEM GJYKATA E HAGES MUNDET TA SHPETOI KETE POPULL NGA AI..!
    GAZRTA DITA ME TE TIJET DUHET TE VAZHDOJ SI DHE ME PARE PER TE DEMASKUAR SA ME SHUME SHPUREN BERISHISTE QE KERKOM TE VIJE NE PUSHTET ME DHUNE SI EDHE ME PARE.

  • Shyqyr
    Tamam filozofi paloqesh,
    Kjo e “shumicës absolute”,
    Shyqyr që në ballë kanë,
    Një “yllkë” pa atribute !

    Allah…Allah!
    Veç me një qëndrim dipllomatik,
    Iu shkreh çadra lesh-e-lisë,
    E me kaq skenar’ i çizmes,
    Ngjan tamam si këmb’t e dhisë !

    Nafakë e Madhe
    Këmbëzbathur, putrën na,
    Shëmbëllim sak kardashian,
    Gazepit me lugë në brez,
    Si “xhandarkë” çdo gjë i ngjan !

    … vazhdon (kur të qethen viçat)

  • Z.Malaj ,te lumte pena,,,,,,te lumte mendja,,,,,,,te lumte.dora,,,,,,,,se na kenaqe skam cte shkruaj me ,se do e lexoj edhe nje here per kenaqesi. Por duheshe dhe pak Like Floriri ,nuk e di pse nuk shkruani per te! Nuk dua ta besoj qe ju ka kapur edhe juve te DITES si shumicen e mediave te shruara dhe vizive,,,,,,,Shpresoj te ngeleni tek tre ,,,kater meda gjithsej te pakapura akoma. F.l.m..

  • Miremengjes kazan! Keshtu ju pershendeti ai meazallahu ne krie te partise. O Viktor nje pietje kam une: si e shpjegon ti qe ne Konferencen Islamike u votua per Jeruzalemin kryeqytet te Palestines ndersa ne OKB u votua qe Ambasada Amerikane te zhvendosej ne Jeruzalem sepse duan qe ai te jete krieqiteti i Izraelit?

  • Te gjithe e vlersojne Berishen politikani dhe ma i zgjuari i keti cerek shekullit!
    Kur vete Berisha te prezantohet me dhomen e burgut do e kuptojne vetveten se sa mend kapas e sa i kane mbetun.Kurse populli i squet duhet ta varin vathe ne vesh nuserimin per te dyten here te Berishes se ku e si e degradoi vendin.
    Ky nuserim i dyte asht indikatori ma special per te vlersue intelektin e cobanit qe kerkonte lopen e humbur qe humbi dhe vete e doli robnia nga kulla e vicidolit me e gjete.
    Penda gazetarit Viktor Malaj shendrit cdo gazete.Po du me thane: Nuk asht gazeta qe nderon z.Malaj.Po asht Z.Malaj qe i jep ndere e lavdi gazetes.

  • Bukur fort e ke fishkullue Frrokun e cupeve, or zotni. Gazetarin e vjeter me xhepat plot flamuj e mendjen e zemren pa ide e pa ndjenje. Nonje gja edhe per Like florinin duhet ta kishe thene.
    Hallall e pena top shkaterrues tu befte

  • Mundohet te imitoje Enverin por nuk ka ..le qe bejen male.
    Po te na kerkohej ta karakterizonim me nje fjale te vetme kete foto, une do te zgjidhja fjalen “KARAGJOZLLEK”

  • Zoti Malaj,ketij shkrimi,duhet t’i kishe bashkengjitur,edhe nje nga fotot e protestes qe bene socialistet,me 21 janar,sepse i pershtatet shume gjetja juaj :Hyxhym drejt Tiranes si haxhiqamilasit e dikurshem,per te shkaterruar gjithcka qe do i dilte perpara.Paske,kujtese jo te dobet.

  • Keto pune nuk zgjidhen me humorin e kendshem te Viktorit por me zbatimin e ligjit.Nul Noka e te tjere qe ushtruan dhune duhet te pergjigjen para ligjit si te akuzuar.Kjo eshte rruga qe ca tipa te mos e ndjene veten mbi ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *