Faqja priza.al ka treguar sot historinë e dy të dënuarve Gentjan Doda dhe Gjovalin Kadeli. Priza ka akuzuar prokurorin Petrit Çano se “njërit i ka hequr fajin dhe ia ka bartur të dënuarit tjetër vetëm pse njëri ka patur mundësi të paguajë dhe tjetri jo”.
Po çfarë ka ndodhur konkretisht?
Ngjarja zë fill kur grupi i gatshëm i Forcave Operacionale të DPB-së ka kryer një kontroll në burgun e Krujës për sende të paligjshme. Gjatë këtij kontrolli Dodës i janë kapur në qeli dy telefona celularë “HTC” dhe “BlackBerry”.
Doda fillimisht ka pranuar pronësinë e aparateve celulare, por më pas me avokatët e tij mbrojtës në krah ndryshoi version dhe tha se, “telefonat nuk ishin të tijët, por të Gjovalin Kadelit që vuante dënimin në qelinë ngjitur”.
Kjo nuk është marrë parasysh nga prokurorët të cilët kanë kërkuar nga Gjykata e Krujës, fillimisht vendosjen e masës “arrest me burg” për Gentjan Dodën duke e akuzuar për “mbajtje sendesh të paligjshme”, por edhe për Gjovalin Kadelin, duke e akuzuar për “moskallzim krimi”.
“Ky proces i stisur dhe i ngatërruar qëllimisht, i ka ardhur për shtat prokurorëve të çështjes për të bërë një dorë para nga të dënuarit” – shkruan Priza.
Sipas faqes në fjalë, i përfshirë në këtë çështje ka qenë prokurori Bujar Memia, por në mungesë të tij, vendimin për heqjen e dënimit nga autori Doda dhe për bartjen e tij tek i dënuari Kadeli e ka bërë vet kreu i Prokurorisë Krujë, Petrit Çano.
Dolumentat e shumtë që boton Priza provojnë se dënimi fillimisht është dhënë për të dy:
“Çano me ndihmën e vartëses së tij, prokurores Mirela Kapo, ka firmosur dhe vulosur dënimin shtesë për të dënuarit e mësipërm, duke u dhënë përkatësisht Gentjan Dodës edhe 3 vite burg dhe Gjovalin Kadelit edhe dy vite shtesë për “moskallëzim krimi”.
Por më pas ka ndodhur çudia:
Dokumentet e provave, procesverbalet dhe çdo fakt i konstatuar nga policët që kontrolluan qelitë janë ndryshuar dhe fajësia dhe autorësia për telefonat celularë të kapur i është veshur e gjitha Kadelit.
Prokurori Çano bashkë me vartësit e tij, e kanë nxjerrë të “pastër” Dodën, duke dalë befas në përfundimin se “telefonat e kapur në krevatin e tij vetëm sa po karikoheshin aty”. Ndërkohë dënimi i është “rrasur” të dënuarit tjetër Kadeli, – shkruan Priza dhe shton se nesër do shkruajë se çfarë e lidh prokurorin Petrit Çano me të dënuarin A.S.
Faksimilet e dokumentave lidhur me denoncimin e mësipërm mund të lexohen duke klikuar KËTU
i.b. / dita
Ky kot kerkon akoma te rrije, eshte gati per pension.
Kot kot, po ligjin e kthen kokeposhte si o do b.
Cfaj ka Kadeli per sendet e Dodes. Kadeli eshte ne qeli dhe nuk ka asnje detyrim te kallezoje krime te tilla, qe jane faji i personelit te burgut. Keshtu bejne krime kunder njerezve keto kurvat e GJYKATES dhe prokurorise. Atin qe i pret kemben tjetres i djane vetem arrest shtepie
Keta jane te piste more
Per kta njeriu eshte cope dru.
Kta zgerdhihen me fatin e tjetrit. Lozin ashiqare me jetet.
Ikin Klodjan Rashet, famijlet shuhen ne aksidente rrugore te rraces se ktyre, grave shtatzena ju presin kembet makina e pjellave te ktyre, kta kriminelin e bejn viktim, viktimen kriminel.
Dhe Kryebajga sadist gjakpires thote ankesat i kemi vetem online.
A ka frymor qe e quan veten njeri te jetoj ne nje vend te tille?